Zeri I Shtyp(es)it.

Zeri i Shtyp(es)it njofton Pop’llin se kujdesi I KryeDoktorit per mbajtjen larg nga virusi I DERRIT pop’llin e vet, e shtyu te rrethoje me polici , shirita e c’te mundte te gjithe Bulevardin Deshmoret e kombit, me rastin e vizites se Kryeministrit Grek Karamanlis.
Zeri I shtyp(es)it njofton pop’llin se, gripi I derrave mund te hyje nga cdo shtet fqinje, por alarmet me te fundit jane degjuar ne Greqi. Ndaj dhe KryeDoktori dhe ndihmesit e tij, qe te mund te mbronin pop’llin nga nje virus parazgjedhor, I cili mund te vinte ne rrezik zgjedhjet e lira dhe te ndershme, I mbajti larg zones se rrezikuar te gjithe ata qe ne qender te Tiranes jetojne, punojne, qarkullojne, duke arritur te realizoje me sukses nje reforme te jashtezakonshme. Reformimin e sistemit imunitar te pop’llit Shqiptar.
Zeri I shtyp(es)it njofton se pop’lli duhet ta falenderoje njemije here KryeDoktorin per strategjine e tij gjeniale e cila pati per qellim te saj antaresimin ne Organizaten e Luftuesve te Gripit te Derrave qe menjehere pas antaresimit ne NATO, (pas sigurimit te Lirise, )u sigurua edhe imuniteti pop’llit dhe KryeDoktori kesisoj, realizoi nje tjeter reforme te suksesshme per pop’llin. Me trashjen e lekures nga pluhuri I rrugeve ( ku na u desh te gjitheve te ecim per t’I shpetuar humbjes se kohes dhe stresit neper trafik) , nepermjet bllokimit te frymemarrjes nga smogu, me humbjet e kohes dhe me menyren perbaltese me te cilen KryeDoktori ndoqi strategjine e tij te parandalimit te Gripit te Derrit , me rastin e ardhjes se homologut te tij nga Greqia , arriti te shtoje ne AXHENDEN e sukseseve te qeverisjes se TIJ edhe shnderrimin e pop’llit ne nje komunitet me imunitet te larte ndaj padrejtesive institucionale, administrative , kombetare, shoqerore dhe politike. Me rastin e vizites se Karamanlis, ky popull u vulos perpara gjithe botes si I paprekshem, I pandjeshem, I pakercenuar, I padenje dhe I pazot.
Gjithashtu, zeri I shtyp(es)it njofton pop’llin se prioriteti me I afert I KryeDoktorit do te jete reforma ne sistemin ushqyes. Te gjithe pop’llit , pasi te kete perfunduar me sukses pajisja me kartat e identitetit, do tu instalohet ne vend te stomakut nje serbator I cili do te ndahet ne nafte , benzine dhe gaz , ne menyre qe te mundesohen pagesat e taksave nga te gjitha e shtresat e shoqerise, qe te justfikohet me fjalen : USHQIM rritja e cmimit te karburantit, qe te kete shitje sa me te larte te karburantit I cili po shnderrohet ne market uji nga shpeshtesia e pranise kudo. Kesisoj ndihmohet dhe biznesi vendas, e shume te mira te tjera qe pop’llin me system imunitar te reformuar do ta shnderrojne ne te gatshem te perballoje cdo gje. Kjo reforme synohet menjehere pas fitores se zgjedhjeve te 28 Qershorit nga KryeDoktori. Zeri I shtyp(es)it njofton te gjithe pop’llin se prioriteti I tij gjate mandatit tjeter do te jete antaresimi I Shqiperise ne Planetin Mars!

p.s zeri I shtyp(es)it premton se gjate mandatit tjeter do t’ju dhuroje te drejten qe te reklamoni mbi trupin tuaj marken e “karburantit” me te cilin ushqeheni. Ne kete menyre juve, duke bere reklame per USHQIMIN tuaj do te mund ta paguani me lire. Per pop’llin, zeri I shtyp(es)it!
zerrrrrii

1 Comment

  1. Hey Zhak , me pelqen sensi social i te shkruarit tend , sidhe tipi/personi Zhak prandaj dhe her pas here shkruaj ktu ,duke menduar te mos’e teproj me komentet e mia.

    Me pelqen natyrisht ky stil ironik ne shkrimet e tua e me terheqin shume ,sepse pak a shume dhe vet jo rrall her aplikoj e shkruaj ne ineterrnet ,me nji stil te ngjashem ironik.
    Ndryshe nga ju aty dhe shkrimet tuaja, shkrimet tona si emigrante jane me shume te them nji menyre Deshperuse Shkrimi , ne lidhje me ate cfar ndodh aty ne Shqiperi ,,pra si te tille ne ktej i lejojme vehtes cdo lloj te drejte edhe ate qe ti aq bukur e ke shkruar , ironin ndaj atij absurditeti njerezor i cili eshte me i rrezkshem per ate shoqeri ,se vet Krye-Gripi Derrit !

    Ajo qe un me poshte ne konteks shkrimit tuaj eshte si te thuash nji analogji e shkrimit tuaj ,per kte popull kte shtet ,ne te cilin nuk jetojne shpirtra te gjall,(ata jan te pakt) A…

    “Aty ku jetojn Fantazma !”

    Aty ku jetojn Fantazma ,qe vehten e tyre s’e marrin kurr seriozisht/
    qe vall nuk din e se kuptojn perse Jeta esht kaq e trisht !
    Aty ku jetohet ne ate Motto :
    ” Deshiron ti vertet t’jetosh i lumtur ? Jeto per te tjeret ! ”
    Kjo eshte filozofia padyshim e Zerit Te Shtyp(es)it qe ne formen e virusit te KryeDerrit shperndahet nga “era” e tij, dhe “un” (poplli) jam nji nga ata te mjeret !
    Un jam pikerisht ai (popell) qe m’injektohet cdo dite ky ze Shtyp(es)it diku brenda meje dhe Un rri ne Heshtje-n time Fshehur !
    E fshihem si ajo Hena pas reve/
    buzeqeshur luaj me Apatin time/
    nuk dua e s’mundem , per asgje /
    e qendroj i palevizur si Statuj /
    sadhe vet frymarrja me rendohet(18-vite).
    Hija qe mendimin si plumb me rendon/
    kjo pesh qe un s’mund ta suportoj /
    me veshtrimin hedhur /drejtuar ..asgjekund /
    Me duart e pafuqishme, qe vec mes kembeve marrin jet /
    duke par n’Tv-i Politikant ,si “ata” ngrihen perpjet !
    e natyrisht prej t’cilve asnji ndihme s’pres/
    vec “kenaqsin” e momentit qe “koha” rrjedh.
    Dhe perseri si i burgosur i ktij Labirinthi cdo dit nga e para ja nis/
    atij rituali shetitjes ,brenda atij Kopshti t’Marrezis !
    Ashtu si Hena pas resh fshihem ,qesh/
    nderkoh erresira mbush mendimet perdit/
    nuk shof ,s’exziston ,asnji rreze Drit/
    Fshihem se s’di c’vler/c’forc un(poplli) kam/
    se i trembem perballjes me Driten e Diellit /
    en’erresir mendoj ,ndoshta dicka neser do t’ndryshoj !

    (n’Heshtje fshehur …shpirti Fantazem i shqiptarit .)

    Pershendetje Zhak .


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s