Magji Maxhunet!

(Tip per Halloween)

 

 

Nw 31 Tetor, do te plasin “Vampiret” rrugeve te Kryeqytetit. Meqe eshte Halloween e meqe kjo feste po shnderrohet ne feste kombetare per te gjithe shqiptaret.

Te gjithe do te enderrojne nje maske Vampiri apo Shtrige, por do te gjejne perqark vetem ca kostume palacosh me paruke me nja dy tre fije kali neper te, e ndonje bufonate tjeter per te maskuar vetet.

Kjo feste, ne shqiperi, ngjason me nje loje cburreruese. Si nje kaprico te perdalash.

Maskat e burrave shpesh here jane veshje grash. Kostume Shtrigash, hipur maje ndonje fshese kashte. Ndersa femrat synojne te gjitha tek briret e djallit e sjelljet prej Kucke!

Ndaj dhe meqe mendoj se mund te kete nje riinterpretim ne shqip-ce te kesaj feste, sugjeroj kostume Vampiresh e Shtrigash Shqiptare.

Natyrisht, legjendave asnjehere nuk u dihet zanafilla. Sidomos ketyre tonave qe nuk u dihet as fundi!

Por ne cdo njeren kohe te Historise Shqiptare po te kthesh koken, gjen ndonje Shtrige apo nje Vampir per ta patur si model per Masken e Halloween-it.

Me ndryshimin e vetem se keta “Magji Maxhunet” tane, jane pa gjak e kob neper surreter! Ketyre “Heronjve” tane, nuk u duket faji mbi fytyre. As lemeria neper sy! Keta “Hakaretet” tane nuk ngjajne me Monstrat e Amerikes! Kjo eshte cfare te kall krupen! Nje rimisherim Vampiresh neper trupa Pushtetaresh!

Udheheqesit, Burrat e Grate e shtetit, Nepunesit, Burokratet, Te djeshmit, Te sotmit dhe te Ardhshmit! Nje parade e vertete Perbindeshash per Halloween.

Nje tufe grabitqaresh, te cileve nuk ke pse u shton asnje njolle sado te vogel neper trup! Jane te baltosur ne Gjak!

Do te ishte nje feste e vertete Kombetare , ky grumbullim Historik, ku nen Kostume “Firmato”, kercejne Techno-Folk deri ne agim  neper klube nate, te gjithe ata qe kane te njejtin surrat te fshire nga cdo parim!

Asnje vampir qe shfaqet naten e I pi gjakun te parit qe sheh ne rruge, nuk eshte aq I frikshem sa ai qe ta ha koken dalengadale ty, me gjithe katandi’. Stergjysherve, gjysherve, prinderve, miqve, femijeve te tu. Ne te kaluaren, ne te tashmen e ne te ardhmen , trungje te tere familjare jane harxhe ne kusi! Ndaj dhe meqe te jepet nje here ne vit mundesia te jesh Monster, zgjidh nje personazh Shqiptar! Mjafton te vishesh me kostum zyrtar!   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

Advertisements

Lamtumire Perqindje!

Qeveria vendosi që me ngut të madh të shesë të gjitha aksionet e “shtetit” te “privati”. Në një kohë krizash si kjo që po kalon e gjithë bota, të duket jo vetëm i justifikueshëm ky vendim, por edhe i dobishëm e emancipues. Po të bëhej fjalë për ndonjë shtet tjetër, ky do të tingëllonte si një vendim shumë pozitiv. Një vendim që do të çlironte njëherazi edhe biznesin, edhe shtetin nga përgjegjësitë apo papërgjegjshmëritë, pasi biznesi do të fitonte pavarësinë, ndërsa shteti një dhembje koke më pak. Secili nga të dyja palët do të niste të përqendrohej në prioritetet përkatëse e kësisoj një biznes i pavarur do të fuqizohej më lehtë e më shpejt duke krijuar edhe shumë mundësi të reja. Sikurse edhe shtetbërësit do të fokusoheshin në prioritete të një karakteri pak më social, duke mos qenë më pjesë e një “loje”, e cila shpeshherë është e pistë.

Mirëpo bëhet fjalë për Shqipërinë dhe qeverinë e Shqipërisë. E kur e sheh ngutin e këtij vendimi në sytë e kryeministrit, si dhe pasi je njohur me të rejat e fundit nga përfshirjet e qeverisë në lloj-lloj ndërmarrjesh abuzive në lidhje me kompani të fuqishme, ku të dyja palët janë “pronare”, bëhesh skeptik. Nis të kërkosh çfarë fshihet pas!

Gjatë një bisede mes meje ( I. Gj. Zh.) dhe Mr. G. (një profesionist i financave, i cili bëri një analizë shumë interesante rreth kësaj çështjeje), meqenëse doja të dija më shumë që më pas të arrija në një konkluzion, u thanë këto gjëra:

I. Gj. Zh. – Kam nevojë për ndihmën tënde. Shpresoj të kesh pak kohë dhe të mos bëhem e bezdisshme, por mendoj të bëj një shkrim rreth vendimit të Berishës për të shitur aksionet e shtetit te kompanitë e mëdha. Më jep dot një opinion nga ana profesionale? Unë e kam një opinion timin, por e kam thellësisht intuitiv. Ti si mendon?

Mr. G. – OK po e filloj çështjen e aksioneve që nga zanafilla.

Ideja që shteti të privatizojë shumicën dhe të mbajë një paketë minoritare është një ide, partizan i së cilës në vend ka qenë z. Arben Malaj si fillim, dhe këtë e mbaj mend mirë nga diskutimet që janë bërë asokohe. Kështu u privatizua AMC. (Madje, Beni ka qenë i fiksuar që në privatizimet e mëdha formula të ishte 76% për privatin dhe shteti të mbante 24% të paketës.) Kështu u bë me Albtelekomin dhe për inerci edhe me ARMO apo OSSH.

Mendimi im atëherë ka qenë se kjo është një ide idiote. Kjo për arsyen se: 1. përfaqësuesit që cakton shteti ynë në Borde janë të korruptueshëm lehtësisht nga privati; 2. baza ligjore te ne nuk garanton mbrojtje adekuate të interesave të aksionerëve minoritarë, kështu që territori i veprimit të shtetit si minoritar është i kufizuar shumë (shih ligjin për shoqëritë tregtare).

Në fund të fundit, përse do ta mbante shteti 24% të paketës??? Arsyeja për monitorim s’ka sens, pasi shteti ka ent rregullator për telekomunikacionet e energjinë dhe mekanizma të tjerë kontrolli.

Pastaj shtetit i duhet cash-i për ta investuar në projekte të tjera, nuk e ka shitjen me dy mendje. Apo jo?! Pastaj, edhe përvoja p.sh., me AMC ka qenë e keqe, ku aksioneri mazhoritar hollon (dilutes) pjesën e shtetit me lloj-lloj trukesh fiskale.

Kështu që shkurt, ideja e mbajtjes se minority stake thjesht SUCKS, ka qenë ideja me idiote.

Tani, në rastin konkret, Berisha po bën një gjë të mirë. Por motivet që e shtyjnë pse pikërisht në këtë moment, s’janë të mira. P.sh., OSSH dhe ARMO ai sapo i hodhi në treg me këtë formulë (me 24% aksione shtetërore), pse tani ndërroi mendje!? Albtelekomin a nuk e privatizoi ai me formulën e vjetër 24%?! N.q.s. Berisha nuk do të ishte ky që është, do t’i thoshim bravo. Problemi është se, pikërisht se është ky që është, kemi të drejtë ta paragjykojmë… Atë dhe qëllimet e tij!.. Mendoj: Berisha do cash. Financat shtetërore s’janë në gjendje të mirë. Ose..do t’i bëjë ndonjë nder miqve të tij privatë të Albtelekom, apo OSSH, apo AMC, apo ARMO…pasi ndonjë nga këta ka ndërmend t’ia shesë aksionet ndonjë firme tjetër të huaj. Në rastin ku shteti ynë ka minority stake, kjo bëhet një faktor pengues. P.sh., shiko rastin e Cereberus që bleu 80% të Chrysler nga Daimler Benz. Daimler mbajti 20%, Cereberus kërkoi pak muaj më parë t’ia blinte 20% Daimler-it dhe ky i fundit nuk pranoi..Qëllimet u dukën, kur tani Cereberus do ta bashkojë Chrysler me General Motors, që të bëhet merger ChryslerGM. Pra, edhe kjo mund të jetë… Kjo do të shihet, n.q.s. ndonjë nga pronarët e rinj privatë të Albtelekom, apo OSSH, apo AMC, apo ARMO, e rishet shpejt firmën pas blerjes nga shteti ynë… Kam frikë se kjo është…dhe më duket më shumë rol ka këtu ARMO… E kupton kush e ka blerë?!.. Dhe ai e ka mik…. E kështu, do ta rishesë, si duket.

I. Gj. Zh. – Edhe unë kam bindjen se Berisha e ka keq buxhetin dhe kam përshtypjen që një nga kërkesat e të huajve që vijnë në Shqipëri si investitorë potencialë, është që shteti të ketë sa më pak borxhe. Besoj se, edhe nëse për kushtet e Shqipërisë mund të ketë patur rritje ekonomike këto kohë, (pará të cilat unë nuk e kuptoj ku investohen, përderisa në raport me taksat doganore që paguajnë bizneset e mëdha në Shqipëri duhej të ishte rindërtuar çdo ditë nga një qytet i ri), për të huajt është fare pak. Sepse ata rezultatet e këtyre lloj reformave i kanë kaluar me fitime kolosale. Në lidhje me zhvillimet ekonomike në botë mendoj se kurba do të nisë të zbresë. Kam përshtypjen se bota i ka mbërritur majat në zhvillim. Ndaj dhe ka kolaps ekonomik. Nuk kanë më çfarë shpikin. Ia kanë gjetur limitin vetes. Ndaj dhe interesi i kompanive të mëdha për të shpëtuar “mëmat” përqendrohet në vende ende të pazhvilluara, dhe investimet në vende si Shqipëria do të shërbenin si mburojë.

Dhe, meqë Berisha i lut të investojnë këtu, duke ia falur Shqipërinë, ata duan të kenë minimalisht garancinë e një shteti që ka njëfarë buxheti, aq sa të mos i rëndojë mbi shpatulla gjithmonë bizneseve.

I kanë vënë ndonjë detyrim për të mbërritur një X buxhet dhe ky tani po shet çfarë i ka mbetur, meqë taksat e Shqiptarëve i bëri Gërdeca!

Mr. G. – Kam në fakt më shumë frikë se Berisha po e bën këtë gjë, jo aq për të siguruar të ardhurat, por për t’i ndihmuar miqtë e tij që kanë privatizuar ARMO dhe Albtelekom, sepse këta miq më duket kanë ide për t’i rishitur këto të dyja.

Konkretisht:

1) blerësi i ARMO-s është shqiptar dhe ai po has shumë probleme për të siguruar financim për blerjen, kjo për shkak se çmimi i naftës nuk eci sipas parashikimeve të tij dhe tregjet e kapitalit janë të ngrira për momentin. Nuk hedh njeri pará për tregje emergjente, kur çmimet e energjisë po bien çdo ditë.. Kështu që, n.q.s, Berisha ia jep 100%, atëherë shanset për ta rishitur rriten. Plus që mund ta vendosë gjithë firmën si kolateral (gjë që do të ishte shumë problem, n.q.s. shteti do të kishte minorancën).

Ky blerës shqiptar mori hua 2 milionë euro edhe për ndeshjen e Milanit me kolateral shkollën “Nobel”. Merre me mend sa likuiditet ka të blejë ARMO-n vetë…

2) blerësi i Albtelekom ka probleme, sepse edhe ai është i lidhur me sektorin energjitik, naftë/gaz, i cili është në krizë për momentin, plus ekonomia turke po goditet shumë rëndë nga kriza e kreditit, Erdogan që e ka dhëndër do të ketë probleme politike nga recesioni dhe kështu mbase pronari i Albtelekom do ta heqë qafe këtë aset ose ta kolateralizojë për një hua të madhe (gjë që është e lehtë, n.q.s je 100% pronar). Fundja, Albtelekom nuk është investim strategjik për të…

Ama kjo është një gjë e rëndë, n.q.s. kryeministri vihet në dispozicion në këtë farë feje të këtyre bizneseve dhe nuk tregon arsyet. Kjo hedh shumë dyshime për lidhjet e tij me këta. Për çmimet me të cilat u shitën etj..

Ose mund të jetë kështu: Berisha me një gur vret dy zogj: hem siguron cash (privatizimet i pëlqejnë shumë FMN, dhe ky mund të jetë si kusht për allowance e huamarrjes tregtare), hem u bën një nder miqve të tij privatizues.. kundrejt ndonjë favorthi të vockël.

Desha të shtoja një gjë. Pse Berisha bën gomarllëqe me këto huatë tregtare që kërkon të marrë?! Apo, nga etja për të siguruar cash me çdo kusht?!…

E merr me mend sa përqindje do të arrinim ne me kredi tregtare? Ndoshta Eurolibor +7% d.m.th, nja 12% në vit në euro. A ka leverdi kjo për ne? Aspak, pra është një ide ultra-idiote.

Mirëpo Berisha kërkon të marrë të paktën 500 milionë euro me kushte tregtare, sepse kërkon me çdo kusht të bëjë rrugën Durrës-Kukës para fushatës… Ai mund ta arrinte këtë shumë lehtë: Të lëshonte një Eurobono të denominuar në Euro dhe një Dollarbono të denominuar në dollarë për tregun shqiptar. Ka shumë kursimtarë që i kanë hequr kursimet e tyre në valutë nga frika e krizës. Këta do të ishin të lumtur të merrnin interes vjetor p.sh., 8% n.q.s. ia jepnin borxh qeverisë paratë e tyre.

Nga kjo të gjithë do të përfitonin:

1. Qeveria, që do të merrte borxh më lirë dhe për më tepër nga investitorë vendas që i ka më të kontrollueshëm e më stabël, si dhe 2. investitorët. Pasi këta në vend t’i transferonin paratë jashtë ose t’i mbanin nën jastëk, do të fitonin interes (pse ta fitojnë të huajt)?! Do të thuash ti.. qeveria e bën këtë me bonon e thesarit.. Ah, jo. Se këto janë të denominuara në lekë dhe shumë njerëz nuk kanë besim te leku. Sidomos në këto momente. E vetmja zgjidhje do të ishte bono në valutë për tregun e brendshëm.

Madje, unë do ta çoja këtë më tej… Një pjesë të këtyre bonove në valutë qeveria mund t’ua huazonte bankave të nivelit të dytë dhe këto do të menaxhonin më mirë. Kjo do të kish qenë një zgjidhje, duke patur parasysh krizën e lehtë të likuiditetit, me të cilën po përballen. Sado që guvernatori ynë nuk flet për këtë krizë, do të përballen më shumë në të ardhmen e afërt..

Kjo ishte biseda midis meje dhe Mr. G., të cilin e falënderova shumë që foli kaq hapur e lirshëm me mua. Që pranoi që unë ta botoja këtë bisedë. Dhe që ekziston!

Dadoja te beje 8 orareshin!

(Vendimi më i fundit i KM)

 

Nuk ka formë më çnjerëzore se mbajtja e punëtorëve në të zi. Është skllavëri. Zoti ministër i Financave, me shpejtësi duhet të bëhen ndryshimet ligjore, ku të përfshihet deklarimi i dadove dhe kujdestarëve të fëmijëve. Ata duhet të jenë të regjistruar. Ai që mban një punonjës në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijën apo shtëpinë, duhet të paguajë për të sigurimet shoqërore. Natyrisht, duhet të bëhet diferencimi, por e rëndësishme është që t’i nxjerrim nga skllavëria. Ndaj dhe të parashikohen të gjitha. Familja apo personi që ka mundësinë të marrë një punonjëse, nuk mund të mos ketë mundësi të paguajë sigurimin shoqëror të këtyre punonjësve part-time.

Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, 22 Tetor 2008

 

 

Interpretimi im

 

Pas tragjedive të njëpasnjëshme, ku kanë humbur jetët shumë prej viktimave të varfërisë, e ku duke nisur nga minatorët e Bulqizës për të përfunduar te përmbytja në Butrint, është thelluar mungesa e sigurisë në këtë vend. Prej numrit të jashtëzakonshëm të të pasiguruarve, si dhe në “mbrojtje” të gjithë të pasigurtëve që bëjnë punë nga më të ndryshmet, marrin vendime nga më të papriturat e kanë kurajë pamendësish, qeveria vendos të “thurë” një plan. Për shumë arsye: 1. Sepse mund të shërbejë si shembull për një reformë të re, në mënyrë që shtresës së varfër t’i tregohet se do të vijë dita që të gjithë do të sigurohen e se shteti social po funksionon. 2. Shtresës neo-borgjeze t’u tërhiqen veshët! 3. Të huajve t’u tregohet se qeveria mendon për popullin.

Ndaj dhe “shteti ligjor i shfarosjes së korrupsionit” (korrupsion, i cili i shtoi buxhetit të qeverisë edhe kostot e tragjedisë së Gërdecit, ku punëtorët jo vetëm në të zezë, por edhe nën dritën e diellit, mbanin frymën gjallë duke çmontuar eksplozivë ), në mbledhjen e sotme, meqë sipas fjalës së KM, “nuk ka formë më çnjerëzore se mbajtja e punëtorëve në të zi. Është skllavëri”, nëpërmjet qeverise së vet, vendosi t’i dedikohet “shërbyesve” të Shqipërisë e të zgjidhë një hall të madh për to, pensionin. Zoti ministër i Financave, (ai që ende ka lënë pa ndërtuar strategji për dëmshpërblimet e të përndjekurve, për të burgosurit politikë, për pensionistet e zonave rurale, pensionet e mjekeve, për asistencën sociale, për minatorët, për rimbursimin e pronarëve etj.), sipas urdhrit të KM, me shpejtësi duhet të bëjë ndryshimet ligjore, ku të parashikohet një detyrim për të gjitha familjet (që rrojnë nëpër godina me apo pa hipotekë), ku të detyrohen t’i bëjnë kontratë punësimi të gjatë kujdestares që do të marrin për fëmijën apo shtëpinë. Edhe sikur t’u shërbejë vetëm për njëherë në javë, apo njëherë në jetë. Të detyrohen të dyja palët të nënshkruajnë një kontratë, ku punëdhënësi, edhe pse nuk ka nevojë ta thërresë çdo ditë apo shpesh dadon, ta paguajë si punonjëse fikse. T’i kërkojë dados të bëjë 8-orarëshin! Ndërsa punëmarrësi të firmosë për një rrogë mujore me sigurime shoqërore, ( libreza e së cilës në Shqipëri konsiderohet privilegj edhe nga ekonomistë, artistë, përkthyes, mësues apo pedagogë. Zogj që fluturojnë të pasiguruar, sa në njërën punë në tjetrën, janë edhe këta. Madje, shumë prej tyre në ditë fitojnë shumë më pak pará sesa një dado). Dadot duhet të regjistrohen. Ai që mban një punonjës në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijën apo shtëpinë, duhet të paguajë për të sigurimet shoqërore. Të detyrohet kësisoj ose t’i ulë rrogën Dados, ose të ngrejë pretendimet e veta ndaj saj! Natyrisht, duhet të bëhet diferencimi(????)! Midis kujt?! Klasifikimi i dadove do të shndërrohet në kult. Konkurset e bukurisë do të zëvendësohen nga sfidat e dadove për të fituar vende pune, mbase ! Por, siç thotë KM, e rëndësishme është që kësisoj do t’i nxjerrim nga skllavëria.

Ndaj dhe do të parashikohen të gjitha. “Familja apo personi që ka mundësinë të marrë një punonjëse , nuk mund të mos ketë mundësi të paguajë sigurimin shoqëror të këtyre punonjësve part-time”, – KM

Por ekziston edhe një alternativë e dytë, që mbase do të kish qenë më pak fyese për të gjitha shtresat e varfra të shoqërisë, të cilët presin nga shteti t’u rrisë të ardhurat e të shtojë punësimin. Mjafton të bësh një përllogaritje të thjeshtë e të kuptosh se një dado apo një pastruese fiton në ditë 1500-2000 lekë (minimalisht). E një njeri që në muaj paguhet rreth 5000 lekë, mund ta paguajë vetë sigurimin shoqëror. Apo jo?!

 

Inida Gjata ZHAKU,

Tiranë, tetor, në prag të përvjetorit të “Elektrifikimit”

 

Rekuiem!

 

 

Sot Qyteti eshte I zymte. Ndertesat jane bojedala. Ose te erreta. Boje guri. Gri! Si qielli I sotem. I vrenjtur. Ashtu si vetullat e qytetareve qe enden rrugeve me koka te renduara. Me syte nga toka ku shkelin. Toke e bere per kembe te shtrira. Dystabanesh. Rruge e trotuare gungace. Vende vende te gerryer. Me tutje te shqyer. Nje copez rruge e shtruar me pllaka, si kurthe. Mbi te cilat nuk mund te ecesh kurre qetesisht, apo I sigurte per hapat qe hedh. Duket, se jane shtruar per kembe pete. Per “Lula te vecerr”. Vajzat, kur ecin ne kete qytet, maje takave e kane te veshtire ta mbajne trupin drejt. Pa krenari, me syte perposhte, ruhen nga kurthet e pllakave       “miliona dollareshe”

Sapo doli dielli. Ama, vetem pak nga rrezet e tij e cpojne tavanin e zene te qytetit. Eshte ajer jo vetem I zymte por edhe I piset. Qyteti eshte zhul. Nuk duket si me re, e megjithte nje shtrese gri e renduar qendron pezull mbi koka njerezish e ndertesash.  Po t’I hedhesh nje sy te shpejte, e ta kesh njohur prej nje jete kete qytet, te duket sikur gjithe cfare ke jetuar kohe me pare, jo vetem nuk ka patur keto ngjyra e kete forme, por te lind edhe dyshimi se nuk ka egzistuar kurre.

Ne te majte, eshte Hotel Dajti. Duket si nje gjender dhjami mbi nje trup me qelb.

Per Hotel Dajtin, te gjithe Shqiptaret kane dicka per te thene. Ne te kaluaren e tij, ky vend,( I cili pa asnje arsye llogjike, te qarte e te justifikueshme eshte shnderruar prej kohesh ne nje germadhe te braktisur), ka sherbyer jo vetem si “fjetore” e vendtakimesh per figura te “ Lavdishme”, me rendesi ne historite e botes e jo vetem ne ate te Shqiperise, por edhe si vend ngjarjesh hedonistike per qytetaret me moderne te koheve te veta.

Tashme, Hotel Dajti , eshte asgje. Dhomat e vizituara prej lidereve te botes, jane te nxira nga erresira. Merimangat. Zbrazetia. Trishtimi I pergjithmonshem. Tani, Hotel Dajti, nuk eshte asgje me shume se sa nje adrese, ne kete qytet!

 

Te njejtin fat me H.D pati edhe Pramida. Qe ndryshe I therresin edhe qender Nderkombetare Kulture e pagezuar nen emrin Pjeter Arbnori.

Piramida ishte e bardhe. Me ne maje nje yll te kuq. Mermer dhe xham. Emrin e kishte “ Enver Hoxha” dhe qe Muzeu I vepres se Diktatorit dhe Partise punes se Shqiperise.

Gjate klases se trete ose dhe pak me heret, mesuesit here pas here na udhehiqnin drejt Muzeumeve. Nje nder ta qe edhe Piramida e cila qe ndertuar e krijuar enkas per figuren e Enver Hoxhes. Monumente. Buste. Fotografi. Vepra. Gjithe ajo Piramide, mbante dhjetera vite histori te dokumentuar deri ne detaje. Por, afeksionimi me Piramiden erdhi pas renies se Partise.  Ne qe qeme femije atehere, ishim femije pa lodra, por me shume fantazi. E cila na ndihmonte te krijonim argetime te reja. Dhe Piramida, u shnderrua ne park argetimi per te gjithe ata te brezit tim.

Zbrisnim piramiden hipur mbi copa kartonash. Nga ylli ne maje e deri ne buzet e saj mbi toke, te ndenjurat mbi karton na I  percellonte zjarri qe shkaktonte rreshqitja mbi mermer. Gjate pasditeve Piramida ( nga jashte) shnderrohej ne pellg lojerash per        “ huligane” te vegjel. Gjate dites, ne mjet fitimi parash per “ huliganet” e rritur. Ata qe kishin drejtimin e saj. Derisa e copetuan ne dhjetera qindra copeza te lena me qera te ulet, kujtdo. Per cdo gje. Derisa u shnderrua ne arene panairesh nga me te ndryshmet. Nga jashte e shkalafitur nga pakujdesia. Nga Brenda e masakruar nga makuteria.

Derisa erdhi nje dite, ( nje nga keto ditet tona ), qe Piramida u braktis nga cdo gje e cdo kush. Ne dore te dy tre Panairexhinjeve qe e kane shnderruar cdo intitucion te rendesishem Kombetar ne ekspozite djathi, mishi, turshie e qylymi. E braktisur ne meshire te fatit. Si cdo prone shteterore ne kete vend. Duke zhdukur cdo veper te se kaluares. Duke ekzekutuar per vdekje cdo grimce histori te ketij kombi “historik”, I cili si ngjarje te shenuar njeh viziten e George Bush(ave), apo ndonje tjeter jabanxhiu.

Pallati I Pioniereve, nje histori me vete.Deshiroje te mesoje gjuhe te huaja ?! P. Pioniereve ishte aty. Deshiroje te mesoje te pikturoje? P. Pioniereve ishte aty. Deshiroje te beheshe kengetar apo valltar apo cdo gje….edhe gjahtar madje?! Pallati I Pioniereve ishte aty.

Tani, ai Pallat I eshte dorezuar Mbretit, Shtetit, Kinemase dhe dy tre restoranteve apo bareve.

Asgjesimi I Institucioneve te rendesishme Shqiptare, nuk erdhi nga njerezit, por nga vete pushtetaret e ketyre viteve. Populli ishte kunder Enver Hoxhes, por besoj se askush nuk ka qene apo eshte kunder Historise.

Teorite e artit postmodern fare mire mund te ishin aplikuar ne kete vend e ta kishin shnderruar Shqiperine ne nje parajse Historike dhe Artistike gjithashtu.

E kur flas per postmodernizem, nuk I referohem klubeve, restoranteve apo pazareve qe kane mbire ne cdo Institucion me vlera te medha per vendin tone. ( kam parasysh ketu te gjitha kalate, apo godinat qindravjecare, qe nen “regjimin” e pronareve te klubeve jane shnderruar ne gjirize qe s’te bejne tu hedhesh as syte)

Por I referohem parimit :”Mbi te vjetren ndertohet e reja!” Ky parim mund ta kish shnderruar Hotel Dajtin ne nje nder Hotelet me prestigjoze ne bote, per nga vlerat Historike ( ne rasts e do t eish mire trajtuar qysh ne zanafille e me tej). Por, jo! H. D se shpejti do te jete dicka pa lidhje. Njelloj si “motrat” e tij!

Piramida fare mire mund te ishte shnderruar ne Muze Lideresh. E ku jo vetem Enver Hoxha te mbreteronte, por te gjithe ata qe e kane drejtuar Shqiperine. Nga me I pari e deri tek I fundit. Te haeshin me vepra midis tyre. Jo me fjale e asgjesim!

Pallati I Pioniereve, nuk kishte asnje arsye te zhdukej si institucion. Vertete Pioniere nuk ka me. Por ka femije. Shume femije, prinderit e te cileve nuk kane mundesi e as formimin e mjaftueshem per t’I edukuar me se miri. Ai vend te rriste dhe deshiren per me shume njohuri. Mund te ish zhvendosur gjetke. Germadhat shteti yne I ka te panumerta. Por jo!

Vazhdimisht flitet per historine e Shqiperise. Si e lavdishme. Qyteeterim I lashte. Etj…etj…. Por historia e kombit tone eshte shnderruar ne nje gojedhene te vjeter. E padokumentueshme me me shume se nje fakt!

Te thuash se kjo histori u zhduk se ka shkaktuar deme te parekuperueshme, eshte e lehte. Lehtesisht mund te justifikohesh me asgjesimin e saj, duke u fshehur pas numrit te jashtezakonshem te viktimave qe kane prodhuar sistemet e meparshme. Por nese e ben kete, ke detyrim te madh ndaj atyre qe u therret “Viktima” , te cilet jo vetem nuk jane ne qender te ndonje muzeu, por enden san e njerin shesh ne tjetrin duke protestuar per buken e gojes.

Cila histori do te na beje te ndjejme pak nder per kete komb? Ajo e shkaterrimit te se kaluares? Apo ajo e ndertimit te se ardhmes mbi germadha?

Ne cilin Muzeum do te shkruhet kjo e ardhme? Ne Kryeministri? Apo ne Parlament? Ku do te shkruhen bemat e Udheheqesit te te sotmes dhe te se nesermes? Rreth ’92-shit? Ku? Rreth 97-es? Ku? Rreth ’99-es? Ku? Rreth viteve 2000? Ku?

Ne cilin muzeum do te deshmohet ngjarja e Gerdecit?

Ne cilin Hotel do te vendosen mbi mur fotografite e takimeve me udheheqesit Historike apo me Fazllicet?

C’lavdi do te kete nje histori ku e zeze mbi te bardhe do te shkruhet rreth nje Kryeministri qe ndihet Zoterues I gjithckaje mbi ket dhe, e jo vetem I lire te manipuloje fakte e ngjarje te se kaluares, por edhe I pakufizuar ne diskretitimin e institucioneve te se tashmes, te cilat nese kane ndopak lavdi ia atribuon vetes meriten. Ama, nese preket personalisht menjehere I skualifikon nga lista e organeve  funksionuese te shtetit. Duke harruar qe populli ashtu sic njeh Lavdine dallon lehte edhe Deshtimin. E natyrisht edhe fajtorin e vertete.

 

 

  

Leter e hapur, drejtuar Kryeministrit tim, qytetarit Sali Berisha!

I dashur Kryeminister!

Kohet e fundit kam nisur intervistat , per perzgjedhjen e banoreve te ardhshem te Kafazit!

(Sepse ne Shqiperi, zhvillohet nje loje, ku Brenda nje Kafazi prej Ari, cicerojne thagma Shqiptari!)

Aty zoti Kryeminister, meqenese Ne ( televizioni pra ), jemi e vetmja shprese e mbetur e te rinjve shqiptare, vijne e konkurojne qindra 18-20 vjecare . Shume prej te cileve, vijne nga larg, sepse shpresojne tek fama per te fituar nje vend pune edhe sikur … si kamarier!  

(Ne kete rast, nuk dua te them se cdo kamarier mund te behet I famshem. Por qe ,  reformat kane qene kaq te suksesshme, saqe kane rritur standardet edhe ne punet e “thjeshta” !)

Juve mbase keni kohe qe nuk I ndeshni te rinjte e zonave te thella, apo rurale apo sikur edhe urbane qofte ?! Ndaj dhe me devotshmerine me te larte, po ju tregoj pak nga ato qe shoh e degjoj prej tyre, kur vijne me syte gjithe lumturi, se me ne fund ia dolen te ndjekin pas nje enderr! Kane shansin t’u degjohen hallet nga te gjithe! Mbase I ndihmen kush!

Dhe ata djem , zoteri, jane 18-20 vjecare. Aq sa ju, kur keni ardhur ne Kryeqytet me endrren e nje karriere te lavdishme, te cilen fatmiresisht per ju, arritet ta realizoni!

Mirepo ju, kishit mbeshtetjen e shtetit dhe garanci sociale per t’ia dale asaj e kesaj dite! Ju ishit 20 vjec perpara 40 vjetesh, zoteri!

Ndersa keta te rinj,  jane 20 vjec sot, ne 2008!  Naive, te paditur e te parritur, vijne me asgje ne xhep, ne kerkim te dickaje per ne zemer!

Per me shume Dinjitet ne sy te shoqerise, te rinjte zgjedhin te vetmin shans qe kane, Kafazin! E keshtu te kene pak me shume vemendje! Duan vetem te tregojne se egzistojne. Te flasin per problemet qe kane. T’I degjoje dikush. E meqe ne kete vend , u vihet veshi vetem te “Famshmeve”, ata na drejtohen Ne!

Kane perfunduar shkolla te mesme dhe presin …….Ose te ikin jashte , ( Kujdes! Vazhdojne te mendojne si klandestine!), ose te hyjne ne Kafaz, ose te presin, se mos……….ndodh ndonje mrekulli qe te mund t’I nxjerre nga bataku !

(Ka nga ata qe kane bere edhe vetem 8 klase shkolle, por ai eshte faj I prinderve me shume se sa  I shtetit! )

Batak, eshte vendi ku rrojne. Nuk ka asnje vend punesimi, per te rinj! Te rinjve do t’u kerkoni te votojne, e ata do t’jua japin voten nese u premtoni shkollim e punesim, se kane nevoje! Por, duke vazhduar sic po vazhdon prej 15 vitesh ky shtet te funksionoje, do beheni shkaktare te djegies edhe te nje brezi tjeter duke mos mberritur dot deri tek dita e permbushjes se ketij premtimi. “Brezi I Ri”, do te digjet 31-sh, edhe nje here, ne Shqiperi!

Por ne Kafaz , nuk konkurojne vetem te rinj, zoteri! Ne Kafaz , vijne per te rrefyer hallet e tyre edhe pensioniste! Posi! 2 zoterinj, deri tani, me shpatulla punetoresh e fytyra te vrara prej varferie, vijne me rroba te mbiperdorura te konkurojne per Kafaziere! Sepse duan te rrojne te sigurte. Me nje cati mbi thinja, me ushqim te sigurte, e pa e shpenzuar pensionin per dy tre tableta!

I dashur zoti Kryeminister! Nepermjet kesaj letre te “hapur” , nuk kam aspak ndermend t’ju mallengjej. As ju e aslerkend. Ka ikur koha e loteve. Mbani premtimin! Jepuni Shqiptareve ate qe ua kane marre Udheheqesit vit pas viti. Kohe pas kohe. Jete pas jete. Brez pas brezi.

Dinjitetin!

Nepermjet kesaj letre, dua te shpreh revolten time, per qeverisje vazhdimisht poshteruese, ne Shqiperi!

(Njerezve u mjafton nje jete e vetme per tu jetuar! Qeverive Shqiptare, jo! Nuk I mjafton vec nje mandat per dy tre gjera te thjeshta!)

I dashur Kryeminister, ju kerkoj me kembengulje te forte e me gjak te nxehur nga vuajtjet e Brezave te te treja koheve, te ndizni motorret e qeverise e te shkundni nga letargjia administratat, institucionet, shoqerite, institucionet Fetare gjithashtu. Ky shtet duhet te nise te mendoje per mishin, qe po kalbet, perpara se te ndihet era e kermes!

Ne, me kenaqesi do te paguanim cdo takse per ngritjen e qendrave sociale e Azileve per njerez te moshuar, qe s’kane asgje, e te cilet jane te shumte. Ai Brez e meriton mbase me shume se c’do kush, nje here ne jete njerezillekun e sherbimin e shtetit qe u ka marre cdo pike gjak e djerse, e dinjitet nje jete te tere.

Ne, me kenaqesi do paguanim cdo takse te mundshme ne rast se ju ato para do t’I investonit ne kurse kualifikimi per profesione te ndryshme e bursa per studente te varfer, te cilet jane shume. Por me aq universitete sa ka Shqiperia mund te perballohen lehtesisht.

Vijne 18 vjecare , qe kane mbaruar shkolla te mesme profesionale, e pervecse kane dale me rezultate te dobeta, ( faj edhe I mesuesve qe leshojne pe e fre duke u mjaftuar me realizimin e normes, pervecse shume faj I prinderve qe nuk I edukojne femijet me deshiren per shkollim , e I femijeve qe tundohen nga asgjeja me shume se sa nga shkolla), e kane edhe shume te ulet koeficientin per t’u marre parasysh nga universitetet shteterore. (Universitete private jane tmerresisht te shtrenjta. Bankat s’mund t’u japin dot kredi ketyre “varfanjakeve”).

I dashur Kryeminister! Ne thelb, problemet jane te lehta per t’u zgjidhur! Duhet vetem pune prej verteti dhe devotshmeri!

Une mund t’ju jap nje keshille nga eksperienca ime, nese deshironi .

Kete here nuk do ta drejtoj vete Kafazin. Do jem vetem autore, skenariste, regjizore dhe persgjedhese. Ky fakt me ka bere te punoj me mire, me shpejt dhe me me shume efektivitet. Mund te ndiqni shembullin tim edhe ju gjithashtu. Mund te nisni e te beni vetem ate qe dini te beni me mire. Pra, te beni ate qe eshte me I dobishem dhe I suksesshem! Harrojeni PD-ne dhe fushaten per nje cast! Mos e digjni edhe nje tjeter Brez per hir te se ardhmes qe nuk eshte e sigurte nese do te bjere serish ne duart tuaja apo jo!

I dashur Kryeminister! Kjo leter nuk ka aspak qellimin te jete as kunder jush, e as pro ndonje tjetri. (Shpresoj qe kjo leter te rroje aq gjate ne mendjet e lexuesve sa te vleje per cdo Kryeminister shqiptar, brez pas brezi. (Dhe mua, sikur po shpetoj Shqiperine me duket tani teksa e shkruaj ( bej shaka). )

Dua vetem qe t’ju nxis te shihni vetem ne nje drejtim! T’ia drejtoni shikimin Brezit te 3, Femijeve te brezit te trete. Si dhe femijeve te femijeve te Brezit te trete. Te shihni e njihni c’veshtiresi kane, e te punoni edhe per to! Shqiperia eshte shume vend I vogel, per te mos u futur ne rruge te mbare me nja dy tre institucione qe punojne nen ALARM!

Shpresoj qe me ne fund  te degjoj nje here ne Shqiperi, edhe zhurmen e motorrave te Shtetit! Meqe te motorrave te ANARKISE , jo vetem ia kemi degjuar zhurmat kercellitese, por I kemi pire dhe lengun. Lengu I Anarkise, vlon neper damaret tane zoti Kryeminister. Na ka hyre ne gjak!

Me bindje te thelle se dicka do te ndodhe pas kesaj letre,

Nderime dhe respekte

Inida Gjata ZHAKU    alias    Nje e “famshme” prej Kafazit, qe I degjohet fjala J!

 

p.s

Kjo leter eshte e HAPUR sepse Kryeministri nuk na e ka dhene adresen e shtepise tek ai spoti ku ka dhene numrin e celularit.

Shpresoj qe Kryeministri te lexoje kete Gazete TEMA, dhe jo ate Temen tjeter ( ate te Qeverise )!

 

 

 

 

 

Kush me therriti ?!

Ajo, duhet te ish e gjate!

Zeri i buronte prej thembrave!

Mbeshtetur mbi ze,

Ajo qendronte pas  meje

dhe me therriste ne Emer!

Kush me therriti?!

Therriti?!

Therriti aq fort?!

Nuk te degjova,

therrite edhe nje here Emrin tim!

Ajo duhet te kish qene mbathur me taka

te holla

zeri qe i mprehte

njelloj si spila takash te holla!

Humbi neper mendjen time te zaptuar

emri i harruar

prej kohesh

therritur prej saj.

Kush me therriti?!

Kush e mbante mend me mire se une,

Emrin tim?!