CMENDURIA

Cmenduria eshte gjaku I detit
Gabimi I mbretit
Lotet e te shkretit

Cmenduria eshte rrezja e drites
Driteza e frikes
Qe fshihet pas trupit
Tend

Cmenduria eshte rritja e thonjve
Braktisja e trupit
Ne kalbje pa dhembje
Ne njolla pa goditje

Cmenduria eshte rruaza e manget
E nje gjerdani te shkulur
Prej qafes se ngulur
si nje tabele qe udheheq rrugen drejt saj
drejt Cmendurise

E cila eshte peshtyma nen qiellze
Gjuha e thartuar
Myku nen dhembe
E neper gishterinj
Ne kembe

Cmenduria eshte bishti mbi koke
E syte mbi bisht
Kthyer nga qielli
I boshatisur nga miliona shikimet e atyre qe si ti
Jane te cmendur
Me cmenduri!

Cmenduria eshte cdo zhgarravine e jotja mbi leter
Mur , dru apo send
Zhgarravinat mbi lekure jane cmenduri

Cmenduria eshte cdo dhembje qe lihet te dhembe
Vetem qe te zgjase edhe pak
cdo kenaqesi.

Advertisements