Me lot në sy, Atdheu. Një trup i braktisur nga trutë!

Asnjë trup nuk mund të mbijetojë pa një tru!

Prej shumë kohësh, që në premtimet elektorale, mes atyre broçkullave që thuheshin fill pas ndonjë performance të ndonjë Sinani apo Sinanke, mbaj mend të premtohej rikthimi i trurit në atdhe. E çoç edhe u organizuan nja dy-tre trunjë të riatdhesuar, për krijimin e një strukture që do të thërriste pranë gjirit të plakës, çunat dhe gocat me men’. Të gjithë ata, që pas një jete nëpër botë, euroatlantikonordikokëmbëekokëplot, do të ktheheshin në shërbim të atdheut të tyre fatkeq e të braktisur!

Jam shumë kurioze të di metodën që përdorën ata për ta përmbajtur këtë premtim. Duke u hidhëruar për mungesën totale të transparencës së këtij procesi, nis të supozoj metodologjinë e thirrjes. Apelin e SOS-it. Fushatën e riatdhesimit të trurit nga kurbeti.

Unë do të kisha shkruar një letër:

“I nderuar zoti tru!

Madje, juve jeni aq i nderuar, saqë mund t’ju drejtohemi me titullin e merituar: Mendje!

Shqipëria është duke u kalbur! Është duke u prishur! Është si një trup i paralizuar! I ngecur në llumin e padijes! E bombarduar prej veprave të injorancës! Juve, që jeni aq i zgjuar e i shëndetshëm, rrini që rrini kot në kërkim të një trupi të përshtatshëm për trurin tuaj në kurbet, pse nuk vini këtu, në vendin që ju takon?! Neve ua japim Shqipërinë 1 euro! Merrni ç’të doni nga ç’ka mbetur! Ama vetëm ejani! Ju më vini në funksion trupin dhe unë jam juaji! Është e domosdoshme prania juaj në Atdhe!

Me lot në sy, Atdheu

Një trup i braktisur nga trutë!

Mirëpo, jo! Asnjë fjalë e vërtetë! Asnjë kthim i kërkuar! Asnjë përpjekje! E të mendosh mijëra studentët e punonjësit shqiptarë nëpër botë!?

Tani që po shkruaj, ndodhem në Milano! Para pak ditësh ndodhesha në Paris! Çdo ditë e më shumë më mungon ritmi i Shqipërisë. Kam ardhur me pushime. Megjithatë mendjen e kam te puna. Vendi im më mungon. Gjërat nga e para që duhet të nis. Asgjë s’më bën përshtypje këndej, përveç pastërtisë! Mirëpo unë kam çdo gjë në Tiranë, sepse nuk jam larguar asnjëherë për një kohë shumë të gjatë prej Shqipërisë. Kam jetuar çdo çast të rëndësishëm të këtyre 18 viteve të fundit. Madje, shpeshherë kam qëlluar edhe nëpër vende ngjarjesh. Ia kam marrë dorën kushteve të pamundura. Ia hedh lehtë vështirësive që ndesh. Në vendin tim jam mjeshtre vetë.

Mirëpo, për miqtë e mi studentë apo emigrantë disavjeçarë nëpër Evropë, Shqipëria është një vend pa rregulla, ku vlerat dhe parimet kryesore të njerëzillëkut, pa të cilat ata nuk bëjnë dot më, nuk i ndesh shpesh. Ndaj dhe preferojnë të jenë pjesë e strukturave monotone evropiane sesa nën mrrokullat e ndryshkura të Shqipërisë frenetike! Edhe për një arsye tjetër ama, e cila edhe pse listohet si e dyta, mund të jetë shumë më e rëndësishme sipas meje. Ata nuk ndihen të thërritur prej vendit të tyre. Ata, sigurisht e mendojnë Shqipërinë. Me shumë mall madje. E duan aq shumë sa të mos e kenë fshehur kurrë shqiptarllëkun e tyre. Digitalbet e tyre e tregojnë. Forumet nëpër internet. Numri i madh i klikimeve të gazetave shqiptare. Çdo aromë gjelle shqiptare nëpër apartamente “të jashtme” e rrëfen mallin për atdheun. Por, nuk u mjafton vetëm kaq për të lënë çdo gjë të ngritur me shumë sakrifica në kurbet, e për t’u bërë pjesë e një misioni me fund kaq të pasigurt! Në “ndërtimin e Shqipërisë”!?

Disa prej tyre janë kthyer e kanë nisur punë nëpër administratë shtetërore dhe pas disa kohësh janë hequr nga puna, meqë kishin statusin e të “riut”, për t’u zëvendësuar nga ndonjë teze apo xhajë autokton që gëzonte statusin e “ të vjetrit”. Përveçse rri duarkryq e nuk bën asnjë përpjekje interesante e joshëse për rikthimin e një grupi emancipues shqiptarësh në vend të vet, qeveria e këtyre broçkullave, bën dhe çmos në eliminimin e trurit me pullë fiskale nga tregu i punës! Duke ia lënë ndër grushte, barqeve të mëdhenj e kokave të zbrazura, Atdheun e kontrabanditëve.

Ndërsa për miqtë e mi të saporikthyer, Shqipëria është një vend ku me gjithë prapambetjen popullore, shanset për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt janë shumë të larta. Ata janë të gatshëm t’i durojnë idiotësirat që ndeshin çdo çast, vetëm për hir të së ardhmes. Ama qeveria për ta nuk është aspak më e mirë apo më lehtësuese sesa për të tjerët. Ndaj edhe ata shpeshherë dëshpërohen e tundohen të dorëzohen vazhdimisht. Burokracitë! Alogjizmat! Fshatarëlliku! Mungesa e frymëmarrjes dhe lirisë së të qenit i trishton shumë të gjithë trunjtë që funksionojnë më mirë sesa për këtë trup që iu ka rënë halli t’u përkasin!

Mirëpo, përderisa shoqëria Shqiptare fshihet pas markave, emblemave, identiteteve e damkave perëndimore, duket sikur të gjithë Shqiptarët janë trupa me mendje të re, e nuk vihet shumë re mungesa e rikthimit të shqiptarëve të premtuar! Më shkoi në mend ky fakt, vetëm pasi takova gjithë këto mendjendritur që rrojnë nëpër botë. Ndërkohë, trunjtë e rinj që i besuan këtij “muhabeti”, mbajnë radhën pas të vjetërve. Në pritje të së ardhmes pak më ndryshe, e cila, me këto ritme që ecën Shqipëria , ku favorizohet mungesa e emancipimit, do të vijë shumë vonë!

3 Comments

  1. Degjo Inida!Sa u revoltova me mungesen e politeses,aq u nxeha me veten time,se kompjuteri im,sa klikoja per ty,tak dhe me bllokohej.Se fundi,iu ktheva nje tjetri dhe po te shkruaj;
    E kam ndjekur”bredhjen”tuaj Evropes dhe te kam zili qe ben nje jete dinamike.Une,perkundrazi:jam si uje i ndenjur.Epo made in plak!Je e justifikuar per vonesen(po verejtje pate,s’eshte se te theva noten ne sjellje!),por me qe je e”bredhur”,dikush(i mencur,sigurisht!)ka thene per kohen:”Gjithmone ankohemi se kemi pak kohe,por e jetojme ate sikur e kemi me teprice”.Sidoqofte,as qe njoh zemerate.Por,per ta thene trroc,mosmirenjoihja me jep stres.
    Sado i “inatosur”,une i kam ndjekur shkrimet e tua.Dhe je po ajo:i ve pikat mbi i dhe nuk fut koken ne rere si struci.Nje shpirt altruist dhe kryengrites i tille do te jete.Dhe ky qendrim te lartesone edhe si krijuese,por dhe si njeri.Ca me shume si femer.Kur them keshtu,marr parasysh guximin tend qyetetar duke e vleresuar krahasuar me rrethanat.Se ti jeton atje.Dh ky guxim do te quhej si i tepruar nga kokat e nxehta qe duan qilizem.
    Per poezine.Une terthorazi vija ne dukje:”Mos tento te shkruash aq gjate (sidomos ne poezi)se lexuesi i sotem eshte shume pervers.Tani bien te tjera boria dhe nuk ka kush nge qe te qendroje gjate mbi shkrimet e tua.Poete te medhenj e kane ditur me kohe kete dhe,kur u jepnin keshilla te rinjeve,rrekomandonin qe poezia te jete e shumta tek 20-25 rreshta.Mos shiko nje lexues skrupuloz(ta zeme si puna ime qe vetem lexoj,se nuk kam cfare bej tjeter?!),por per nje lexues masiv se te tille e ke poezine:si nje mesazh per lexuesin!
    Perqafime reciproke!
    Po me shkrove,ki parasysh qe e-maili im eshte ivalid prej kohesh dhe verejtjet i pres tek blogu im.
    P.S.Po deshe te ceplendisesh,kur kohen ta kesh me nge,vec ketij blogu,mua me gjen ne dy blogje te vjeter:penaevjeter.blogspot.com dhe penaevjeter.wordpress.com
    Cdo verejteje e prres tek perparimhysi.shqipo.com
    Perqafime prej gjyshi
    Perparim Hysi,18 shtator 2008

  2. Jeni mjaft simpatike ne ate shprehje sociale angazhuar .Pergezime (Zhak) .

  3. Ne lidhje me temen , nuk mendoj se vertet Shqiperia vertet vuan per tru edhe sepse nji pjes e qytetarise se saj u zhvendos nga vendi ..sepse Tru mendoj un ka pambarim ne Shqiperi …por ajo qe mungon mendoj un eshte gjaku..gjaku e dinjiteti per te reflektuar se je vertet qytetare e Shqiptare , sidhe solidariteti per te .


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s