Allbancki Pasosh!


Inida Gjata Zhaku (Panorama 5.5.2008)

Policja e kufirit, e cila mbllaçiste një derr-o çëmçakiz, pasi më kish dhënë një buzëqeshje paraprake, falë fytyrës sime …”stil europian”, shtrembëroi buzët e vrenjti vetullat kur i drejtova pasoshin tim Allbancki, të kuq e të vobektë plot me vula hyrjesh e daljesh të Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës. E pasi e rrotulloi nga të katër anët, pasi shfletoi mirë e mirë çdo faqe të braktisur nga çdo Shengen, pasi kushedi sa herë tha me vete: C’docki kjocki nëcki Sërbcki, (çdo kjo në Serbi), pasi mori pamjen e një laceje të vërtetë më pyeti në gjuhën e saj, pa e vrarë fare kokcin nëse unë do ta kuptoja apo jo: Pse ke ardhur? (e ç’mund të më pyeste tjetër?!) I përmenda emrin e kompanisë që më kish ftuar (një kompani ndërkombëtare, ndër më prestigjiozet në të gjithë botën) dhe më la të liiiiirë. Në fakt, e revoltuar prej delenxhillikut të saj, më erdhi t’i thoja se isha spiune. Apo kriminele. Apo hajdute. Doja t’i thoja se kisha ardhur për të grabitur Beogradin. Se kisha shkuar për terror në vendin e asaj, që nuk i mjaftoi fakti se unë kisha marrë një vizë të ligjshme në Ambasadën e shtetit të saj në shtetin tim, ku me thënë të drejtën çdo kush më kish pritur me shumë dashamirësi e më kish kërkuar me mirësjellje të thellë të prisja deri aq sa e kërkonin procedurat, e ku nuk kisha patur asnjë çarje koke për asgjë. Po sikur t’i kisha thënë se kisha shkuar për qejf?! Apo për hall?! Apo për… ku di unë …çdo gjë?! Do më kish lënë?! Sigurisht që po. Patjetër. Ajo donte vetëm të kuptonte pse një Allbancki shkel në Beograd, pasi asnjë Allbancki nuk shkel në Beograd! Beogradi për Allbanckit është i huaj, po aq sa janë Allbanckit të huaj për Sërbckit.
Unë, natyrisht që mbarova punë menjëherë me surratckin e saj, i cili qe i vetmi çast i pakëndshëm në këtë qytet të mrekullueshëm, plot me njerëz të bukur, të mirë, e jashtëzakonisht miqësorë e të fisëm, dhe nisa takimin tim me një realitet të cilin lejomëni t’jua rekomandoj të gjithëve nëpërmjet këtij shkrimi, të cilin po e krijoj në dhomën e një hoteli me 5 yje, pas një darke me 50 yje, pas një dite me 500 yje, pas dy ditësh me 1000 yje, në Kryeqytetin e Serbisë, për të cilën deri pardje dija vetëm: Cërtancki Film, Lepa Prena, Tito, Millosheviç, Tadiç, Xhinxhiç, Koshtunica dhe ndonjë gjë tjetër që nuk më vjen ndër mend në këtë çast. Ah, …po! edhe Elektrik Blu!
Ç’të të them… ç’të të them!? M’u rikthye në mendje Milano. Një vend shumë i ngjashëm me Milanon, por kur ia thoja këtë serbëve, jo vetëm nuk më besonin, por edhe më shihnin si të habitur. Jam e sigurt se, teksa u flisja për ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kryeqytetit të tyre me një super qytet si Milano, i bënin vetes pyetjen: Kaq keq të jetë Milano vallë?!
Sytë e tyre shprehnin habi, pasi edhe ata, njëlloj si ne (përveç teje që je politikan, apo biznesmen, apo me “letra”), e kanë gati të pamundur ta vizitojnë lirisht botën. Por unë doja t’ua mbushja mendjen me çdo kusht se Milano nuk ka asgjë më shumë se ç’ka kryeqyteti i tyre. Kështu është në të vërtetë. Arkitektura identike. Infrastruktura e ngjashme. Sharmi identik. Shtrirja identike. Dëfrimi identik. Stili i jetës, identik. Megjithatë, ata shqyenin sytë prej krahasimit, njëri më shumë se tjetri dhe me gjithë respektin që kishin për mua, (për pjesën më të madhe të njerëzve që takova, pas Enver Hoxhës, unë qeshë e para shqiptare në jetë. No Sali, no Ramë, no Nano, no Meta, no nathing thenks!), mendonin se unë mund të mos isha fort në rregull nga trutë.
Por, në fakt, unë isha shumë në rregull. Pasi, unë si qytetare Shqipërie që jam, në një vend të huaj kur shkoj, vlerësoj cilësinë e rrugëve. Ndërtesat historike e të mirëmbajtura. Rrugicat karakteristike e të mirëmbajtura. Pastërtinë e njerëzve e thjeshtësinë e admirueshme të stilit të paraqitjes së tyre. Parqet e mëdha dhe hapësirat e gjelbra. Mirësjelljen e njerëzve, e cila në Beograd është mbresëlënëse. Teatrot dhe muzeumet. Kështjellat dhe kopshtet zoologjike. Liqenet e lumenjtë. Dritat e ndezura gjatë natës (poçat e të cilave shkëlqenin pa asnjë ngërç), e që e zbukuronin Beogradin edhe më. Mungesën e depozitave të ujit majë tarracave të pallateve. Mungesën e gjeneratorëve nëpër trotuare. Mungesën e lypësve të hazdisur nëpër bulevarde. Mundësinë e parkimit në qendër. Mungesën e shtesave pa leje vend e pa vend. Mungesën e zallamahisë e të kaosit. Mundësinë e transportit publik. Respektin ndaj rregullave e ligjeve. Etj …etj… Në Beograd asgjë prej ç’kam parë e jetuar në Milano nuk mungonte. Në Beograd u ndjeva jashtë shtetit tim, hallet e të cilit nuk po i ripërmend më se bëhem bajat. Mirëpo serbët nuk më besonin. Atyre nuk u duken asgjë këto që vura re unë, pasi atyre nuk u kanë munguar kurrë këto. Problemi i tyre kryesor është mungesa e mundësisë së lëvizjes së lirë.
Njëri prej tyre, kur më takoi u surprizua shumë. Ai kishte idenë se shqiptarët jetonin si në shekullin e 18 (askush të mos guxojë të mendojë se ai ishte injorant. Ai ishte një alamet djali). Kur unë i ftova miqtë e mi të rinj në Shqipëri, ata më pyetën me shumë druajtje nëse për shqiptarët është ok të takohen me një serb. Unë i thashë atë që po ju them me bindje të thellë edhe juve që po lexoni këtë shkrim: Pushimet duhet t’i kalojmë pranë njëri-tjetrit!
Mirëpo, edhe pse kisha shumë dëshirë t’ua tregoja Shqipërinë, pas çdo hapi që hidhja në Beograd thosha me vete: ç’t’u tregoj unë këtyre nëse vijnë në Shqipëri përveç klubeve?!
Teksa bridhja nga njëra anë e kryeqytetit serb në tjetrin, e teksa shihja kështjellën, parqet, kopshtin e mrekullueshëm zoologjik, ku kafshët qenë jo vetëm nga më të ndryshmet, por edhe të trajtuara me shumë kujdes e dashuri, pasi shkova tek liqeni, (një park teorikisht i ngjashëm me Parkun e Liqenit tonë Artificial) i cili qe shndërruar në një park argëtimi për të gjithë të rinjtë e banorët që nuk kishin mundësi të shkonin gjetkë për pushime vere, pasi pashë arkitekturën e Beogradit të “vjetër” e zhvillimin galopant të Beogradit të ri, pasi pashë restorante e kafe të një stili krejt origjinal, e ku kishe kënaqësi të shpenzoje kohë, pasi pashë kishat e mrekullueshme, teatrot e muzeumet, rrugën e emërtuar “Gjergj Kastrioti” apo rrugën e “Shkodrës”, si dhe pasi njoha njerëz shumë mikpritës e të dashur, të cilët më trajtuan si një zonjushë të vërtetë, nisa të bëj me mendje listën e vendeve që ia vlejnë të vizitohen në Shqipëri nga miqtë e mi të rinj. Oh… sa pak! Sa të mbajtura keq! Sa katunarë vërdallë! Sa njerëz të palarë e të paqetë, që jo vetëm nuk kanë respekt për tjetrin, por që me turfullimat e tyre ta bëjnë jetën të pakëndshme! Të gjitha shpresat i kam te gjiret e pazaptuara të bregdetit të jugut. Nejse, të shohim po erdhën!
Kjo periudhë në Serbi është e rëndësishme përsa i përket zhvillimeve të mëtejshme politike, pasi këto ditë do zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Sipas bisedave me njerëzit e ndryshëm që takova, dëshira e më intelektualëve është që zgjedhjet të fitohen prej Liberal Demokratëve, parti e cila drejtohet nga një djalë i ri e me personalitet simpatik, që deri më tani gëzon vetëm 5 ose 6% të elektoratit. Por kishin frikë, se politika e vjetër do të vazhdonte të sundonte, sërish! Milos më tha: E di cili është problemi i serbëve?! Njerëzit harrojnë shpejt!
Për ta ngushëlluar i thashë: Eh, mos u shqetëso, edhe në Shqipëri kjo ndodh! Njerëzit harrojnë shpejt! Harrojnë përgjithmonë! Preferojnë të harrojnë e jo të ndryshojnë.
Kur i ftova në Shqipëri, pasi u njohën me mua, premtuan se do të vijnë. Por kur i ftova në Prishtinë, një kryeqytet tjetër shumë i dashur për mua, edhe pse me sytë plot dëshirë për ta parë e njohur atë pjesë aq të rëndësishme të botës së tyre problematike (politikisht), ngurruan edhe më fort. Të gjithë më pyesnin nëse mundeshin! Ata kishin frikë. Ah, sikur ta dinin ata, se sa mikpritës e të sjellshëm e të mirë janë kosovarët!!!
Dua t’ua tregoj! Dua të jem aty e ta jetoj çastin kur kosovarët, të cilët ndryshe nga shqiptarët e serbët, jo vetëm nuk e harrojnë të kaluarën, por luftojnë deri në vdekje për ta ndryshuar atë, do t’u japin serbëve dhe shqiptarëve shembullin më të lartë e të virtytshëm të një kombi, që kur vendos të funksionojë e të zhvillohet, punon e i dedikohet këtij qëllimi me devotshmëri të lartë. Të një vendi që investon në përmirësimin e gjeneratave të mëvonshme, duke i ushqyer mbi të gjitha me krenari e dashuri për kombësinë e vet.

23 Comments

  1. Si fillim Zhak urime per Blog…dhe per me teper qe e ke kuptuar cfare eshte blog, forum etj te ketij lloji pas shpjegimit qe te beri Blend Salaj ne emision ne Top Radio:)
    shkrimi qe ti ke bere per Allbanski Serbski eshte shume nice dhe mua me pelqen, me kujton shume mendimet e mia kur u ktheva ne vendin tim as 16 vjetesh mergim dhe te jetuari ne nje kryeqytet europian. Me solli ndermend dhe me kujtoi qe pse ne nuk mund te behemi kollaj si e gjithe bota, pse Shqiperia do rri gjithmone me pllakat e shqyera, me rruget plot gropa, me robte e palare dhe te percudnuar nga sistemi, me pseudintelektualet etj etj te ketij lloji qe ne shqiperi eshte nje bimesi qe rritet kollaj, e ushqen toka.

    hajt urime dhe per hajer ky blogu, tung

  2. sa artikull i bukur!

  3. after all emotional links will bring changes…if ever!!!

  4. cfare m’kapi syri mua ketu permblidhet me:
    1- ne Beograd ka njerez te bukur dhe shume te mire nderkohe qe ne Shqiperi ka vec katunare (pervec Zhakut qe ka ftyre me tipare europiane, perkufizim qe vetem nji injorant mund ta jape)
    2- nga “dhjetra qytete te botes qe ka vizitu”, ka arrit me kuptu qe Beograd = Milano
    (vej bast qe ktu edhe do me dal, qe ka qene ne Milano, si turiste…)
    3- ai djali qe mendonte per shqiptaret si ne shek. XVIII nuk eshte injorant sepse eshte…”alamet djali”

    etj, etj…shkrim me plot budallalleqe dhe komente idiote qe vec nji idiote mund t’i beje

  5. harrova me te thone qe ‘po m’vjen me vjell’

  6. idioti je ti qe merr guximin dhe gjykon aty ku nuk ke te drejte vetem per te mbivlersuar veten duke perdor karakterin tend gjasme “te forte” qe tregon qe gjasme: me shikoni mua, une e shaj edhe kete qe eshte Vip, pra une jam me Vip, ma varni dhe mua ju lutem!!!Ky pra je ti! Ajo ndoshta i ka harxhuar fjalet per te miren dhe eksopizimin e dickaje qe ajo do, kurse ti i harxhove qe te dukesh si kokshkrete, o kokshkrete:)

  7. Per Mondin keto rreshta: ju lutem a mund te na e hiqni nga qarkullimi kete fjalen VIP? Sepse ketu VIP nuk eshte askush, as nuk hyjme per t’u bere te tille, dhe s’ka sesi sepse gjithe cka dime per njeri-tjetrin jane nick-et qe perdorim, asgje tjeter. Pra clirohu nga shqetesimi se Une po behet VIP se po kundershton VIP-in tend. A e di ti qe t’ia varesh dikujt, ose me sakte te degjosh dike nuk ka lidhje fare se ke kundershton por se cfare kundershton, dhe ne kete rast mua s’ma ndjen fare per VIP-esine e autores, kur ato qe thuhen, jane te kundershtueshme, se pari sepse iu mungon lidhja llogjike, ose llogjika eshte e semure. Dhe dicka, meqe sipas teje autorja ka harxhuar fjalet per mire, s’ka problem, duhet brohoritur?! Ne nje pike jam dakort me ty, qe ketu vertete harxhohen fjale, per mire a per keq pak rendesi ka, sepse te shkruash se pari do te thote te shkruash me mendim, dhe te shkruash bukur pastaj, as mund te mendohet…

  8. Unë e kuptoj shpirtin tënd kundërshtues, por fjalën Vip unë nuk e përdor, ishte interpretim i mendimeve të “Une-it” ajo që shkruajta.
    Une si Mond nuk percaktoj askënd si Vip person meqë ti po thua që vipi im eshte zonja këtu qe une nuk e njoh madje as nuk di asnjë program të sajin pasi kam pak kohe qe jam kthyer në vendin tim dhe këtë pak kohe nuk kam ndjekur stacionet tv në shqipëri pasi nuk me del koha dhe jo se mendoj se nuk prodhojne emisione interesante ose te dobishme(P.s mos e interpreto si mburrje faktin qe une shkruajta që kam jetuar jashtë Shqipërisë se nuk ka atë nënkuptim)! Për mua do duhej te bente shumë për shoqërinë shqipëtare gjithmone ne lidhje me ndihmen qe na duhet per zhvillimin e kultures dhe ekonomise tonë, atehere për mua një person do ishte “Vip” në Shqipëri, ky po do ishte “Person shumë i rëndësishëm” për mua. Dhe si fund, më fal, me heqjen e fjales nga qarkullimi ste ndihmoj dot sepse se kam ne dorë, por ti mund te bësh një lutje të përgjithshme dhe te marresh përgjigjet e njerëzve ashtu si morra unë përgjigjen tende!

  9. Dhe per te shtuar dicka që harrova ta theksoj. Zonja këtu në të gjith shkrimin edhe pse ndoshta nuk ka qënë qellimi i sajë ajo gjatë gjith kohës tregon se si shqipëria ka nevoje per ndihmë nga vetë populli i sajë për një emancipim ekonomik dhe kulturor. Të paktën une atë mora nga ky shkrim dhe jo dallimet e beogradit me romen apo faktin qe ka shëtitur nëpër shtetet e përmendura.
    Pa ndjenja të lënduara do të jepja një sugjerim: komplekset shfryji me komplimente dhe jo me urrejtje. Ndoshta do thuash ja dhe nje qe mundohet të bëhet si i zgjuar, por ky është problemi që të përket vetem ty apo jo?

  10. Mondo, ke harru me i lepi bythen Vip-it, robo.

    p.s. m’fal, tani lexova postimin tjeter. E ke kry detyren!

  11. Po mor si te thush ti po se ca deshte me than ti me kyt lepimjen e bythes nuk e kuptova une se skishte lidhje me temen. Apo ti djal paske dit te besh edhe si byth e zgjut. Si kam ktu detyrat une, thjesht nuk mu duk e kulturume qe dikush ofendon dike kshu. Po bythen sja lepij kujt une po ti merke vesh edhe nga kjo pune me sa duket.

  12. Qenke dhe modest mesa shof robo.
    M’nigjo mu, je njish per…t’lepime!

  13. ej me fal po nese ka ndonje koment ketu me me shume kundershtime (shfryrje kompleksesh, sic thua ti…) , jane te tuat Mondo, sepse e fillove komentin tend te pare me fjalet idiot, dhe e perfundove me kokeshkrete…tani po ben si i moderuar… nejse,
    sa per komplekset, te gjithe vuajme prej tyre, po une tek ty verej ate te inferioritetit, mor plak (mos ma merr per ters), kurse vete, ndoshta kam ate te perzgjedhjes, pasi kam shume pak kohe ne dispozicion (per kete me vjen keq qe ketu ku flasim ka shkrime kaq te dobta)…fundja ketu nuk eshte blog shkrimtari, por i nje amatoreje dhe nuk ia vlen me u zgjat kaq shume…
    RUANI QETESINE DHE KALOFSHI SA ME BUKUR !!!

  14. Ej, o Mondo,
    kam pershtypjen se Nina-nana po t’shan se do me u bo VIP, robo…
    Ke parasysh? se ti je VIP n’llojin tat (je ai njishi aty me lart…)

    Nina, krejt dakort me ty grupo – peace out !

  15. Kjo paska harruar te thote qe aeroporti i Beogradit vjen era shurre.

    Ka harruar edhe te permende qe ai qytet i ngjashem me milanon eshte i mbushur me Jugo dhe me Lada.
    Nqs ata kane deshire te vine ne Shqiperi,mos hezito aspak ti sjellesh moj,se Shqiperia eshte vend unik ne Europe dhe ne bote.Une ta garantoj qe e kam bredh europen me shume se ty,dhe ja qe akoma nuk kam pare vend me te bukur se shqiperia,dhe njerez me te mire dhe me te dashur.

    Me Serbet kam pasur shume here lidhje dhe jane njerez BULLY* ,robe te pakenaqur,dhe shume tinzare dhe xheloz.

  16. Zhak pse e perdor gjuhen serbe kur nuk ke haber ne te.
    pastaj Emrat: Lepa Brena shkruhet e jo Prena siq ke shkruar ti,

  17. Shkrimski i lezetshem ! Vetem se gjynah qe autorja me ate pseudosnobizmin e saj,ka nxjerre ne pah tere komplekset tipike shqiptaro-avantgardiste qe e bluajne perbrenda !!
    Nje qytet i mahnitshem njesoj per bukuri e gjalleri si Milanoja !!!
    Pastaj kush tha e Milano eshte qytet i bukur e i larmishem e bla bla bla…
    Vetem ne syte e shqiptareve te padale (ose qe max e kane pashaporten plot me hyrje-dalje neper ballkan ) nje qytet si Beogradi,apo Milano mund te jete i bukur !!

  18. Hmmm, une jam nga Kosova dhe kam qene ne BG shume here. Beogradi nuk ka lidhje fare me Milanon. Eshte nje qytet i ndertuar shume shpejt pas clirimit nga Turqit dhe eshte 100 kopje jo shume e mire arkitektonike e qyteteve te perendimit. Beogradi tradicional dukej me shume si Beraty apo Korca por serbet u nguten shume qe t’i shkepusin lidhjet e tyre me ‘Turqit e urrejtur aziatike’. Bile edhe kishat jane te reja dhe nuk kan ndonje vlere arkitektonike te madhe (perndryshe nga kishat ne Kosove dhe brendesi te Serbise. Mua me pelqeu shkrimi po m’u duk disi sikur kjo e ka shkruar me shume komplekse…. Pajtohem se beogradasit jane shume dashur dhe se aty jeta eshte shume e pasur po lidhje me Milanon nuk ka sepse eshte nje qytet tipik ballkanik. (une flas serbisht keshtu qe e di se per cka flitet ne BG) Une gjightmone kthehem atje me qef sepse ende kam shoke dhe Beogradin gjithmone do ta kem ne kujtese te mire por te trurperohem per Tiranen assesi. Tirana ka plote gjalleri dhe dinamizem qe nuk e sheh ne Beograd, ku shumica jane te depresionuar. Tirana ka bere nje hov aq te madh per nje kohe aq te shkurter kryekeput duke iu falur gjallerise dhe zdervjellsise se tiranasve dhe shqipareve ne pergjithesi. Te perfundoj, Beogradi eshte nje metropole e rendesishme ne Ballkan dhe Beogradasit jane shume ‘cool’ por edhe Tirana eshte nje qytet qe te mahnit me ngjyrat, gjallerine dhe zemren e madhe tiranase. S’kemi te turperohemi per asgje.

  19. per “UNE”…. je i pa pare shoku ke perkrahje edhe nga KOSOVA se je njesh fare je nje njeri i cili sheh boten si nje njeri MODEST dhe i mrekullueshem KOMPLIMENTET E MIA

    se edhe un e kam te njejtin mendim rreth zhakut se qenka njeriu me injorant ne kete rruzull….

    mjafton te shikoni emisionin TOP-SHOW (tema : pas vdekjes ) dhe ju garantoj se eshte shum e tjesht te kuptoni qfar njeriu CINIK , INJORANT ESHTE kjo GOCE

    ty “mondi” vetem ta dish se “VIP” i famshem pse ajo paraqitet ne TV e ne ta quajm te FAMSHME … jo QUNO jo ajo eshte nje prej fytyyrave publike me INJORANTE te pare ndonjeher ,

  20. qfar ka per tu krenuar ne lidhje me FYERJE TE NJE ” te famshmeje “…ASGJE thjesht shihet , lexohet, kuptohet dhe shprehet REALITETI se ajo eshte nje goc INJORANTE.

    “dhe krejt e verteta eshte se ajo eshte e vetmja “shqipetare e kulturuar”…..hahahahaha kjo a ??????? — nuk eshte gje me shum, vetem se eshte njeriu me INJORANT ME CINIK NE KETE RRUZULL ….

  21. kjo goce mund te pershkruhet me vetem 3 fjjale:
    INJORANTE, CINIKE , MENDJEMADHE …. keta jan tipi i njeriut me i poshter qe do te harxhoj OKSIGJENIN se koti ne kete BOT por qe nuk do te arrij te shijoj ME TE MIREN E BOTES TJETER – PARAJSEN

  22. ” une ” je njesh fare shoku

    ke nje LIKE te theksuar per perfundimin FENOMENAL te dhene ketij artikulli

  23. si SHIPETAR I KOSOVES 100%….a them ty te verteten se po te kishe pesuar trauma te luftes nga barbaret serb dhe ti shikosh se qka kan bere ne SREBRENIC,ne DRENIC,ne REQAK, e ne shum vende te tjera qe nuk kane fund ti permend TE GARANTOJ ME JETE SE TI BEOGRADIN AS PER GJITHQKA NE KETE BOTE NUK DO TA VIZITOJE, nuk do te thoje ate thenien e famshme MILANO = beograd (gje qe edhe serbet veten qenkan habitur qe te len te kutosh shum qart se qka kan thene me vete)

    serbet duken te mire para sysh POR SHEH T’i lajmet


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s