October 22, 2011
Categories: Uncategorized . . Author: inidagjata . Comments: Leave a Comment

Le ta nisim ditën e nesërme kështu: Të zgjohemi nga zhurma e komshiut që ndërton ndonjë gjë pa jeje të lejuar, të lahemi me kanoçe ose shishe ose ujë depozite, ose ujë me orar, të marrim rrobat që kemi var te kablli tensionit apo i telefonit, të hekurosemi, të parfumosemi dhe të shkelim mbi qese, kartona, kanoçe, letra, hekur, daulle, dokumenta, pluhur, rrënoja,gropa, dhe, baltë, llucë, arka birre, plastikërira , qelqurina, etj etj. Derisa të kemi mbërritur në punë. Të kemi hapur fejsbukun dhe të kemi shkruar ” Një ditë të mbarë të gjithëve” dhe le të nisim menjëherë nga puna. Të lexojmë dallaverin e parë, i cili ka të bëjë me një femër të njohur, të bukur, të talentuar, të pambështetur, që pret të bëhet nënë dhe që nuk e pati të lehtë jetën deri në çastin kur befas humb dhe bashkëshortin dhe , le të nisim diskutimin me koleget:
E mi se vetë e pati fajin , çí duhej asaj të bënte zgjedhjet që bëri në jetë? Nuk e merrte dot me mend ajo se kjo do ndodhte? Ajo ia mori asaj që ia kishte marrë asaj që ia kishte marrë asaj e kshu me rradhë…………..le të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë 8 orarëshit. Duke , jo vetëm mos bërë punën që duhet të bëjmë, por edhe të bëjmë punën e kujt s´duhet të bëjmë. GJYKATëSIT! Duke mos menduar për asnjë çast që përgojojmë padrejtësisht njerëz të cilët përveçse shohin vetëm punën e tyre, jetojnë edhe një dramë të madhe. Duke ia bërë barrën tjetrës edhe më të rëndë edhe më të vështirë. Duke e fajësuar për jetën e saj. Për atë që i përket vetëm asaj. Duke e shndërruar dallaverin tonë në tragjedi edhe më të madhe se ngjarja që e ka përfshirë atë. Por nuk bëhet fjalë këtu vetëm për dikë. Këtu bëhet fjalë për femrat në kët vend. Sidomos kur ato janë publike dhe trajtohen si kronikë rozë edhe kur mbi to ka ndodhur gjëma.
Por jo, një dallaver në 8 orarësh nuk mjafton. E si do ti justifikonim ato orë plot lloqe nëse nuk do të ishin fejsbuku e bloge të tjera ku të gjithë i urojmë ditë, javë, muaj e vite të mbara njëri tjetrit duke mbllaçitur plot vrer mbi femra që fatkeqësisht hyjnë në gojët e kujtdo pa vullnetin e tyre. Por thjeshtë sepse të gjithë ua dinë historitë, ngaqë bota nuk ngopen kurrë së foluri edhe gjatë 8 orarëshit të gjumit madje.
Dallaveri i dytë: Një tjetër femër , 15 vjeç e cila pretendon se është dhunuar seksualisht nga pedagogu i saj 45 vjecar , qysh kur ajo ka qenë 11 vjeç duke rrëfyer se marrëdhëniet e tyre seksuale kanë qenë formë shantazhi që profesori bënte ndaj saj , duke e kërcënuar me përjashtim nga shkolla . Njëkohësisht e akuzuar për shantazh , orgjira dhe kurvërira nga pedagogu i saj . Dhe, meqë ne si GJYKATëS pa portofol, nuk na rrihet pa gjykuar, ndëshkojmë vajzën , nënën , babain dhe familjen e saj dhe lexojmë plot ëndje nëpër revista si hero , shembull e model, pedagogun , lakuriq , me gruan lakuriq dhe me dy fëmijët e tyre lakuriq nën tituj të tipit : Ja se si më futi në kurth 15 vjeçarja që unë kisha vendosur të përjashtoja nga shkolla kur mora vesh se bënte orgjira me filanin e fistekun . Ku flet edhe për libra me orgjira fëmijësh dhe ëndrra pornografike mes nxënësve të tij , të mirëbesuar nga familje të profileve të ndryshme shoqërore. Me bindjen e thellë se fëmijët nga ai do mësojnë të jenë aktorë të mirë, shkrimtarë e këngëtarë .
Dhe pas kaq vitesh mes fëmijësh, ky pedagog që edhe lakuriq e gjen nëpër kopertina revistash me tituj profesionalë, pas 8 vitesh drejtues i një shkolle arti fëmijësh , publikon një libër pornografik ku gjasme “nuk” flitet për nxënësen e tij 14 vjecare.
Dhe nisim dialogjet me koleget : Jo mi ti po janë prish fare gocat e vogla. Shih ça bëjnë ëëë. I shkon mëndja deri tek orgjirat. Deri tek shantazhet. I shkreti burrë. Ajo, ajo, ajo e ka fajin. Spërdridhen mi kto tvoglat, ska faj ai………….etj etj etj duke harruar se flasim për një FëMIJë!
Neveri! Neveri më vjen nga kjo shoqëri që në vend të bëjë punën e vet, pra të punojë për një shoqëri më të mirë, i plotëson 8 orarëshet duke drejtuar gishtin nga të tjerët. Duke mbajt qëndrime. Duke bërë moral. Duke uruar ditën e mbarë fejsbukut dhe ditën e zezë femrave që presin të bëhen nëna dhe fëmijëve që presin të bëhen gra. çfarë shoqërie! Sa e neveritshme të rrosh e të vdesësh në këtë shoqëri që çdo 8 orarsh e zhyt edhe më në llum veten e vet!
Ta marr
E ta ruaj
Si mish
të huaj
Në trup
Ta ruaj
Këtë send
Këtë objekt
Këtë mall që më pret
Të bëhet
malli im
Pra të jetë hall
Ngarkim
Shkarkim
Shkëmbim
Shërbim
Shqetësim
Shpërblim
Shpartallim
Material
Është material
Ky peng që më mban peng
Të vlerës së vet
TË MIAT
Tullat
Llaçi
Balta
Dheu
Toka
Lumi
Deti
Një liqen
Më i madh se një
oqean
Dhe shiu pik pik pik
Pushton gjithësinë
Me ushtarët e tij!
Duhet ta ruaj xhaketën
Se mos më laget!
Se mos më bëhet qull nga shiu
Xhaketa me gëzof ariu
Që paskëm veshur sot!
Mantelin e hekurt
Do ia vesh gjithckasë
Të mos e cpojë dot kurrë
Asgjë tjetër.
Veçse njeriu
Veçse njeriu
Me lëkurë pa qime
Të lëmuar
Të butë
Të lyer
Përlyer
Në llaç industrial
Titulluar “ KREM”
Edhe sot pa mburojë paskëm dalë ?!
Me ngulin çengela në sy
Më tërheqin me zinxhirë zvarrë
Më bëjnë fërtele
Më grijnë në asfalt
Gëzofi i ariut ku jam fshehur
tërheq gjahtarët pranë
Skllevërit e tregut
Të tregut të lirë
Pa fre
Me zinxhirë të hekurt
Lidhur natyrën
Tashmë është CIRK
çdo copë e saj
Barkun
E natyrës
E kanë bërë të pjellë
Gjithçka tjetër
Asgjë të re
Prej mitrës së saj
Të kanë mbarsur me shkallmime
Moj natyra ime!
Ruaje , ti ruaje llogarinë bankare
Gjithmonë e më shumë pare
Pare, pare, pare
Pare k’nej
Pare anej
Pare veni
Pare të jashtme
Pare pare pare pare
Letër letër letër
Edhe një pemë tjetër
Bam bam bam
Sopatën e kam elektrike.
Elektronike
Teknologjike
Mos ma merrni sharrën e telekomanduar
Ka miliona pemë që duhen sharruar
Që t’i shesim
Natyra
Me ngjyra
Ka vdekur
Tani ka edhe më shumë ngjyra
Nëpër natyra
Të vdekura,
Sesa
Natyra e vjetër
Që printohet
Me cilësinë më të lartë
Se vetë natyra
Pa ngjyra
E vdekur
Që printon në letër
Me një kolorit tjetër
Të vërtetën e thënë ndryshe
Të veprave të saja.
Disa ekzistenca janë planete!
Disa të tjerë janë botë më vete!
Të tjera ekzistenca janë gjithçka tjetër!
Gjithçka me ngjyrën e vet
çdo ngjyrë është tjetër
Gjithçka është një pafundësi
Vetesh
Vetvetesh
Vetë dijesh
Veprimesh
Një hiç i mbushur me gjithcka
Që mund të kthehet edhe në një zbrazëtirë të shkretë
Të mbushur me boshllëk
Shumë shpejt
Sepse e hamë , ne e hamë
Ne hamë
Ata hanë
Ajo ha
Të gjithë
edhe gjithçkaja
Do të ushqehet me diçka
Edhe asgjëja
e shkretë !
Përfundon
Një ditë përfundon gjithçkaja
Dhe gjithçkaja të gllabëron
Në asgjënë e vet!
Le të peshkojmë
Peshku nuk na shërben në det
Por në tigan
Më mirë
Ta djegim shpejt
Edhe këtë zog të gjorë
Ta bëjmë përshesh këtë botë
Nga çdo tjetër gjallesë
Sepse , për besë
Tani që po të shoh në dritë
Do të t’i kisha ngrënë sytë
Po të mos e dija se nuk ka më të mirë se syri i peshkut
Po të mos e dija me siguri se nuk ka më mirë se mishi i tij
Mishi i një peshku të freskët
Të sapo peshkuar
Nga ky trup njeriu, i ushqyer
Me mish e sy peshku
Të stërpjekur
Nëpër furra
Me korrent. gaz
Të ngrirë nëpër frigoriferë
Të transportuar me automjet, aeroplanë etj.
Nga deti në det
Peshku i shkretë
Që do të nisë të harrojë të notojë
E do të dalë prej detit vetë e do të na përplaset nëpër pjatë
Gati për të qenë një ushqim i mirë
E i denjë për barkun që e ha
Do të vijë vetë
Dhe peshkimin do ta harrojmë si sport
Peshkimin , ah …peshkimin…..
Do ta harrojmë shumë shpejt!
Fëmijët?! Cilët fëmijë ?!
Tanët , tanët!
Të kujt? Kush flet aty me gjuhë njeriu?!
Njeriu pra, njeriu jam!
Akoma flitke ti?! Akoma u thokërka diçka?!
S’paska marrë fund çdo kuptim?!
E ruaj , e ruaj për në fund
Veten si ëmbëlsirë
Pas vaktit tim të tretë
Në këtë jetë
Të pamëshirë
që po mbaron
Shpejt!
Në dritë
Të gjitha në dritë
Gjithçka
Në dritë
Në dritë
E zeza në dritë
Është sterrë
E zezë
Në terr
Është vetë vetja e vet.
Një kangur në bark të nënës
Së Tij.
Në dritë
Gjithçka
Ka përmasën e vet
Formën e vet
Ngjyrën e vet
Ka.
Në terr ka vetëm aroma
Dhe fjalë
Prekje
Dhe plot
Errësirë.
Në dritë,
Sapo më çanë në bark
Mëlçia më doli
në dritë
Dielli shkëlqente
Mëlçia shpërthente
Si thikë ia ngulte rrezet
Zemrës së saj
Le të dalë në dritë
Gjithçka!
Në dritë shohin me lehtësi
Sytë.
Ky diell
Ah,
Kjo rreze,
Po m’i ther kockat
Po m’i nxjerr sytë
Po më ha veshët
Po më gërryn
Kjo dritë
Kjo rreze
M’i veshi sytë
Oh dritë më lësho,
S’më mbet më asgjë.
U fika tërësisht,
Kur u përplasa me ty.
Kjo shfaqje po zgjat
Dhe unë s’mundem më
Në terr dua të strukem
Të jem veç një zë
Një aromë
e djegur
Ah shpina,
Në terr
Diçka
Ther
Kush ?
Pse?
Kush është atje?
Frikë frikë
Një tjetër thikë
Një tjetër majë
E mprehtë
Ther
Pik pik pikëllimi
Rëndë rëndë po marshon
Drejt drejt drejt drejtimi
Mua më pushton
Më rrotullon në duar
Më prek me gjuhë
Më shtyp me këmbë
Dhe nuk ndalon
Iriq jam
Qimet kam përpjetë
Kruspull
Vetëm kjo më ka mbet’
Rrotull rrotull rrotullohem
Majat e lëvozhgës mpreh
Larg larg larg largohem
Në rënie të lirë ,
Fle
Në rënie të lirë zgjohem
Në rënie në rënie në rënie jam
Liria është e vetmja poltronë që më mban
Gishtërinjtë si flatra i hap
Tokën përmjer dhe pështyj
Po bie mbi ty
Mbi ty
Në rënie të lirë
Në hapësirë
Dhëmbët gëlltis
Të mos i thyej
Këmbët mbledh
Kurrizin përthyej
Kokën e thith me mushkëri
Zemrën e ngec në vend
Në rënie të lirë jam lëshuar
Dhe koha shpejt rend
Rend, rend
Shtrëngoj çdo fije muskul
Shpirtit t’i bëhem dyshek
Në rënie të lirë jam lëshuar
nuk dua të vdes
S’du me vdek.
O zogj më mbani
Po bie
O degë më kapni
Mos vritem
O kohë ndaloje pak vrullin
Goditje ji e butë!
Oh, nuk ka fjalë shpejtësia
Ka vetëm një rrugë për atje
Kjo pesha e supeve të mija
Po më fundos në dhe’
Kujdes !
Brinjën mos thyesh
O peshë!
Frymën ta mbash
dëgjon
Kockat mos t’u bëfshin
Përshesh!
Lëshoma fytin
Tek unë mos u ngjesh!
Çliro një vullkan o Mëma Tokë
Të më ngresh sërish përpjetë
Që të zgjas dhe pak në ajër
Mëmë,
Bëma pak më të lehtë!
E di, tamam atëherë kur dicka dhemb
Vetëdija se ajo është dhembje
Të tremb
Më shumë se dhembja vetë!
E di, tamam atëherë kur e di mirë, me siguri të plotë, e ndjen , e prek , e zotëron me trup
se ndodhesh shtrirë në shtrat,
pikërisht atëherë ndjen se
të rrëshket këmba nëpër shkallë.
atëherë bucet alarmi.
paniku I zi
feston
Sonte peshkuam disa mendime
Të cilat teksa shkuleshin prej trurit
Përpëlitën bishtat në grahmën e fundit të jetës
Shkundën cdo pikë neuron
E na vdiqën në duar
E di, mbase nuk do të kish qenë dhe kaq e lehtë
Vdekja e mendimit
Në rast se ne nuk do të kishim qenë peshkatarë profesionistë
E di, sot grepin shpeshherë doja ta fusja në gojë
Nuk di pse ai karrem më bënte zili
Sot
Mendimi vdes shumë shpejt
S’duron asnjë sekondë
Nëse e peshkon me grepin e harrimit
Një vend plot me jetë
Një vend bosh nga jeta
Një vend plot me jetë
Një vend bosh nga jeta
Një vend plot me jetë
Nesër dalim për kismet
Se mos gjejmë ndonjë variant modern
Të pritjes duarkryq
Që gjërat të ndodhin vetë
Të shohim nesër
Ecim
Marrim dhe ushqim
Ta djegim dhe një ditë
Ktë vend ta bëjmë
Harrim!
Bosh
Një vend bosh nga jeta
Pushim
Nesër më mirë
Pushojmë!
Një flluskë
Dua vetëm një flluskë
E brenda të hyj
E të rri
Në flluskë
Dua flluskën ta kem mburojë
Por që unë të strukem
Ajo duhet të shpëtojë
Pa plasur
Shpejt
Dua një flluskë
Që s’merret vesh në është drejt ngjitjes,
Apo drejt rënies.
Dua të hyj brenda flluskës e të mos dukem
Veç unë të shoh
Të pres në mes të flluskës
Shpëtim nga një Hero.
Një flluskë të madhe aq sa unë vetë
Dua
Një flluskë që të mos lodhet kurrë
Nga Mua.
Të rrij e të rrij
Të shoh e të shoh
Të rri ashtu, përpjetë
Të pres për një HERO
Në çdo stinë të vitit
Të mendoj të mendoj
Së në brëndësi të flluskës
Edhë më gjatë do rroj
Pik..Pika pika do të derdhem poshtë
Si ti këtë natë
O shi
Si ti
Këtë natë.
Gropëzat, gropëzat e dheut do të lag me lot’t e mi këtë natë
Kështu si ti që derdhesh me furi dhe qull tokën e thatë
cpuar nëpër të
nga gropëzat e dheut
ku hyjnë lot’t e mij
Në këtë natë plot shi.
Kohën ta kam falur jetë.
Nga koha po heq dorë, vetë!
Ajo më mbante peng të saj!
Ndaj dhe nisa ta lag tokën me lotët e mij
E pakohë në tërëkohësi , duke numëruar lotët që humb duke qarë!
Po të mos kish qenë për shiun që mbi ne bie këtë natë
Edhe më gjatë do të kisha qarë
Megjithëse duke humbur shumë nga lotët e mij
Tokën doja ta mbushja plot me ujë teksa e shihja ashtu, të tharë!
Back to Paradise!
To the dear
Skinny mellow face
Little girl
That had just one goal in mind
Growth
Back to paradise
Where was given birth
To the long lasting dreams
To the dear red lips
Colored in brown
To the dear brown hair
Dyed in red
back to paradise
Back to paradise
To the great home
With only one small issue
Its surface
To both my parents
That suddenly after noticing my sex
Lost me
In a rush
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise
Because there’s no other place in my mind
Where I belong
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise
To admit to all my past mistakes
That I’m still who I was
Ready for the same wrongs
As in the past
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise
Its been a few that my voice is loud
And I already know
That I don’t need much time
To be wrong
In life
Back to paradise
Paradise
I want more and more to shout
Back to paradise.,
to paradise
Back to pradise
To the dear lips still not thinned by smoking
back to paradise
To the dear legs still not ruined by walking
back to paradise
To my dear eyes
That just wanted to look
back.
Where I saw what there was
And not what I wanted to get
Back to paradise
To the little little girl
Now, I believe in angels
Back to paradise
Because I know just more than nothing
I don’t want to know about more
Back
back to paradise.
Back to paradise
Where there’s no need of light
I explode from light
Back to paradise,
To paradise
Back to paradise
Back to paradise
Back to paradise
To the formula that created me
Back
Back to paradise
I have no other place to go
And no more places where to hide
And so I shout
Back to paradise
Back to paradise
To parajse.
Back to paradise
Where all the paths have exits
And no entrances
Back to paradise
I shout
I shout
I shout
Paraaaadiiiiceeeeeeeeeeeee
Back to Paradise!
Away from the earth of NOTHING
Away from the rain
Away from the dust
To the NOBODY
Back to paradise!
To the still life
To the poor still life
Back
Where I played with a king
A bird and a poet
Back to paradise!
Back !
After a life away
I want to turn back
My toys have disappeared
In the city
And I want them back
Back to paradise!
To the dear map of the world
Over which the borders of the earth were
Sketched in black
Back back back
To paradise.
To the paradise of East
To the paradise of the nevercoming
West!
Back
Back
To the trees occupied by nests
To the times when I could die for
One pair of flags
To paradise
I want to turn
Back
Completely absorbed by the clouds
To paradise
Back!
Back to paradise!
Back to paradise
To the cat under the table
To the unforgettable English book
Essential!
A je ne Metro ti?!
Apo s’te behet vone se si jetohet ne qytetin tone?!
A je ne Metro ti?!
Apo s’e ke kuptu
se qyteterimi ka ardh deri ketu?!
Metropolitan Show(s)the truth
per cfare qytetin e ka bere katun!
Metropolitan Show(s) the best
per cfare katunin e ka bere qytet!
Ti ke makine, celular, ke internet
ke plot asfalt por s’ke qytet!
A je ne Metro?!
A je ne Metro ti?!
2 x
Do mesojme anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht, do mesojme spanjisht, kinezce , japonisht
Ti themi te gjithe botes,
ne gjuhe te vet
se jemi ne Metro dhe jo ne nje Qytet.
I am ne Metro
Ich bin ne Metro
Estoy ne Metro
Je suis ne Metro
A je ne Metro ti?!
A je ne Metro ti?!
2 x
Do mesojme myslimanisht
do mesojme katolikisht
do mesojme ortodoksisht
do mesojme budisht
Une jam ne Metro, Une jam ne Metro!