FLLUSKË!

Një flluskë
Dua vetëm një flluskë
E brenda të hyj
E të rri

Në flluskë

Dua flluskën ta kem mburojë
Por që unë të strukem
Ajo duhet të shpëtojë
Pa plasur
Shpejt

Dua një flluskë

Që s’merret vesh në është drejt ngjitjes,
Apo drejt rënies.

Dua të hyj brenda flluskës e të mos dukem
Veç unë të shoh

Të pres në mes të flluskës
Shpëtim nga një Hero.

Një flluskë të madhe aq sa unë vetë
Dua
Një flluskë që të mos lodhet kurrë
Nga Mua.

Të rrij e të rrij
Të shoh e të shoh
Të rri ashtu, përpjetë
Të pres për një HERO

Në çdo stinë të vitit
Të mendoj të mendoj
Së në brëndësi të flluskës
Edhë më gjatë do rroj

Nje nate, plot lot nen shi!

Pik..Pika pika do të derdhem poshtë
Si ti këtë natë
O shi
Si ti
Këtë natë.
Gropëzat, gropëzat e dheut do të lag me lot’t e mi këtë natë
Kështu si ti që derdhesh me furi dhe qull tokën e thatë
cpuar nëpër të
nga gropëzat e dheut
ku hyjnë lot’t e mij
Në këtë natë plot shi.
Kohën ta kam falur jetë.
Nga koha po heq dorë, vetë!
Ajo më mbante peng të saj!
Ndaj dhe nisa ta lag tokën me lotët e mij
E pakohë në tërëkohësi , duke numëruar lotët që humb duke qarë!
Po të mos kish qenë për shiun që mbi ne bie këtë natë
Edhe më gjatë do të kisha qarë
Megjithëse duke humbur shumë nga lotët e mij
Tokën doja ta mbushja plot me ujë teksa e shihja ashtu, të tharë!

Back to Paradise. ( english version )

Back to Paradise!

To the dear
Skinny mellow face
Little girl
That had just one goal in mind
Growth

Back to paradise

Where was given birth
To the long lasting dreams

To the dear red lips
Colored in brown
To the dear brown hair
Dyed in red

back to paradise

Back to paradise

To the great home
With only one small issue
Its surface
To both my parents
That suddenly after noticing my sex
Lost me
In a rush
Back to paradise

Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise

Because there’s no other place in my mind
Where I belong
Back to paradise

Back to paradise

Back to paradise

Back to paradise

To admit to all my past mistakes
That I’m still who I was
Ready for the same wrongs
As in the past
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise

Its been a few that my voice is loud
And I already know
That I don’t need much time
To be wrong
In life
Back to paradise
Paradise

I want more and more to shout

Back to paradise.,
to paradise

Back to pradise

To the dear lips still not thinned by smoking

back to paradise

To the dear legs still not ruined by walking
back to paradise

To my dear eyes
That just wanted to look

back.

Where I saw what there was
And not what I wanted to get

Back to paradise
To the little little girl

Now, I believe in angels

Back to paradise

Because I know just more than nothing
I don’t want to know about more

Back
back to paradise.

Back to paradise
Where there’s no need of light
I explode from light

Back to paradise,
To paradise

Back to paradise

Back to paradise
Back to paradise
To the formula that created me

Back
Back to paradise

I have no other place to go
And no more places where to hide
And so I shout
Back to paradise
Back to paradise
To parajse.

Back to paradise
Where all the paths have exits
And no entrances
Back to paradise
I shout
I shout
I shout
Paraaaadiiiiceeeeeeeeeeeee

Back to Paradise!

Away from the earth of NOTHING
Away from the rain
Away from the dust
To the NOBODY
Back to paradise!
To the still life
To the poor still life
Back
Where I played with a king
A bird and a poet

Back to paradise!

Back !
After a life away
I want to turn back
My toys have disappeared
In the city
And I want them back

Back to paradise!

To the dear map of the world
Over which the borders of the earth were
Sketched in black
Back back back
To paradise.

To the paradise of East
To the paradise of the nevercoming
West!

Back
Back
To the trees occupied by nests
To the times when I could die for
One pair of flags

To paradise
I want to turn
Back
Completely absorbed by the clouds
To paradise
Back!

Back to paradise!

Back to paradise
To the cat under the table
To the unforgettable English book
Essential!

Texti i : ” A je ne Metro?! Metropolitan Show!”

A je ne Metro ti?!
Apo s’te behet vone se si jetohet ne qytetin tone?!
A je ne Metro ti?!
Apo s’e ke kuptu
se qyteterimi ka ardh deri ketu?!
Metropolitan Show(s)the truth
per cfare qytetin e ka bere katun!
Metropolitan Show(s) the best
per cfare katunin e ka bere qytet!
Ti ke makine, celular, ke internet
ke plot asfalt por s’ke qytet!
A je ne Metro?!
A je ne Metro ti?!
2 x
Do mesojme anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht, do mesojme spanjisht, kinezce , japonisht
Ti themi te gjithe botes,
ne gjuhe te vet
se jemi ne Metro dhe jo ne nje Qytet.
I am ne Metro
Ich bin ne Metro
Estoy ne Metro
Je suis ne Metro
A je ne Metro ti?!
A je ne Metro ti?!
2 x
Do mesojme myslimanisht
do mesojme katolikisht
do mesojme ortodoksisht
do mesojme budisht
Une jam ne Metro, Une jam ne Metro!

CMENDURIA

Cmenduria eshte gjaku I detit
Gabimi I mbretit
Lotet e te shkretit

Cmenduria eshte rrezja e drites
Driteza e frikes
Qe fshihet pas trupit
Tend

Cmenduria eshte rritja e thonjve
Braktisja e trupit
Ne kalbje pa dhembje
Ne njolla pa goditje

Cmenduria eshte rruaza e manget
E nje gjerdani te shkulur
Prej qafes se ngulur
si nje tabele qe udheheq rrugen drejt saj
drejt Cmendurise

E cila eshte peshtyma nen qiellze
Gjuha e thartuar
Myku nen dhembe
E neper gishterinj
Ne kembe

Cmenduria eshte bishti mbi koke
E syte mbi bisht
Kthyer nga qielli
I boshatisur nga miliona shikimet e atyre qe si ti
Jane te cmendur
Me cmenduri!

Cmenduria eshte cdo zhgarravine e jotja mbi leter
Mur , dru apo send
Zhgarravinat mbi lekure jane cmenduri

Cmenduria eshte cdo dhembje qe lihet te dhembe
Vetem qe te zgjase edhe pak
cdo kenaqesi.

Zeri I Shtyp(es)it.

Zeri i Shtyp(es)it njofton Pop’llin se kujdesi I KryeDoktorit per mbajtjen larg nga virusi I DERRIT pop’llin e vet, e shtyu te rrethoje me polici , shirita e c’te mundte te gjithe Bulevardin Deshmoret e kombit, me rastin e vizites se Kryeministrit Grek Karamanlis.
Zeri I shtyp(es)it njofton pop’llin se, gripi I derrave mund te hyje nga cdo shtet fqinje, por alarmet me te fundit jane degjuar ne Greqi. Ndaj dhe KryeDoktori dhe ndihmesit e tij, qe te mund te mbronin pop’llin nga nje virus parazgjedhor, I cili mund te vinte ne rrezik zgjedhjet e lira dhe te ndershme, I mbajti larg zones se rrezikuar te gjithe ata qe ne qender te Tiranes jetojne, punojne, qarkullojne, duke arritur te realizoje me sukses nje reforme te jashtezakonshme. Reformimin e sistemit imunitar te pop’llit Shqiptar.
Zeri I shtyp(es)it njofton se pop’lli duhet ta falenderoje njemije here KryeDoktorin per strategjine e tij gjeniale e cila pati per qellim te saj antaresimin ne Organizaten e Luftuesve te Gripit te Derrave qe menjehere pas antaresimit ne NATO, (pas sigurimit te Lirise, )u sigurua edhe imuniteti pop’llit dhe KryeDoktori kesisoj, realizoi nje tjeter reforme te suksesshme per pop’llin. Me trashjen e lekures nga pluhuri I rrugeve ( ku na u desh te gjitheve te ecim per t’I shpetuar humbjes se kohes dhe stresit neper trafik) , nepermjet bllokimit te frymemarrjes nga smogu, me humbjet e kohes dhe me menyren perbaltese me te cilen KryeDoktori ndoqi strategjine e tij te parandalimit te Gripit te Derrit , me rastin e ardhjes se homologut te tij nga Greqia , arriti te shtoje ne AXHENDEN e sukseseve te qeverisjes se TIJ edhe shnderrimin e pop’llit ne nje komunitet me imunitet te larte ndaj padrejtesive institucionale, administrative , kombetare, shoqerore dhe politike. Me rastin e vizites se Karamanlis, ky popull u vulos perpara gjithe botes si I paprekshem, I pandjeshem, I pakercenuar, I padenje dhe I pazot.
Gjithashtu, zeri I shtyp(es)it njofton pop’llin se prioriteti me I afert I KryeDoktorit do te jete reforma ne sistemin ushqyes. Te gjithe pop’llit , pasi te kete perfunduar me sukses pajisja me kartat e identitetit, do tu instalohet ne vend te stomakut nje serbator I cili do te ndahet ne nafte , benzine dhe gaz , ne menyre qe te mundesohen pagesat e taksave nga te gjitha e shtresat e shoqerise, qe te justfikohet me fjalen : USHQIM rritja e cmimit te karburantit, qe te kete shitje sa me te larte te karburantit I cili po shnderrohet ne market uji nga shpeshtesia e pranise kudo. Kesisoj ndihmohet dhe biznesi vendas, e shume te mira te tjera qe pop’llin me system imunitar te reformuar do ta shnderrojne ne te gatshem te perballoje cdo gje. Kjo reforme synohet menjehere pas fitores se zgjedhjeve te 28 Qershorit nga KryeDoktori. Zeri I shtyp(es)it njofton te gjithe pop’llin se prioriteti I tij gjate mandatit tjeter do te jete antaresimi I Shqiperise ne Planetin Mars!

p.s zeri I shtyp(es)it premton se gjate mandatit tjeter do t’ju dhuroje te drejten qe te reklamoni mbi trupin tuaj marken e “karburantit” me te cilin ushqeheni. Ne kete menyre juve, duke bere reklame per USHQIMIN tuaj do te mund ta paguani me lire. Per pop’llin, zeri I shtyp(es)it!
zerrrrrii

Ministrat e “ATIJ MIKUT”!

Tani, qysh prej shfaqjeve te para te simptomave te PANGOMANISE, te gjitha vajzat qe punojne neper institucione shteterore do te shihen me dyshim. Sidomos nese do te behet fjale per ndonje bukuroshe. Padiskutim qe vendin e punes do ta kete “fituar” nga ndonje “mik” – per syte e qytetareve.
E nese ajo eshte e kolme, dhe ne dukje pak si “ torollake “ , miku duhet te kete qene shume I “forte”.
Ndonje “mik” ministri. Njelloj sic do te krijohet ideja se Ministrat Shqiptare kane bere nje pune kaq te lavderueshme me ndertimin e politikave te udheheqjes gjate mandatit te fundit, saqe s’mund t’I ndeshkosh vecse nese shfaqet koka e “ATIJ MIKUT TE FORTE”!
Dhe jo per PAAFTESI e SHPERDORIM , (sic do te mund te kish qene abuzimi I dukshem me fondet publike per nisma qe nuk I hyjne as ne mendje e as ne xhep tjeter kujt vec MINISTRIT te “ atij mikut”). As per PAPERGJEGJSHMERI, nepermjet braktisjes se grupeve te perfaqesuara me dhjetera drejtori e departamente ne varesi te MINISTRIT te “ ATIJ MIKUT” qe ndeshkohet vetem nese “MIKU NGRE KRYE” .

“MIKU NGRE KRYE”…………fabul me 3 AKTE!
Shkruar nga nje e RE drejt plakjes shpirterore prej thatesise se jetes artistike, E KULTURES se heshtur dhe e shterpesise intelektuale, SPORTDASHESE e pafat Prej mungeses se aktiviteve sportive e rikrijuese DHE EKSPLORATORE e zhgenjyer E VENDEVE te mrekullueshme TURISTIKE e HISTORIKE rrenuar e masakruar si mos me keq, e Shqiperise!

Nje MIK I pandashem I nje MIKUT shume te mire te nje MIKU shume te forte ne RRETHIN e KREREVE MIQ, zbuloi befas se nuk ishte edhe aq MIK I forte per MIKUN e tij , qe e kish pandehur aq MIK sa te mos ia refuzonte nje NDER qe I kish kerkuar si MIQ te vjeter dyzetvjecare qe ishin.
Nje dite, ky MIKU me SHOKE SHUME, vendosi jo vetem t’I tregoje ish MIKUT te tij se sa MIQ kishin qene , ( duke e prekur ne pika te dobeta qe vetem nje mik I mire qe te njeh shume t’I di), e duke I kercenuar te gjithe MIQTE e tjere te RRETHIT te KRYEMIQVE, me DEMASKIM ne rast se e harrojne se c’MIK I forte eshte e se fjala e tij nuk duhet bere DYSH!
Koka e MIKUT , kur u ngrit, PERULI dhjetera te tjera! Ne ate cast MIKU u be MBRET dhe DESHIRAT e tij u bene LIGJ per KRYEMIQTE!
Qysh prej atij casti , ne HYRJE te SHTETIT ne FJALE , u ngul nje TABELE ku mbishkruhej : “ MIRESEVINI NE SHTETIN E KRYEMIQESISE!
NE KETE VEND KU DUHET MEDOEMOS TE KESH MIKUN E DUHUR! NE KETE VEND KU NESE NUK E KENAQ MIKUN, LUFTOHESH NGA MIQTE! NE KETE VEND KU FATIN TEND E KE NE DUAR TE MIKUT. NE KETE VEND KU I VETMI SHANS PER TU ARMIQESUAR ESHTE ME NDONJE MIK. KU MIQTE TE DUAN VETEM NE TE MIRE. KU MUND TE ZEVENDESOHESH VETEM NGA NJE MIK EDHE ME I FORTE. EDHE ME MIK!
Ndersa ne dalje te ketij SHTETI , mbi nje derrase te KALBUR, te kapur me hallka te ndryshkura , pak e pjerret , gerricet kjo fjali : “ FALEMINDERIT QE E SHKELET DERRASEN E KALBUR NGA SHKELJET E MIQVE TE KETIJ SHTETI!

Lavdi popullit shqiptar!

Nga Inida Gjata Zhaku
Dikur ëndërroja të hyja brenda ekranit të televizorit, e të haja rrëmbimthi një prej çokollatave apo gjërave të mira që shihja te reklamat e RAI-t ilegal, ku thithja me një frymë çdo gjë që shihte çdo shqiptar. Aq sa italishtja u shndërrua në gjuhë të dytë e në prioritet të parë në Shqipëri.

Mirëpo tani që jam 27 vjeç, ëndërroj të hyj brenda në mendjet tuaja e të studioj deri në detaje gjithë ç’katran ka marrë formë idesh aty brenda jush.

Shqiptarët janë të pangjashëm me asnjë komb tjetër. Janë UNIKË! E tregon historia! Një komb që kërkon me çdo kusht të njohë identitetin e vet e të mos ketë asnjë burim të besueshëm prej nga ku ta kuptojë.

Sepse është e lehtë të thuash: Jam ballkanas. Por tjetër kuptim merr kur thua: Jam shqiptar!

Përpara disa ditësh po vija me aeroplan prej aeroportit të Malpensas në Rinas dhe ajo pasdite do të jetë pasditja më e pabesueshme që do të kaloja në jetë!

Gjithçka filloi te Check-in-i.

Gjeta numrin e bankës ku do të dorëzoja biletën dhe pashë një radhë shqiptarësh tek prisnin me torbat e lidhura si mos më keq nëpër dysheme të prisnin sa më parë biletën e të turreshin të zinin vend të parët në një avion që padyshim do të nisej me padurim për në atdhe, meqë të gjithë mezi po prisnin ta hiqnin qafe këtë punë.

Sporteli nuk qe hapur ende, e ai qe i vetmi “pavijon” të paduruarish në të gjithë aeroportin e Malpensa. Nuk dija ç’të bëja. Befas e gjeta veten pranë tyre. Midis radhës torbë-përpara të bashkatdhetarëve të mi të shëndoshë, të veshur keq, rrumaducë e me fëmijë të prapë që vetëm grinden me zëra të çjerrë.

E si një prej tyre dhe unë mbajta radhë. Por jo në rreshtin ku ishin ngulur të gjithë, por në sportelin tjetër, i cili ishte krejt i lirë. Vetëm për mua. Sapo u bëra gati të dorëzoja biletën, më shfaqet një burrë me duar në xhepa, me një kapele punëtorësh të ofiçinave që ndreqin autovetura, me një xhaketë gri, e cila përveçse i rrinte shumë e gjerë i rrinte edhe shumë e gjatë, me këpucë të vjetra e me njëqind triko poshtë nënxhaketës dhe më thotë: “O goce a t’maroj unë punë iherë se kam dy orë që pres?!”

Kur, pa mbaruar mirë fjalën ky burri, shfaqet një grua nga ato zevzeket e shkurtra me buzë të holla, flokë të shkurtra e me pretendime së bashku me një vajzë që dukej kish martuar djalin e saj. Me flokë të kapur si mos më keq në majë të kokës. Të lyera bionde, por me fije lajthi që meqë kanë kohë të masakruara ashtu, kanë marrë një pamje të ligsht thatësie e mungese shprese. E veshur me golf të kuq leshi dhe një xhaketë të zezë byroje. Me një palë xhinse të ngushta tub e me një palë çizme plot dekorata metalike e togëza të shkëlqyeshme nëpër qafë. Me taka të holla, pra tek mbante përveçse me një dorë një çantë të madhe plot me rraqe, por edhe një fëmijë rreth 3 vjeç, e cila quhej Romina dhe ishte një përbindësh i vërtetë.

E plas një diskutim në shqip me zë të lartë, isha unë ishe ti, që nuk riprodhohet dot. Ul sytë poshtë dhe shoh që nëpër këmbët e mija kishin mbirë njëqind torba të tjera, të cilat, me sa duket, kishin qenë aty për të mbajtur një radhë tjetër, paralele, e cila do të shpëtonte pronarët e tyre, udhëtarët e paduruar prej pritjes pas tjetrit për të prerë biletën.

Pra, njëri sportel ish zënë prej njerëzve, ndërsa sporteli tjetër ish zënë prej radhës së torbave të njerëzve. Prita dhe unë, e mbarova punë, kur më erdhi radha. Shkova te salla e pritjes për “ngjitje” dhe u ripuqa me bashkëvuajtësit e mi në radhë pak çaste më parë. Dukej që kishin zënë vend mirë aty. Ishin më të qetë. Më të urtë. Më të pavarur prej shikimeve të njëri-tjetrit. Më diskretë. Fatmirësisht kaq paskësh qenë vuajtja e imazheve dhe ndjesive të sikletshme që kisha ndjerë më parë. Ngjitur me portën e daljes sonë ish porta prej nga ku do dilnin egjiptianët për në Kajro. Edhe ata të veshur shkel e shko, por krejt të pastër e të urtë. U ula dhe nisa të pres. Përballë kisha italianë, anash kisha shqiptarë dhe egjiptianë, si dhe çdo kombësi të mundshme që mund t’i ketë rënë rruga atje pari ato çaste në atë platformë.

Një kozmopolite e vërtetë. Bashkatdhetarët e mi humbitnin në atë kallaballëk kulturash, megjithatë jo për shumë gjatë. Befas ia beh një çift në moshë drejt thyerjes, të cilët tërhoqën vëmendjen fillestare të të gjithëve drejt grupit të Lindjes. Burri ishte shtatlartë, me flokë të thinjur, me një kostum ngjyrë ulliri me dopio pet, nga ato që vishnin në ’92-shin deputetët e parë, me torba mbushur kapicë e me zinxhir që gati po plaste, i ndjekur nga një grua shtatlartë, me kostum të zi, golf të bardhë, gjysmëçizme dhe një dantellë të bardhë mbi flokët e zinj të krehur në modelin më të çuditshëm që mund të shohë njeriu. Në modelin alla drane veriu. Me balluket e ngjitura pas ballit, të kapura me karfica dhe lidhur një shami të bardhë tyli me trëndafila të qëndisur, e cila ia lidhte fytyrën e vrazhdë e të përvuajtur që ajo grua kishte. Zunë vend aty pranë dhe heshtën. Gruaja shihte përdhe, ndërsa burri përqark. Befas Romina, emrin e së cilës e mësova prej klithmave të nënës së saj nëpër platformë, teksa ndiqte Rominën që turrej nga njëri cep në tjetrin, ia shkrep ulërimës! AAAAAAAAAAA një ulërimë fëmije që ishte krejt e pakuptimtë. Dhe nëna e saj që nuk dinte ç’të bënte. I bërtiste, e tërhiqte, e tundte e shkundte, e kërcënonte dhe nuk harronte për asnjë çast të shihte drejt të tjerëve, të cilët prej të qarave të Romit kërkonin dëshpërimthi të shpëtonin prej atij ankthi që të shkakton klithma e një fëmije të vogël. Një zile e fortë celulari. Një djalë kokështypur e fytyrë rrumbullak, me hundën kërrabë dhe bark të madh, nisi të flasë me zë të lartë me një shokun e tij shqip. Pas djalit fshihej një burrë rreth të 70-ave nga veriu (kuptohej qartë nga dialekti), i veshur me një pallto të zezë të vjetruar, me triko leshi e me kostum poshtë, i ulur përballë atij burrit tjetër me atë gruan me shami dantelle mbi flokët model drane, nisën të bisedojnë me të bërtitura e të shoshitnin me njëri-tjetrin se si do të fluturonin mbi qiell. Se si ishin më në fund në Itali. Se sa “budallenj” janë italianët që s’hanë bërxolla e s’pinë raki. Se sa rehat është Shqipëria që rri gjithë ditën tund zinxhirin dhe se sa keq trajtohen prej shtetit të tyre që nuk ua mbron dinjitetin. Dhe që të dy ata burra, gjatë bisedës së tyre bënin një humor të zi sterrë për të gjithë ne që patëm fatin jo vetëm ta dëgjojmë, por edhe ta kuptojmë, sepse u bë me zë të lartë e shpotitës.

Ndërkohë, egjiptianët qenë nisur. Edhe një pjesë e të huajve të tjerë. Në platformë, shqiptarët qenë dystuar e ia kishin plasur muhabetit në pritje të autobusit për tek avioni.

Nisi xhiroja e djemve. Në atë udhëtim kishte shumë djem të rinj shqiptarë, të cilët prej nga e folura me zë të lartë, teksa vinin varavingo nëpër platformë, bënin shaka me çdo kombësi tjetër. Solidaritet shqiptarësh. Mirëpo ndryshe nga çdo i ri i ndonjë kombësie tjetër (të paktën nga këta që kam parë unë), djemtë e rinj shqiptarë nuk komentonin femrat, por meshkujt. Duke bërë batuta rreth flokëve apo veshjeve të meshkujve të huaj që shiheshin përqark. Romina, pasi hynte e dilte nëpër vrimat e aeroportit, ia plaste ulërimave e nëna e saj, e cila fliste me gra të shëndosha e të veshura me të ngushta, të krehura e mbajtura keq e keq e të sëkëlldisura gjithë kohës rreth jetës së saj në Itali. Me pak fjalë, ai grup grash i moshave të ndryshme flisnin rreth eksperiencës së tyre si refugjate. Mirëpo, megjithëse me ç’tregonin me zë të lartë, jeta e tyre nëpër Itali nuk ishte asgjë më shumë sesa shtëpi, shtëpi dhe shtëpi, dhe shihnin vetëm kanale shqiptare, duke mos i dhënë vetes asnjë mundësi integrimi informativ e kulturor evropian, por peng të shqiptarësisë së bekuar.

Ja dhe një tjetër grua me dantellë të bardhë mbi krye. Dy drane me të njëjtën dantellë. E njëjta ngjyrë, e njëjta qëndismë, të njëjtat flokë, e njëjta fytyrë e vrazhdë, i njëjti kostum i zi, e njëjta përulje, por në krahun tjetër, i përkiste një tjetër burri. Por ishin…ah sa identike! Edhe burrat madje kishin njëfarë ngjashmërie. Të njëjtin kostum prej deputeti të ’92-shit dhe të njëjtin dialekt.

Djemtë e rinj nisën të gumëzhijnë. Romina prej britmave të saj kish zgjuar nga gjumi një moshatar të sajin dhe me modelin e saj të shfrenuar kish infektuar edhe 3-vjeçarin tjetër që nisi të qajë e të çirret njëlloj si shoqja e tij.

Platforma kish nisur të zbrazej. Pak nga pak në aeroport po mbesnin vetëm shqiptarët, të cilët kishin nisur të familjarizoheshin me njëri-tjetrin. Autobusi erdhi. Sa panë autobusin, të gjithë në këmbë, kush të zinte radhë i pari në sportel, i cili ishte bosh. Nisën telefonatat me Shqipërinë. Ja tani erdhi autobusi. Tani besoj do hipim. Ndërkohë, kish kaluar më shumë se gjysmë ore nga koha e parashikuar për “ngjitje”. U vunë shqiptarët në radhë në pritje të asistentit të udhëtimit. Hiç. Askush s’po dukej. Në këtë çast, i shoqëruar prej një vajze rreth 7 vjeç, një 40-vjeçar rom Elbasani që dukej se punonte në Itali. Vajza e tij e ngarkuar me çantat e saj, ndërsa ky karafili me një qese dutyfree, ku kish blerë ca çokollata. Hynë me nxitim dhe drejt e te porta që të nxjerr në pistë. Kur pa që ajo nuk u hap, u kthye nga ne të tjerët dhe tha: “U..s’paska ik avioni e?!” Dhe pasi u qetësua, i tha vajzës së tij, e cila ndryshe nga i ati ishte një vajzë shumë e sjellshme, e urtë dhe dukej krejt si italiane: “Hajd ktu ti moj, rri ktu sa t’blej içik cigare unë.” Dhe iku duke e braktisur vajzën me ankthin se po i ikte avioni, meqenëse pa se të gjithë qenë bërë gati të niseshin. Megjithatë…kjo histori sapo ka nisur të marrë kuptim. Nesër do të mund të lexoni pjesën e dytë.

Rrezik Zjarri

Gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit 2008, rreth orës 20.00 në sheshin e masakruar “Skënderbej”, përballë Pallatit të llokmavitur të “Kulturës”, me shpinë nga e “ardhmja” që lulëzon mbi betonin e një ish-shatërvani, përbri Muzeumit Historik të një kombi pa dije e respekt për Historinë e vet, në pritje të zjarrvënësve të së djeshmes, kishin zënë vend tregtarët e fishekëve të zjarrit. Mbi dhjetë burra të palarë e të pangrënë, të cilët dukej qartë se po thanin së ftohti, ngjitur me njëri-tjetrin, mbi kuti kartonësh kishin mbështetur fishekzjarrët gjysmëmetroshë, të cilët kujdeseshin t’i lustronin e tregonin sa më qartë. Shashkat, pëlcitëset, zjarrnajet kishin nisur që më parë. Pas orës 12 të natës do të vinte koha e fishekëve të mëdhenj të zjarrit, të cilët nëpër duart e të papërgjegjshmëve do të ishin kërcënimi i çdo kalimtari atypari.

Ndërkohë, Shqipëria e kish nisur zjarrvënien e pëlcitjen që më parë. Orë më parë, ditë më parë, muaj më parë, vite më parë.

Një natë më parë ish djegur makina e Mero Bazes, e cila natyrisht nuk mund të kish qenë shkaktuar prej një shkëndije të rëndomtë elektrike.

Që në fillim të muajit dhjetor kishin nisur të vegjlit e huliganëve të mëdhenj të pëlcisnin shashkat e tyre traumatike vend e pa vend. Nën makina, nën fustane, nën torba, nën këmbë, nën çati, nën tavane, nën kartona, nën gjithçka, duke i shkaktuar ankth e frikë çdo qytetari, të cilët, duke paramenduar si do të reagonin e silleshin, nëse do ta kapnin mat ndonjë prej kolopuçëve kriminelë, e shtyjnë gjithë muajin dhjetor me sy të zgurdulluar e të shqyer në katërsh për t’iu ruajtur “rrezikut”.

Pak kohë më parë fabrika më e madhe e drurit në Shqipëri digjet plotësisht, si pasojë e ndonjë hakmarrjeje banale nga ndonjë i pakënaqur.

Pak ditë përpara saj, mbase një a dy, një tjetër magazinë e madhe në autostradë merr flakë. Edhe pse ekspertizat e diagnozave të parapërgatitura si shkak zjarresh kudo qoftë nxjerrin shkëndijëzat, nuk dukej aspak si aksidental as ky zjarr.

Ndërkohë, disa muaj më parë, një fshat i tërë shpërtheu mu në zemër të Shqipërisë, e përveçse shkaktoi dhjetëra të vdekur e qindra të pastrehë, e një mori njerëzish të tronditur e të braktisur në mes të helmeve që pasuan prej shpërthimit të armatimeve të çmontuara prej varfanjakëve e të miturve në këmbim të një kafshate bukë nëpër depo “minjsh”, popullarizoi mbi çdo fshat tjetër të atdheut të nderuarin “Gërdec”.

Flakët dhe tymi i Gërdecit janë të paharrueshme.

Shpërthime e zjarre kishin ndodhur edhe në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Ndërkohë, vit pas viti malet dhe fushat e Shqipërisë digjen nga fshatarët për arsye nga më të rëndomtat, duke ia marrë frymën këtij populli me tym të zi.

Dymbëdhjetë vjet më parë u dogj e gjithë Shqipëria. Armët dhe bombat nëpër duart e kujtdo janë një panoramë e paharrueshme për të gjithë ne që e kemi jetuar plotësisht ‘97.

Zjarre, kur erdhi Liria dhe Demokracia. Zjarre, kur iku Mbreti dhe erdhi Partia e Punës në pushtet. U dogjën libra, Kisha, Xhami, pasuri.

Kësisoj, fishekzjarrët e “Vitrinjve” nëpër pazare e sheshe publike nuk janë asgjë më shumë sesa një gjellë e gatuar me barut për të ushqyer barqet e piromanëve shqiptarë që zjarrin e paskërkan dashur fort, historikisht.

Shumëkush mund të më hidhet në “fyt” e të më tregojë se nuk është vetëm Shqipëria maniake zjarresh të kësisojta. Dhe fare mirë mund të më japë shembuj Italie apo tjetër vendi nëpër botë ku fishekzjarrët për festa shkaktojnë njëlloj dëme dhe tensione.

Keq për ta gjithashtu, që kërcënohen nga të tilla rreziqe në fund të vitit. Unë nuk mundem dot ta shoh të digjet pa teklif vendin tim dhe të dëshmoj se si zjarrvënia (një mënyrë primitive e të kërcënuarit dhe e të marrurit hak), jo vetëm të vazhdojë e të shtojë numrin e dëmeve që i shkakton vendit dhe bashkëkombësve të mi, por edhe të na kërcënojë të gjithëve çdo ditë e çast me ndonjë pjekje të paparashikuar mbi ndonjë turrë drush, ku sipas ekspertëve patjetër do të ketë qenë shkaktare ndonjë shkëndijëz elektrike apo ndonjë gabim njerëzor.

Njeriu I thjeshte

Perballe botes,

Percellon koken

 zjarri

Qe leshojne

Syte

E mij.

 

Perballe zemres nidizen e fiken

Poca drite

Shkendija

Frike

Asgjje me shume!

 

Luaj me naten

Vertitem naten

Naten e dua

Te jete me mua

Jo

Per gjume.

 

Gjume nuk ka

Frike po

Ka

Shume frike

Se nata eshte e gjate

Jeta

E shkurter

Sa frike!

 

Do vdes tani

Do vdes pastaj

Nje jete te tere

Se koha s’do me dale

Te shtrihem sa gjate e gjere

Nen kete jorgan

Qe kembet s’mi mban

Aq sa me do qejfi

Mua.

 

Bertas bertas

Jeten ta zgjas

Me klithma e britma

Per nje jete me te gjate

Se vete jetegjatesia.

 

Nata vazhdon

Me rrethon

Me frike

Se s’do ta shoh driten

Serish

 

Por drita ka

Neper qytet

Nata s’eshte me

Erresire

 

Luaj dhe vuaj

Kockat bluaj

Me rrugetime

Te lodhshme

 

Makina makina

Me mblodhi makina

Me shpie varavingo

Neper qytet.

 

Nje grusht makine

Permblodhi ne kabinen e saj

Te argjendte

Nje grua si une

Qe fillon aty

Ku perfundon vellimi

I saj

 

Mbi trup

Ne lekure

Stampuar

Nje mur

Qe ngre

Sa per sy

Nje kala

 

Jashte saj nje hapesire

E zgjatur

E shtrire

Rrethuar

Me fatmiresisht

Asgje