Zeri I Shtyp(es)it.

Zeri i Shtyp(es)it njofton Pop’llin se kujdesi I KryeDoktorit per mbajtjen larg nga virusi I DERRIT pop’llin e vet, e shtyu te rrethoje me polici , shirita e c’te mundte te gjithe Bulevardin Deshmoret e kombit, me rastin e vizites se Kryeministrit Grek Karamanlis.
Zeri I shtyp(es)it njofton pop’llin se, gripi I derrave mund te hyje nga cdo shtet fqinje, por alarmet me te fundit jane degjuar ne Greqi. Ndaj dhe KryeDoktori dhe ndihmesit e tij, qe te mund te mbronin pop’llin nga nje virus parazgjedhor, I cili mund te vinte ne rrezik zgjedhjet e lira dhe te ndershme, I mbajti larg zones se rrezikuar te gjithe ata qe ne qender te Tiranes jetojne, punojne, qarkullojne, duke arritur te realizoje me sukses nje reforme te jashtezakonshme. Reformimin e sistemit imunitar te pop’llit Shqiptar.
Zeri I shtyp(es)it njofton se pop’lli duhet ta falenderoje njemije here KryeDoktorin per strategjine e tij gjeniale e cila pati per qellim te saj antaresimin ne Organizaten e Luftuesve te Gripit te Derrave qe menjehere pas antaresimit ne NATO, (pas sigurimit te Lirise, )u sigurua edhe imuniteti pop’llit dhe KryeDoktori kesisoj, realizoi nje tjeter reforme te suksesshme per pop’llin. Me trashjen e lekures nga pluhuri I rrugeve ( ku na u desh te gjitheve te ecim per t’I shpetuar humbjes se kohes dhe stresit neper trafik) , nepermjet bllokimit te frymemarrjes nga smogu, me humbjet e kohes dhe me menyren perbaltese me te cilen KryeDoktori ndoqi strategjine e tij te parandalimit te Gripit te Derrit , me rastin e ardhjes se homologut te tij nga Greqia , arriti te shtoje ne AXHENDEN e sukseseve te qeverisjes se TIJ edhe shnderrimin e pop’llit ne nje komunitet me imunitet te larte ndaj padrejtesive institucionale, administrative , kombetare, shoqerore dhe politike. Me rastin e vizites se Karamanlis, ky popull u vulos perpara gjithe botes si I paprekshem, I pandjeshem, I pakercenuar, I padenje dhe I pazot.
Gjithashtu, zeri I shtyp(es)it njofton pop’llin se prioriteti me I afert I KryeDoktorit do te jete reforma ne sistemin ushqyes. Te gjithe pop’llit , pasi te kete perfunduar me sukses pajisja me kartat e identitetit, do tu instalohet ne vend te stomakut nje serbator I cili do te ndahet ne nafte , benzine dhe gaz , ne menyre qe te mundesohen pagesat e taksave nga te gjitha e shtresat e shoqerise, qe te justfikohet me fjalen : USHQIM rritja e cmimit te karburantit, qe te kete shitje sa me te larte te karburantit I cili po shnderrohet ne market uji nga shpeshtesia e pranise kudo. Kesisoj ndihmohet dhe biznesi vendas, e shume te mira te tjera qe pop’llin me system imunitar te reformuar do ta shnderrojne ne te gatshem te perballoje cdo gje. Kjo reforme synohet menjehere pas fitores se zgjedhjeve te 28 Qershorit nga KryeDoktori. Zeri I shtyp(es)it njofton te gjithe pop’llin se prioriteti I tij gjate mandatit tjeter do te jete antaresimi I Shqiperise ne Planetin Mars!

p.s zeri I shtyp(es)it premton se gjate mandatit tjeter do t’ju dhuroje te drejten qe te reklamoni mbi trupin tuaj marken e “karburantit” me te cilin ushqeheni. Ne kete menyre juve, duke bere reklame per USHQIMIN tuaj do te mund ta paguani me lire. Per pop’llin, zeri I shtyp(es)it!
zerrrrrii

Advertisements