FLLUSKË!

Një flluskë
Dua vetëm një flluskë
E brenda të hyj
E të rri

Në flluskë

Dua flluskën ta kem mburojë
Por që unë të strukem
Ajo duhet të shpëtojë
Pa plasur
Shpejt

Dua një flluskë

Që s’merret vesh në është drejt ngjitjes,
Apo drejt rënies.

Dua të hyj brenda flluskës e të mos dukem
Veç unë të shoh

Të pres në mes të flluskës
Shpëtim nga një Hero.

Një flluskë të madhe aq sa unë vetë
Dua
Një flluskë që të mos lodhet kurrë
Nga Mua.

Të rrij e të rrij
Të shoh e të shoh
Të rri ashtu, përpjetë
Të pres për një HERO

Në çdo stinë të vitit
Të mendoj të mendoj
Së në brëndësi të flluskës
Edhë më gjatë do rroj

Advertisements