Lartmadherise se Saj, vetes time!

E madhe !

 

Si bota,

Kur eshte e madhe.

 

Ka edhe bote te padukshme

Dhe eshte kaq e trishtueshme te jesh pjese e saj.

Nje njeri I dukshem,

Ne nje bote te padukshme!

 

Ne c’dreq bote jeton?!

 

E madhe!

 

Dhe

E paperbashket.

 

C’siklet I madh

E perbashketa!

 

Uni im

 

Uni yt

 

Uni tij

 

Uni saj

 

Uni yne

 

UniSon

 

UniZone

 

UniVet

 

UNITET

 

 

Shtoj ne hapesire edhe me pak vende bosh.

 

Nuk jam e vetme.

E papershtatshme

Per te tjeret.

 

Drite, vetem drite leshoj.

Shkelqej aty ku nxin.

Shkelqej kaq shume, saqe

Verboj

Dhe nxij.

 

Dielli me cmend te teren!

 

Nga qejfi qe ka vetem dite,

Dite,

Dite shkelqimi.

 

Jam e hapur,

Si nje kafaz

Kur nuk ka zogj.

Ai prêt,

Prêt,

Prêt.

 

Damaret po me kelthasin

 

“Gjak, gjak

Ku je?”

 

Diku duhet te kete vajtur.

Eshte vetem

nje pike

gjak.

 

Ufffffffff

Kjo hapesire………..

Eshte me e madhe nga c’e prisja!

 

Duket si bota,

Teksa rrotullohet,

Ky lemsh ne bark

Qe ndjej.

 

Dicka leviz gjithmone.

 

C’fatkeqesi per lumturine

Kur shijohet duke qare!

 

Me kujtohet dita qe linda!

Mbante ere shi!

Mamaja ime qante

Prej lumturie.

C’fatkeqesi!

 

Ah keto fjale!

 

Mallkuar qofte

qe jane kaq pak!

Te gjithe te flasin duan,

Te tere!

 

S’me mjafton te ndjej.

Dua boten!

S’me mjafton

As bota!

 

Dua te humbas!

 

Rrugeve me gjejne

Gjithmone!

 

 

 

Me lot në sy, Atdheu. Një trup i braktisur nga trutë!

Asnjë trup nuk mund të mbijetojë pa një tru!

Prej shumë kohësh, që në premtimet elektorale, mes atyre broçkullave që thuheshin fill pas ndonjë performance të ndonjë Sinani apo Sinanke, mbaj mend të premtohej rikthimi i trurit në atdhe. E çoç edhe u organizuan nja dy-tre trunjë të riatdhesuar, për krijimin e një strukture që do të thërriste pranë gjirit të plakës, çunat dhe gocat me men’. Të gjithë ata, që pas një jete nëpër botë, euroatlantikonordikokëmbëekokëplot, do të ktheheshin në shërbim të atdheut të tyre fatkeq e të braktisur!

Jam shumë kurioze të di metodën që përdorën ata për ta përmbajtur këtë premtim. Duke u hidhëruar për mungesën totale të transparencës së këtij procesi, nis të supozoj metodologjinë e thirrjes. Apelin e SOS-it. Fushatën e riatdhesimit të trurit nga kurbeti.

Unë do të kisha shkruar një letër:

“I nderuar zoti tru!

Madje, juve jeni aq i nderuar, saqë mund t’ju drejtohemi me titullin e merituar: Mendje!

Shqipëria është duke u kalbur! Është duke u prishur! Është si një trup i paralizuar! I ngecur në llumin e padijes! E bombarduar prej veprave të injorancës! Juve, që jeni aq i zgjuar e i shëndetshëm, rrini që rrini kot në kërkim të një trupi të përshtatshëm për trurin tuaj në kurbet, pse nuk vini këtu, në vendin që ju takon?! Neve ua japim Shqipërinë 1 euro! Merrni ç’të doni nga ç’ka mbetur! Ama vetëm ejani! Ju më vini në funksion trupin dhe unë jam juaji! Është e domosdoshme prania juaj në Atdhe!

Me lot në sy, Atdheu

Një trup i braktisur nga trutë!

Mirëpo, jo! Asnjë fjalë e vërtetë! Asnjë kthim i kërkuar! Asnjë përpjekje! E të mendosh mijëra studentët e punonjësit shqiptarë nëpër botë!?

Tani që po shkruaj, ndodhem në Milano! Para pak ditësh ndodhesha në Paris! Çdo ditë e më shumë më mungon ritmi i Shqipërisë. Kam ardhur me pushime. Megjithatë mendjen e kam te puna. Vendi im më mungon. Gjërat nga e para që duhet të nis. Asgjë s’më bën përshtypje këndej, përveç pastërtisë! Mirëpo unë kam çdo gjë në Tiranë, sepse nuk jam larguar asnjëherë për një kohë shumë të gjatë prej Shqipërisë. Kam jetuar çdo çast të rëndësishëm të këtyre 18 viteve të fundit. Madje, shpeshherë kam qëlluar edhe nëpër vende ngjarjesh. Ia kam marrë dorën kushteve të pamundura. Ia hedh lehtë vështirësive që ndesh. Në vendin tim jam mjeshtre vetë.

Mirëpo, për miqtë e mi studentë apo emigrantë disavjeçarë nëpër Evropë, Shqipëria është një vend pa rregulla, ku vlerat dhe parimet kryesore të njerëzillëkut, pa të cilat ata nuk bëjnë dot më, nuk i ndesh shpesh. Ndaj dhe preferojnë të jenë pjesë e strukturave monotone evropiane sesa nën mrrokullat e ndryshkura të Shqipërisë frenetike! Edhe për një arsye tjetër ama, e cila edhe pse listohet si e dyta, mund të jetë shumë më e rëndësishme sipas meje. Ata nuk ndihen të thërritur prej vendit të tyre. Ata, sigurisht e mendojnë Shqipërinë. Me shumë mall madje. E duan aq shumë sa të mos e kenë fshehur kurrë shqiptarllëkun e tyre. Digitalbet e tyre e tregojnë. Forumet nëpër internet. Numri i madh i klikimeve të gazetave shqiptare. Çdo aromë gjelle shqiptare nëpër apartamente “të jashtme” e rrëfen mallin për atdheun. Por, nuk u mjafton vetëm kaq për të lënë çdo gjë të ngritur me shumë sakrifica në kurbet, e për t’u bërë pjesë e një misioni me fund kaq të pasigurt! Në “ndërtimin e Shqipërisë”!?

Disa prej tyre janë kthyer e kanë nisur punë nëpër administratë shtetërore dhe pas disa kohësh janë hequr nga puna, meqë kishin statusin e të “riut”, për t’u zëvendësuar nga ndonjë teze apo xhajë autokton që gëzonte statusin e “ të vjetrit”. Përveçse rri duarkryq e nuk bën asnjë përpjekje interesante e joshëse për rikthimin e një grupi emancipues shqiptarësh në vend të vet, qeveria e këtyre broçkullave, bën dhe çmos në eliminimin e trurit me pullë fiskale nga tregu i punës! Duke ia lënë ndër grushte, barqeve të mëdhenj e kokave të zbrazura, Atdheun e kontrabanditëve.

Ndërsa për miqtë e mi të saporikthyer, Shqipëria është një vend ku me gjithë prapambetjen popullore, shanset për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt janë shumë të larta. Ata janë të gatshëm t’i durojnë idiotësirat që ndeshin çdo çast, vetëm për hir të së ardhmes. Ama qeveria për ta nuk është aspak më e mirë apo më lehtësuese sesa për të tjerët. Ndaj edhe ata shpeshherë dëshpërohen e tundohen të dorëzohen vazhdimisht. Burokracitë! Alogjizmat! Fshatarëlliku! Mungesa e frymëmarrjes dhe lirisë së të qenit i trishton shumë të gjithë trunjtë që funksionojnë më mirë sesa për këtë trup që iu ka rënë halli t’u përkasin!

Mirëpo, përderisa shoqëria Shqiptare fshihet pas markave, emblemave, identiteteve e damkave perëndimore, duket sikur të gjithë Shqiptarët janë trupa me mendje të re, e nuk vihet shumë re mungesa e rikthimit të shqiptarëve të premtuar! Më shkoi në mend ky fakt, vetëm pasi takova gjithë këto mendjendritur që rrojnë nëpër botë. Ndërkohë, trunjtë e rinj që i besuan këtij “muhabeti”, mbajnë radhën pas të vjetërve. Në pritje të së ardhmes pak më ndryshe, e cila, me këto ritme që ecën Shqipëria , ku favorizohet mungesa e emancipimit, do të vijë shumë vonë!

Dalengadale

dalengadale,

nervi i saj po rrihte,

dalengadale.

dhe koka po ia niste

t’ia tundte trute

pa ze!

 

dalengadale ,

ziente brenda saj

dielli qe i kish hyre  ne trup me pare

e do ta percellonte

pastaj.

 

zien ne gjak!

ngopet ne lot!

 

Daledalengadale

teksa piqej dielli, prej nga ku dilte zjarr,

(hi e shkrumb nder shale)

ne trup te saj,

therjet ia nisen m’u ne zemer.

U shkrydh ne Vaj!

 

 

 

Oiiiiiiiiiiiiiiiiioiiiiiiiiiiiiiiiiioiiiiiiiiiiiiiiiiiii

oiiiiiioiiiiiiiiiiioiiiiiiiiiioiiiiiiiiiiiiiiiiiiioiiii

ooioioioioioioioioioioioioioioioioi

iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

iiiiiiiiioooooooooooiiiiiiiiiiiiiiiiiooooi

 

Na…mos qaj

Do te t’godase turinjve gjithe ky vaj!

( spo te them ty, por po i them asaj)

 

Befas! Ne kembe!

Ajo u ngrit papritmas e nisi te levize.

Me njeren dore nder floke.

Donte te ngulte serish rrenjet

tjekur truve.

Me tjetren, mbronte fytyren

Nga bombat qe leshonte

shiu i vajtimeve

Te saj.

 

Ja kjo ndodhi

Pastaj!

 

Nje milingone!

Nje milingone te vogel  e te zeze

Pa !

kockat po I digjnin

Nga gjithe ai vaj.

 

“Ne vrimezat e tokes do te banoj

Paraparapapaaaa!!!!!” – tha!

 

Nje grope u hap!

Ne zemren e nje copetoke

U ngul fort kemba e saj.

 

Milingonezeeeeeeeee!

Drejtoje per tek nje rrugthine me drite!

Humbet nen dhe’ ajo

sic humbi dhe ne vaj.

 

Ne…. te Shkretet dhe Ata….. Legenat!

 

Ne ,  nuk duam asgje tjeter pervecse kur te duam te dalim, te dalim. Kur te duam te hame te hame c”te na doje zemra. Te shetisim, me kembe, me patina , me bicikleta, me makina, varka, anije , skafe , jachte, etj. Mjetet ajrore tani per tani , as te mos t’i shpiem ne mendje.

Ata, legenat , qe, vete kane kembe vetem per tu fshehur pas paaftesise. Qe patinat u ngjajne si vegla te teknologjise se perparuar e nuk e kuptojne si  perdoren. Qe bicikletat shpresojne t’i perfitojne tek patatinat duke  u deshmuar femijeve shembullin e larte te te jetuarit per hir te Shansit. Qe BMEve,Mercedesave, Tuaregeve, Porsheve “Kajane  etj ua kane cjerre cdo virtyt me kalerimin prej gomerengaresish . Qe e kane therritur vasken varke deri dje.  Qe skafet ua kane nxjerre fytyren e vertete cdo njerit prej ketyre legenave , te cilet e kane bere  pothuajse te pamundur  qarkullimin e cdo mjeti . Njelloj sikur ia kane prere gurmazin deri ne gjysem ketij vendi , duke ia nderlikuar e veshtiresuar keq funksionimin  ketij organizmi cyryk, alias Shqiperi!   Mirepo, per Ne te shkretet, te cilet jemi profesioniste te jetes ne liri te plote veprimi, mendimi, fjale apo QENESIE, eshte shume e trishtueshme , te  behesh gjithe balte neper kepuce e rroba. Te mos kesh dot nje shesh per te qene per patinatoret. Te mos kesh nje rrote vend neper rruget e rrokopujshme shqiptare, sa per nje bicikleteze. Te mos e shijosh dot si zotni e te mos ndihesh aspak me fat e krenar per cilesine e larte e bukurine e automjetit tend superlluksoz. Te kesh gjysmen e trupit ( pozicioni gjeografik I Shqiperise ) ne 2 dete e te mund te kalosh nga njeri det ne tjetrin  vetem nga toka. 

Vazhdimin e ketij artikulli, i cili do te vazhdoje ne Paris,  mund ta lexoni ne Gazeten TEMA, kete te shtune, dt. 06. 09. 2008