Poema e Poemave me bishta ke c-ja dhe pika ke e-ja

 

Ngecur pas të djeshmesh,
kacavirren drejt t’përpjetave
Goglat e kujtimeve të vjetra.

Oj nin moj nine,
kosh kosh kosh moj nine,
zaret kume kuuuumeee
lepri na ka huuuumeee

Qukem me të djeshmet e pafundeve
Kacafytem
me lëmoshat kërkuar krundeve
Me veshët shqyer dyndjeve
E me sytë ngulitur grindjeve.

Xhep o xhep i zbrazur,
ç’farë kërkon nga mua
një gropë më të thellë
për kusuret e tua?

Ngrohem prej furnellës me tre rreshta
Digjem nga zjarrmi të shpeshta
Flokët çpojnë kohën porsi hushta
bredh nëpër rrugica t’ngushta
Me këpucë të gjera e të sheshta.

Shputë o shputë
Mbrëmë të pashë në ëndërr
Mbi një re të butë!

Nëpër çdo rrugëtim timin
Edhe pse këmbëza pluskon në hiç
Edhe pse nuk di ç’t’mbështes më parë mbi tokë
Një thembër a një gisht
Thith një erë të re kuptimi
Aromën që do të mbajë kujtimi.

Banane moj banane
Martohemi bashkë ?
Dua t’bëhem braziliane!

teksa shpatullat mi ndjen tek shtyjnë veten e tyre,
Rrugica ku tentoj të hapabredh,
Shtruar me kalldrëm zgjyre
Robëruar nga llokma qaravitjesh nëpër mure,
lëkurën ndjen tek dëshiron të plasë
e trupin të ma zgjasë
sa gjatë e gjerë.

Shtyllë moj shtyllë
Të shpie pak tension
Nga tensioni yt
Në pyll ?

Në mitër ndjej të rritet një gromsimë
E hijeve nga pas.
E tundjeve të dorës që më ftojnë
Tu përgjigjem edhe unë me
” Lamtumirë”
e me të qarë t’ia plas.

Tren o tren
Turke apo ekspres e pi
Kafenë?

…………………kur…….befas…….
çuf…..çuf……..çuf……..çuf……

“Një gërshetim i shkëlqyer midis tipikes dhe traditipikes….
Një babë turk dhe një mama italiane
Do t’sjellin xhezven me avull
Në çdo mejhane!”
Reklamë për popull
Nëpër ekrane

Stacionet e kujtimeve të largëta
Qullosen nga vajtimet e dënesta
Përkulur mbi thatësinë e asgjëmësë
Qaj!

O diell o diell
Ndihmomë!
Drejt teje dua të vij me avion

prej ditëve të ngrysura lindte nata
banoja nëpër ëndrra t’gjata
fluturimthi frymëthithja retë
qaj!

Buburrec o buburrec
S’kam parë njeri
Më t’zi se ti
Nga lart

Gëzof’n e pulpave të kalit
Arom’n e çajrave të malit
Torbën supeve e drejt e n’horizont
Qaj!

Shkop o shkop
Fërkomë deri në përcëllim
Po pate ftohtë!

Bulëzat e djersëve pas ballit
Rrahjet me yxhym në xhep të shpirtit
Matanë pyjesh frikën kisha shok
Qaj!

Zhgarravinë o zhgarravinë
Lëre të qetë
surratin tim!

Lutjet nëpër dhëmbë të vetes sime
Për ca flokë më shumë e më pak qime
N’çdo pasqyrë
Qaj !

Lavaman o lavaman
Unë qaj!
Ti hesht!

Në stomak strehoj urinë
E fshehtas, pas tiganit strukem
Buzët zhgrryer në yndyrë kullufisin
Neverinë!

Karkalec o karkalec
50 kile kam ngec!

Brinjët e fashuara prej lëkurës
Hedhin vallen e zisë së të bukurës
Kockat po shkërmoqin njëra tjetrën
Goooooooooool!

Shkelm o shkelm
Jo kaq fortë se dhemb

Mbeta vetëm me dhjetë gishta
nëpër gërma enden dy duar të brishta
Thonjtë gërryejnë dyllin e kujtimeve të trishta
Nëpër rreshta
Qaj!

Dua të më hajë çokollata
Dua të më kapërdijë sheqeri
Dua të ushqej 1000 arinj
Qaj!

Veshkën e një breshke kam për grua
Unë qaj për të, ajo për mua
Shkul një fjalë nga dhëmball’t e mia
e ia ngul asaj.
Më fal!

Veshkëza më sheh me sy t’përlotur
Faqkave I rrjedh urinë e ndotur
Lulkat e lëndinave ku ka kullotur
pikojnë!

Në folenë e ndjenjave të Fajit
Sorrollaten bimësitë e Majit
Ajrin pastrojnë
Jetë!

Lavaman o lavaman
Unë qaj !
Në Maj !

Ujku do të ngjitet nëpër thepa
do t’i ngulë hënës dhëmb’t e mprehta
e do ta çjerrë!

Piklat e lëngatave të natës
do t’hapërdajnë vajin zëçjerrë të patës
E kuja e saj e verbër
Për hën’n e çjerrë
Do t’marrë dhenë.

Barku i lepurushit do të dridhet
Frika tinëz do ta trembë e ai do të mblidhet
Grusht!

Ujk o ujk
Me hënë ndër dhëmbë të shoh
Dhe qaj!

Dua të më gëlltisë mesnata
Dua të më thelatisë sopata
Dua të më grijë urija e dhëmbëve të ujkut
Nën hënë të plotë.

Dua të më pickojë laraska,
Qe tí bjerë gushpallacka!
Iu fryfshin të gjithë damarët
me frikë!

Bishëzat e strofkullave t’thella
Trupat i braktisin nëpër shpella
E vetë fluturojnë për në kështjella.
Unë qaj!

Shtrihen nëpër shtrate mbretërish
Nisen bishëzat për pushtim shtretërish
Vaj! Vaj! Vaj!

Shoh tek farfurisin dhëmb’t e tyre,
se si befas ndizen nga një shkëlqim pasqyre
vajtoj për veten që e shoh të qajë!
Në Maj !

Lavaman
O lavaman
Po ti pse s’qan?

Njolla lotësh kam nëpër fytyrë
Vajit ia kam shkrepur pse nuk jam dhe unë Natyrë
Thellë në mish të kuq
Rrënjët kërkoj!

Kasaphan’n e muskujve të mij
Dua dimri të ma ngrijë
E të ma shesë
si mall

Në tregje bashkë me gjelat do ta gdhij
Me qaf’n e lënë pa kokë
Një zjarr do t’pres
T’më shkrijë.

Lavaman o lavaman
Jam pulë frigoriferi
Që qan!

Prej fytesh t’çjerrë
çapitet të nxjerrë kokë
një britmë e thatë!
Shfaqen gratë!

Qafëzën e shkretë zhys ndër krahçka
Mishit rrjepacuk ia thith morrnicat
I fryj dimrit
Akulli më ngriftë!

Alarm!
Në kotec’n e ngrirë
Pulës
po ia ndyjnë namin e mirë.

Lepurush o lepurush
Ti hyr në barkun tim
Unë në gëmushë!

Lart antenat e kërmijve t’vesës
Ndjekin perëndim’n e shpresës
Një bataljon kërmij!

Kërmill o kërmill
çdo ditë lind një njeri!
Shpresoj të kem komshi
çdo fëmi!

çizmet ruajnë hijen e cdo gjurme
Ngjitur pas çdo take një copë tokë e murrme
Aromat e shollës vesh në këmbë.

Buzët vesh më vesh ngjyer me ngjyra
Jam bërë më e bukur se Natyra
Në buzët vishnje
çelin dy qershi.

Lavaman o lavaman
A mund ti llokoçis
K’to dy qershiza
Tek lëngu I lot’ve t’tu
Meqë po qan ?

zhgarravis dhëmbet e zinj nëpër limon
fshij bojën e verdhë me açeton.
Ndjej llavën e dendur të thartisë
Grykën të ma mpiksë
Pertypem shpesh

Ballit qukat po ia zhduk
Me njollat që po shtoj
Në vend të pullëzave të kafta
Koret e thata!
Ledhatoj

Flokëve të thatë
Prekje të buta
Zemërimeve të thella
Fjalë të urta
Zemrës që rreh keq
Dy grushta barkut!

Veshëve u zhys thellë gisht’n e punës
Të dorës që nget shurdhim’n e zhurmës.
Hesht!

Peshqit do të mbyten në të vjella
Deti do të pihet nga keshtjella
Nga
bishëzat e sfrofkave të thella

motit do ti çelen sytë
do t’vendosë të mbesë gjithmonë i butë
keshtjella e tremb

toka do ti zhubravisë skajet e veta
do ta ushqejë mbrëmjen me tufane t’lehta
era hala peshku fut në thes

teksa thithi zemrën e botës
në kështjell’n e frikshme
t’bishëzave t’pushtuara
mbi shpin’n e tokës
qielli u nxi!

Mbi trupin e nxehtë
Kërpudha merr jetë !

Puqjen me qiellin
E pushtojnë duart e ftohta.
Këmbët prej ngrice
Mbi tokën furrë
Që djeg!

Lepurush o lepurush
Barkun e kam prush
Kujdesu ti frysh
Kur të hysh!

Shtizaqiejt ulurasin : ” ATTACK “
Gotën, gjyshja ime e njeh si : ” BARDHAK “
Sexit n’kët qytet I thërrasin : ” FUCK “
Xhevahirit n’minatorçe I thonë: ” CAKMAK “

Dua të ha pastashuta
Dua vetëm të ha pastashuta
Dua pasta ha vetëm të shuta!

Dua në vend t’krahëve parashuta
Dua parashuta në vend t’krahëve
Dua krahashuta në vend t’parave!

Prej fyti s’më shkulet molla e një burri
Që s’di si hyri!
Mbi gropëzat e dhjamit
Plumbçat e duhanit.
Nën sqetull leshra
Të shpeshta.

Lavaman o lavaman
Më bëj derman
Po qaj!

Shoqja ime do ta kojë
Bebin e saj
Me ç’farë të dojë !

unë si beb’n e saj do ta dua
Ai prej dashurisë së saj
do t’m’dojë Mua
e kështu me rradhë
dmth etj.

Nën legjendëzën e bletëve të Majit
Do ti fshihet bebit ndjenja e fajit
Që është sjellë në jetë
në kt´ë qytet

pasi të jetë ndukur nga buzë të thata
bebit,
fjalët e mjaltëta :
natën e mirë!

Bebi, poçit majë tavanit do t’ia drejtojë
lutjet e para
nën shtroje e shtresa
do t’ia shkrepë me të qara
djepin do ta lebetisë!

Lavaman o lavaman
Këndoja pak bebit
Ninullën e shtratit
të mbretit të gjumit

” breshkave të ngathta
U shtofsh nëpër ëndrra
karroca me rrota
E flatra të arta.

Sapo i çau pjeshka
Faqkëzat e leshta
Me mënyra t’thjeshta
Gjeta brenda dy breshka ——– i tha inbox-it tim celulari i tij!

Nëse humb në ëndrra
Këmbët plumb të rënda
Të çofshin tek breshka
E butë

Mbi shpinë paç një zhguall
Nën hije një buall
Gjuhën e zhytsh
Në dashuri

Bebi I shtratit të mbretit
Princ i gjumit ti
Mbretërofsh
Në pafajësi! “

Ditë o ditë
Me të qara bebesh
Shpëlan sytë

Vërsulen mjeshtrat e çorapeve të leshta
Me sythat gati
Ngulur nëpër shtiza t’mprehta
Me këmbët zhytur nëpër fije bari
Drejt tregut t’zi.

Vargjet e nyjeve prej leshi
Zbresin krejt të ngrira .
Pause! Kruhet veshi!
Shtiza përpihet nga errësira .

Zemra kau mbijnë nëpër domate
Infarkti banon nëpër pallate
Bypasset shtrihen në shtratet e spitaleve me shumë kate
Rrahjet për hir të dashurisë
gjoksin nxijnë.

Lufta grumbullon për në betejë
Opinga me vrima
Mbathur nga trima
Lidhëset zhgërryhen nëpër fytet e armiqve
Të çjerrë

Me thonj të përflakur
Nga l(l)umenjtë e zgërlaqur
Në gjak
Gërvishten mijëra perçe kodesh
Nëpër karta telefoni
Namuzi fshihet nën varak.

” Alo, alo Ilirjana
Jam unë , ç’thotë Tirana ?”
Ky është Arjani
nga Afganistani.

Telefoni nën përgjim
Thërritur për hetim
Frymënxin

Ajo zërin ngre në fyt
Dhëmbët në gënjeshtër zhyt
” i keni rënë gabim”.

Afganistan o afganistan
Arjani po qan!

Nga Tirana, Iliriana telefonin fik
Braktis Arin nëpër luftra
Zhduket me një mik!

Lidhëse moj lidhëse
E opingave t’Afganistanit,
Kolovitesh e zgjidhur
Nëpër qafë t’Arjanit!

Gurët e gruas sime mbaj në duar
Në pëllëmb’t e mija
I kam shtruar.
Një për një
fëmijët e saj.

Shkëmb o shkëmb
Kam frikë se veshka e breshkës,
Do të t’shembë.

E guralec’t e tu si luspa peshqish
porsi thërrmijëza hëne të shqyer
Nëpër dhe’

”Shembim shkëmbinj veshke”
Reklamon
mbi neonë
kjo veshkë breshke.

Mbi tension’n e shufrave të qelqit
Llamburit thirrja e shpëtimit
“Fosile nxjerrim ne, gjatë urinimit!”

Bisturi o bisturi
E kasapit tim
Prije në thela t’holla
çdo damar trim.

Bie , rëndë, rrëzohem
Bie nëpër thundra zogu
Ngulem në sqepin e një kali
Nëpër dhëmbë zjarri
Flakët djegin pyllin
Matanë fytit
Poshtë zemrës
Nëpër bark
rrëshqet për poshtë
E midis carjesh
kullon gjaku
I zjarrvënëses.

Mbathja me të katra dhelpërush
Zjarri përcëllon çdo pellush
Pa mëshirë!

Ora shënon fiks 10.03
Nën ojnat e saj vërvitem
Për Atje

Tek zhubravitem nëpër thartinë e çarçafit
Me kutijëza plot kokrriza
nën patronazhin e dollapit
sunduar prej llakut
fle!

Hyra në tavane t’qiellta
Qiellza ime squllet nëpër qindra gropa t’pellgëta
Nëpër ëndrra zhytem
Kokëbosh.

Zonjat e fytyrave të çjerra nga kthetrat
Zhdukin trupat e fyteve të prerë
Nga ëndrrat me ngjyra
Ku trupi i mavijosur
Pickohet nga zgjyra

Nëpër rrecka fundesh basme mpikset gjaku
Nëpër ëndrra t’bardha zhytet skalpi im
çdo figurë nxin

Sulltani im
Që befas shfaqet nëpër këtë rrugëtim të shpejtë
Prej gjumi t’lehtë.
Mbulon me flokt e tij
Zgavrën prej nga ku frymën ia thith natës
çdo dihatje bardhë e zi.

Minare moj minare
Merr drit’n e syve t’mij
E drejtoja Atij!

Nën petalet e shumë sythave nën diell
Kërcelli I bimëzës së gënjeshtërt
Lulëzon mbi shtrat
Zhveshur
Ngulur në një ëndërr
Heshtur
Pret të zgjohet.

Klithmat thajnë fytin e frikësuar
Boshatisin ajrin e grykës së gërmuar
Nga brerjet e ndërgjegjes.
E shurdhët
Piskama
E heshtjes.

Nofullat e skërmitjeve kërcënake
Shkëpusin prej çdo makthi
Zhurmën e minutave
numëruar si gërma
shqiptuar së prapthi.
Zhduket koha nëpër
Kërcëllitje dhëmbësh.

Pluhur kockash nëpër mjekër
Mbillet gjuha nëpër kafe
Dita nis
E unë
Sikur s’kam fjetur
Kurrë!

1 Comment

  1. shume e gjate dhe e gjere, nuk e kuptoj dot te gjithe ( as do mundohem) por i ndiej aromen

    flm


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s