Shqiptaret duhet te ndihmojne shqiptaret!

Kosova ka një problem. Është fëmijë I një nëne të padenjë.
Shqipëria ka një hall të madh. Është një mëmëdhe që mjaftohet me disa lot në sy për të shprehur dhembjen që ndjen teksa fëmija I saj braktisur endet rrugëve në kërkim të identitetit të vet. Nëse fëmija I vet është I pambrojtur , I papërkrahur, pasigurt, I shqetësuar, I paqartë dhe I dobët, do të thotë që vetë nëna është 100 herë më në gjendje të mjeruar se sa ai .
EULEX në Kosovë do me thënë : Mohim I autoritetit vendimmarrës, ekzekutv dhe ligjvënës. Mohim I të drejtës për të qenë I pavarur. Zhvlerësim I shtresës intelektuale dhe administrative. Mohim I pavarësisë. Pretendim për supremaci.
Natyrisht, nuk gjendet kund e shkruar kjo. Përkundrazi, nëse kërkon në google EULEX, të del një sqarim modest rreth këtij misioni, me në sfond ngjyrat e flamurit të Kosovës. Përshkruhet si një ndërmarrje e shoqërisë civile . Një iniciativë që do të shërbejë në krijimin e një modeli të emancipuar të zbatimit, vendosjes dhe respektimit të ligjeve. Me 1400 policë e zyrtarë të tjerë të dërguar enkas, që do të shpërndahen kudo, e që do të marrin drejtimin e cdo zyre të administratës Shtetërore të Kosovës. E që, për të ruajtur ekuilibrat me pakicat Serbe që jetojnë në Kosovë, do të angazhohet edhe vetë Serbia në mënyrë që të jepet shembulli i një bashkëpunimi qytetar në të mirë të popullit të Kosovës.
Mirëpo, megjithë informacionin që lexon rreth EULEX , duke patur parasysh edhe historitë e dhimbshme nëpër të cilat ka kaluar prej dekadash Kosova derisa të mbërrinte në ditën e Pavarësisë së saj, ky mision të shëmbëllen pak me një lloj Zoti që zgjidh e lidh në mënyrë autokratike, “hallet” e një shteti që jo vetëm nuk I ka patur ende plotësisht shanset për të qenë shtet, por që deri më tani ka dhënë prova se është në gjendje të zgjidhë vetë cdo “hall”. Edhe atëherë kur nuk ka qenë Shtet ka qenë i denjë për pavarësi institucionale. Jo më tani, që strukturat egzistojnë.
Shembulli i keq i Shqipërisë, e bën Kosovën të kosiderohet nga të huajt si një „dicka“ me të cilën mund të bësh c’të duash kur të duash. Shqipëria, thonë ata me vete, ka qenë shtet i pavarur për më shumë se 100 vjet. E megjithatë ka 1 shekull të tërë që nuk po ndërton dot institucione të shëndetshme e demokratike. Fajin për këtë katrahurë që s’po merr fund në Shqipëri e ka klasa politike, e cila buron prej popullit. Klasa politike është e dobët, meskine dhe e pamoralshme. Do të thotë se kështu janë edhe pjesa më e madhe e Shqiptarëve përderisa zgjedhin vazhdimisht t’u nënshtrohen kësaj palo Parie. Dhe për të mos rrezikuar në shtimin e një tjetër shteti shqiptarësh problematik si Shqipëria në hartën e botës, Organizmat Ndërkombëtare të fuqishme prej shekujsh e shekujsh marrin vendime gati gati „pushtuese“ dhe e trajtojnë Kosovën si tua ketë qejfi. Ndonjëherë e mbajnë peng, ndonjëherë e bëjnë objekt shantazhesh , ndonjëherë e nxjerrin në treg, ndonjëherë e braktisin. Megjithatë, pjesë e lojës së tyre është edhe të bëjnë sikur e njohin si shtet të pavarur. Që të pretendosh Demokraci, duhet të japësh shembuj. Ndaj dhe ata, e lanë Kosovën të luftojë. E ndihmuan të fitojë luftën. E ndëshkuan Serbinë. Nisën të njohin pavarësinë e Kosovës. I lanë edhe pak më pak se një vit që të ndërtojë veten pas masakrave shekullore . Mirëpo , kaq! E lamë gojën. I dhamë shembujt. E shkruajtëm historinë. Tani do të bëhet sic duam NE! Ne mezi po mbajmë në hartë një Shqipëri! Dy?! Kurrë!- thonë të huajt me vete.
E kështu do të ripushtohet Kosova . Por sic I ka hije një pushtimi modern, nën emrin e Shoqërisë civile dhe për hir të zhvillimit të saj të mëtejshëm. Në ndihmë të Kosovës do të mësyjnë nëpër cdo pikë nevralgjike shtetërore e institucionale, të gjithë të dërguarit e Europës që jep 1 për të marrë 100!

Po Shqipëria ndërkohë që Kosovës I rrezikohet pavarësia?! Pse shfaq kaq dukshëm kaq shumë indiferencë në lidhje me këtë cështje?
Arsyeja pse Shqipëria nuk reagon rreth këtij probemi është se Shqipëria është për vete një grua e shitur. Për një apo dy tre euro . E jo vetëm ka borxhe për të larë, por ka edhe dinjtetin për të vënë në vend. Ky I yni, është një atdhe që shet veten për grua pjellore, e në fakt pjell vec probleme.
Borxhet e këtij vendi , lahen jo me para. Por me heshtje dhe nënshtrim ndaj BOTËS. E cila nuk do ta kish imagjinuar dot kurrë se do të vinte dita që në 2008 do të gjente në shpatull të Europës një vend kaq të favorshëm për të shkarkuar gjithë pakënaqësitë e të ligat e veta.
Kur unë shkoja në Prishtinë, apo edhe gjetkë në Kosovë, trajtohesha si një njeri I jashtëzakonshëm. E jo sepse kisha gjoks e shalë të bukura, sic ndodh rëndom të trajtohen madje edhe nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë, edhe nga Kryeministra e Kryetarë të tjerë të lartë, Misset e Universit apo cdo lloj “detaji” joshqiptar që I bie rruga nga vendi ynë, por sepse vija nga Shqipëria.
Ky fakt më bënte të ndihesha gjithmonë në faj. Pasi kur shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri, trajtohen si jetimë që me pak dhembshuri , po të tregosh, I përshtat me cdo lloj kushti që u ofron.
Tani, në kohën kur Kosova ka më shumë nevojë për Shqipërinë, ajo hesht. E jo vetëm aq, por nuk e trajton aspak si problematik faktin se një botë e tërë tallet sic u ka qejfi me Shqiptarët e të gjithë botës. Shumëkujt mbase u shkon në mendje strehimi I refugjatëve kosovarë në Shqipëri në 99 e mund ta nxjerrë si argument dashurie e solidariteti ndihmën e dhënë nga Shqiptarët. Por ai ishte një rast ekstrem, që ndodh shumë rrallë në jetën e një kombi. Nuk mund të shihet si patriotizëm e bashkim kombëtar, pasi edhe sikur Kamboxhianët të kishin qenë në vend të shqiptarëve të Kosovës, populli do ta shfaqte përkrahjen e vet. Në ato raste njerëzit ndihmojnë njerëzit.
Ndërsa ky është një rast ku Shqiptarët duhet të ndihmojnë Shqiptarët.
E këtë, nëse mes Shqiptarëve fshihet ende pak dashuri për Shqipërinë, duhat ta kërkojmë e pretendojmë nga vetja. Modelin e nacionalistit e Patriotit, nuk duhet ta presim nga politikanët. Duhet të nisim nga vetja, ta njohim pak më shumë Kosovën. Të njohim pak më mirë Shqipërinë. T’i vijmë në ndihmë cdo toke të banuar nga Shqiptarë. Ky është një ndër ato raste që ka nevojë për bashkim. Duket patetike kjo që them Ashtu tingëllon, por është krejtësisht e vërtetë dhe thjeshtë e sinqertë.

3 Comments

  1. Duket patetike kjo që them Ashtu tingëllon, por është krejtësisht e vërtetë dhe thjeshtë e sinqertë.
    ————-
    nuk eshte patetike,eshte mjerisht e pazgjidhshme sepse,nuk jemi ne gjendje te veme trurin te drejtoje,kushdo qe te jete edhe me i miri do ti themi”kush je ti,kush t’ka vu ty etj); ne nuk dime te bindemi,te ulim koken,te themi flm dhe me fal,dime vetem te diskutojme pambarimisht…….. dhe ç’eshte me e keqja harrojme origjinen shume shpejt,qenka tmerresisht e vertete:ne kemi nevoj per diktature ose nje te huaj te na drejtoje.
    nqs dikush gjen nje zgjdhje me te mire,e mirepres.

  2. Je mjaft korrekt Zhak ..fillimi esht impresionues , me pelqen vetedija jua , qe do te thote te jesh vetvetja ,perpara kesaj Bote te rrem e hipokrite e paidentitet .suxsese Zhak .Je gjithmon e me shume terheqese ne vertetesine /rrealitetin qe ti shpreh ..e zhvesh ….

  3. Je mjaft korrekt Zhak ..fillimi esht impresionues , me pelqen vetedija juaj , qe do te thote te jesh vetvetja ,perpara kesaj Bote te rrem e hipokrite e paidentitet .suxsese Zhak .Je gjithmon e me shume terheqese ne vertetesine /rrealitetin qe ti shpreh ..e zhvesh ….


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s