Njeriu I thjeshte

Perballe botes,

Percellon koken

 zjarri

Qe leshojne

Syte

E mij.

 

Perballe zemres nidizen e fiken

Poca drite

Shkendija

Frike

Asgjje me shume!

 

Luaj me naten

Vertitem naten

Naten e dua

Te jete me mua

Jo

Per gjume.

 

Gjume nuk ka

Frike po

Ka

Shume frike

Se nata eshte e gjate

Jeta

E shkurter

Sa frike!

 

Do vdes tani

Do vdes pastaj

Nje jete te tere

Se koha s’do me dale

Te shtrihem sa gjate e gjere

Nen kete jorgan

Qe kembet s’mi mban

Aq sa me do qejfi

Mua.

 

Bertas bertas

Jeten ta zgjas

Me klithma e britma

Per nje jete me te gjate

Se vete jetegjatesia.

 

Nata vazhdon

Me rrethon

Me frike

Se s’do ta shoh driten

Serish

 

Por drita ka

Neper qytet

Nata s’eshte me

Erresire

 

Luaj dhe vuaj

Kockat bluaj

Me rrugetime

Te lodhshme

 

Makina makina

Me mblodhi makina

Me shpie varavingo

Neper qytet.

 

Nje grusht makine

Permblodhi ne kabinen e saj

Te argjendte

Nje grua si une

Qe fillon aty

Ku perfundon vellimi

I saj

 

Mbi trup

Ne lekure

Stampuar

Nje mur

Qe ngre

Sa per sy

Nje kala

 

Jashte saj nje hapesire

E zgjatur

E shtrire

Rrethuar

Me fatmiresisht

Asgje

 

 

Leave a comment

No comments yet.

Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s