Asistentja ime Xheni!

 

Asistentja ime, Xheni, ka disa dite qe vjen ne pune me vonese. Prane shtepise se saj , prej ditesh shperthen ndonje “Gerdec”.

Prej kohesh , disa koncepte te rendesishme shqiptare mbi ujin, token, dashurine, besnikerine dhe burrerine kane pesuar ndryshime te medha e kane marre te tjera vlera duke humbur njehere e mire te vjetrat. Mirepo, se do te vinte dita e do te na ndryshonte koncepti mbi zjarrin e zjarrvenien, kjo nuk do te me kish shkuar kurre ne mend.

Xheni, po te kish qene “ e jashtme” e te ish zgjuar nga gjumi prej flakeve te zjarrit rene ne ndertesen ngjitur me dritaren e saj, do te ish demshperblyer aq mire prej  “Atij” qe lejon ndertimin e nje fabrike mes nje zone te banuar, e per me teper  nuk percakton standarde te larta mosrrezikshmerie, saqe do te kish fjetur mendjen per ca vjet e s’do kish ardhur kurre me te punonte per mua! Por ne fakt, Xheni megjithese e kish patur pothuajse te pamundur te dilte nga shtepia e saj, te kapercente neper nje turme te terbuar njerezish te terbuar, permes tymit te zi mbytes, e zjarrit bubulak e e gllaberues, rendi neper trafik te ngecur, me frike ne zemer, semos une e qortoja per vonesen.

Dhe te dyja heret qe ka ndodhur, brenda kesaj jave qe nisi te marten e perfundoi te premten Xheni ka ardhur e shqetesuar per vonesen dhe jo e frikesuar prej zjarrit. Apo e lumtur per demshperblimin. Apo e kenaqur nga niveli I larte I sherbimit te emergjences. Ajo as qe I ka permendur fare keto. Asaj, nga kjo ngjarje qe ate e prek drejtperdrejte si banore te asaj zone , nuk I ka bere asgje pershtypje, pervecse e ka penguar te vije ne orar ne pune.

Te dyja ndertesat qe moren zjarr ne autostrade , megjithe ate zjarr bubulak krejt pa ndonje arsye te madhe, sikur duan te paralajmerojne nje profetesi. Njelloj si ai parimi i duhanxhijve te cilet s’mund te ndezin tre cigare me nje se ndryshe vdes nje marinar. Ashtu edhe kjo pune e zjarreve se fundmi, nese ka patur dy aksidentale, do te thote se I treti do te jete I qellimshem.

E di, do me ngjitet damka e Kasandres qe me shume I hodhi uje zjarrit sesa paratha te ardhmen, por nuk kam c’bej!? Rreziku I zjarrit qe do te marre dhene e Shqiperise, po ndihet keqaz.

Por, c’eshte me e keqja, eshte se banoret e Shqiperise, e kujtdo lagjeje, pasi ketu cdo pellembe eshte ne rrezik, nuk do t’ia dije.

Sepse , po te donte t’ia dinte, do t’I vinte perpara pergjegjesise te gjithe ata qe lejojne nje rrumpalle te ketille urbane. Qe veeshtireson edhe jeten edhe punen e gjithkujt. Ne vend qe te ndeshkohen  ata qe s’marrin masa parandaluese, perkrahen ata qe edhe nese perpiqen t’I japin fund shkaterrimit, jane te rraskapitur.

Shqiperia, qe po shitet 1 euro per Termocentrale, Centrale Berthamore, Centrale eolike, Hidrocentrale e Qendra Komerciale, ne vazhden e kesaj katastrofe qe po nis si pa u ndjere me “tek tuk” zjarre bubulake, do te shpertheje befas nje dite e do t’ia beje bam ! Do te turperohemi fare fare, ne sy te gjithe botes pastaj! Sepse ia kemi bere Shqiperine Yll me Bisht per investime te medha. Vershime Kryeministrash, ministrash, dhomash tregetare, bankash e investitoresh te medhej kane nisur zhurmerimat neper holle Hotelesh disa yjore.

Ndaj dhe do te jete turp per ne, kur pasi t’I kemi bere te investojne qindra miliona miliarda , t’I hedhim ne ere me gjithe mullinj.

Turp! E vetmja zgjidhje, do te ishte qe ne, si qytetare te mire e te ndershem qe jemi, te mos ta lejojme edhe konceptin mbi Zjarrin, te na ndryshoje  nga Shfaroses, ne vetem nje Pengese per te vajtur ne orar ne pune.

Kryeministri dhe qeveria , bashke me shume investitore te huaj, ne bashkepunim me shtete te fuqishme europiane, I perkrahur edhe nga disa profesioniste, kane rene dakord ta shnderrojne Shqiperine ne superfuqi Energjetike.

Pavaresisht nga fakti nese ne do te perfitojme energji apo jo, ne nga keto investime do te kishim mundesi te perfitonim shume. Ne rast se te gjitha perfitimet nga kontratat e ketyre investimeve do te investoheshin ne rindertimin nga e para, pa kursyer asnje kacidhe,  e te gjithe infrastruktures dhe sherbimit civil, pa dyshim qe cdo lloj investimi I ketij karakteri do te ishte shume I dobishem.

Ne rast se keto investime, do te rrisnin pergjegjesine e shtetit mbi kushtet teknike e kushtet e sigurise se ndertimeve ne zonat e banuara, apo transferimin e zones se banuar ne nje zone joindustriale, natyrisht qe Investimet do te ishin fat I madh per ne.

Sikur cdo investim te garantonte punesim, kualifikim dhe miretrajtim te shqiptareve, atehere do t’ia kete vlejt’ Shqiperia 1 euro.

Mirepo kjo do te merret vesh, ose pas 100 vjetesh, ose qysh Sot, nese zgjohet populli nga letargjia e ia kerkon me cdo kusht kujtdo qe ben Pazar me Shqiperine!

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a comment

No comments yet.

Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s