FLLUSKË!

Një flluskë
Dua vetëm një flluskë
E brenda të hyj
E të rri

Në flluskë

Dua flluskën ta kem mburojë
Por që unë të strukem
Ajo duhet të shpëtojë
Pa plasur
Shpejt

Dua një flluskë

Që s’merret vesh në është drejt ngjitjes,
Apo drejt rënies.

Dua të hyj brenda flluskës e të mos dukem
Veç unë të shoh

Të pres në mes të flluskës
Shpëtim nga një Hero.

Një flluskë të madhe aq sa unë vetë
Dua
Një flluskë që të mos lodhet kurrë
Nga Mua.

Të rrij e të rrij
Të shoh e të shoh
Të rri ashtu, përpjetë
Të pres për një HERO

Në çdo stinë të vitit
Të mendoj të mendoj
Së në brëndësi të flluskës
Edhë më gjatë do rroj

4 Comments

  1. VAZHDIMI I DUHUR
    “ZONJE E VERBER

    QENIA YTE ESHTE E VERTET SE PER NJE FLUSK KA MBET ,
    DHE KUR TE SHPERTHESH ME NUK DO TE JESH ,
    NE KETE JET DHE UNE TE GARANTOJ SE ESHTE E VERTET ,
    SE PAS KESAJ TI NDERRON JET
    MOJ GOC E TRETUR NE PABESI DHE PLOT FANTAZI ,
    QE NE FUND TE FUNDIT NE BOTEN TJETER,
    PER TE DO TE DHËSH LLOGARI.

    VEPRAT E TUA GJE NUK KANE PER TE DHEN
    VETEM NJE KENAQESI TE SHKURTER
    SE TE GJITHA KETU KE PER TI LENE
    NE BOTEN TJETER DOT NUK DO TI MARRESH
    DHE ATO TE GJITHA NJE DITE
    KAN PER TU SHKATERRU
    SIQ DO TE NDODH ME QDO GJE QE NE KETE BOT ZOTI KA KRIJU.

    ATE DITE NE DO TE NGJALLEMI
    NE RADHE DUHET ME PRIT
    PER TI DHEN LLOGARIT E VEPRIMEVE TONA
    PER TE CILAT ZOTI DO TE NA SHPERBLEJ , DENOJ DHE MESHIROJ
    SEPSE TE GJITHE NE XHENETIN (PARAJSEN) DESHIROJM
    PO AJO KREJT VARET A E MERITOJM

    SHPRESOJ QE DO TE KUPTOSH ATE GJENE QE BOTA TJETER EKZSTON

    INSIPIRIMI NGA VEPRIMET E TUA NE EMISIONIN “TOP SHOW” (tema: PAS VDEKJES) ,PERKATESISHT IRONIA JOTE DHE PAQARTESIA E REALITETIT RRETH REALITETI TE BOTES TJETER

  2. per anonimin parafoles : koment/poezi me pa lidhje nuk kisha lexu nai here, nqs nuk kupton ca shkruhet, me mire mos shkruj fare.

  3. per komentin parafoles, nuk ke lexuar ndonjerehre poezi pa lidhje? Pse ato te shakut qenkan me lidhje?

  4. Poezia eshte mjaft domethenese ne vetvehte ,ne mesazhin qe ajo ndermjeteson ne ate jete boshe Shqiptaresh parazite ,te cilet nuk bejn asgje per te ndryshuar ate Bote ,e kte jo vetem me vepra por as me mendime . Eshte vertet per te ardhur keq kur shef se sa i pashpres eshte ai shpirt shqiptari per te ndryshuar, konceptet e jetes ,te kuptuarit e ksaj Bote pse jo dhe vet filozofine e jetes . /

    Mendoj se autorja nuk duhet te shqetesohet nga komentet e ndryshme qe “bien ktu” nga diku , duke dit se jan te pranishem gjithandej sot e i ngjajn me shum fenomenit te nji Plasje Tollumbace te mbushura brenda me ajer . Sekur te shifnin te gjith ate Bote me syt e nji Poete , me siguri gjerat do ishin shume me ndryshe se net’vertet sot jane .


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s