Dadoja te beje 8 orareshin!

(Vendimi më i fundit i KM)

 

Nuk ka formë më çnjerëzore se mbajtja e punëtorëve në të zi. Është skllavëri. Zoti ministër i Financave, me shpejtësi duhet të bëhen ndryshimet ligjore, ku të përfshihet deklarimi i dadove dhe kujdestarëve të fëmijëve. Ata duhet të jenë të regjistruar. Ai që mban një punonjës në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijën apo shtëpinë, duhet të paguajë për të sigurimet shoqërore. Natyrisht, duhet të bëhet diferencimi, por e rëndësishme është që t’i nxjerrim nga skllavëria. Ndaj dhe të parashikohen të gjitha. Familja apo personi që ka mundësinë të marrë një punonjëse, nuk mund të mos ketë mundësi të paguajë sigurimin shoqëror të këtyre punonjësve part-time.

Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, 22 Tetor 2008

 

 

Interpretimi im

 

Pas tragjedive të njëpasnjëshme, ku kanë humbur jetët shumë prej viktimave të varfërisë, e ku duke nisur nga minatorët e Bulqizës për të përfunduar te përmbytja në Butrint, është thelluar mungesa e sigurisë në këtë vend. Prej numrit të jashtëzakonshëm të të pasiguruarve, si dhe në “mbrojtje” të gjithë të pasigurtëve që bëjnë punë nga më të ndryshmet, marrin vendime nga më të papriturat e kanë kurajë pamendësish, qeveria vendos të “thurë” një plan. Për shumë arsye: 1. Sepse mund të shërbejë si shembull për një reformë të re, në mënyrë që shtresës së varfër t’i tregohet se do të vijë dita që të gjithë do të sigurohen e se shteti social po funksionon. 2. Shtresës neo-borgjeze t’u tërhiqen veshët! 3. Të huajve t’u tregohet se qeveria mendon për popullin.

Ndaj dhe “shteti ligjor i shfarosjes së korrupsionit” (korrupsion, i cili i shtoi buxhetit të qeverisë edhe kostot e tragjedisë së Gërdecit, ku punëtorët jo vetëm në të zezë, por edhe nën dritën e diellit, mbanin frymën gjallë duke çmontuar eksplozivë ), në mbledhjen e sotme, meqë sipas fjalës së KM, “nuk ka formë më çnjerëzore se mbajtja e punëtorëve në të zi. Është skllavëri”, nëpërmjet qeverise së vet, vendosi t’i dedikohet “shërbyesve” të Shqipërisë e të zgjidhë një hall të madh për to, pensionin. Zoti ministër i Financave, (ai që ende ka lënë pa ndërtuar strategji për dëmshpërblimet e të përndjekurve, për të burgosurit politikë, për pensionistet e zonave rurale, pensionet e mjekeve, për asistencën sociale, për minatorët, për rimbursimin e pronarëve etj.), sipas urdhrit të KM, me shpejtësi duhet të bëjë ndryshimet ligjore, ku të parashikohet një detyrim për të gjitha familjet (që rrojnë nëpër godina me apo pa hipotekë), ku të detyrohen t’i bëjnë kontratë punësimi të gjatë kujdestares që do të marrin për fëmijën apo shtëpinë. Edhe sikur t’u shërbejë vetëm për njëherë në javë, apo njëherë në jetë. Të detyrohen të dyja palët të nënshkruajnë një kontratë, ku punëdhënësi, edhe pse nuk ka nevojë ta thërresë çdo ditë apo shpesh dadon, ta paguajë si punonjëse fikse. T’i kërkojë dados të bëjë 8-orarëshin! Ndërsa punëmarrësi të firmosë për një rrogë mujore me sigurime shoqërore, ( libreza e së cilës në Shqipëri konsiderohet privilegj edhe nga ekonomistë, artistë, përkthyes, mësues apo pedagogë. Zogj që fluturojnë të pasiguruar, sa në njërën punë në tjetrën, janë edhe këta. Madje, shumë prej tyre në ditë fitojnë shumë më pak pará sesa një dado). Dadot duhet të regjistrohen. Ai që mban një punonjës në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijën apo shtëpinë, duhet të paguajë për të sigurimet shoqërore. Të detyrohet kësisoj ose t’i ulë rrogën Dados, ose të ngrejë pretendimet e veta ndaj saj! Natyrisht, duhet të bëhet diferencimi(????)! Midis kujt?! Klasifikimi i dadove do të shndërrohet në kult. Konkurset e bukurisë do të zëvendësohen nga sfidat e dadove për të fituar vende pune, mbase ! Por, siç thotë KM, e rëndësishme është që kësisoj do t’i nxjerrim nga skllavëria.

Ndaj dhe do të parashikohen të gjitha. “Familja apo personi që ka mundësinë të marrë një punonjëse , nuk mund të mos ketë mundësi të paguajë sigurimin shoqëror të këtyre punonjësve part-time”, – KM

Por ekziston edhe një alternativë e dytë, që mbase do të kish qenë më pak fyese për të gjitha shtresat e varfra të shoqërisë, të cilët presin nga shteti t’u rrisë të ardhurat e të shtojë punësimin. Mjafton të bësh një përllogaritje të thjeshtë e të kuptosh se një dado apo një pastruese fiton në ditë 1500-2000 lekë (minimalisht). E një njeri që në muaj paguhet rreth 5000 lekë, mund ta paguajë vetë sigurimin shoqëror. Apo jo?!

 

Inida Gjata ZHAKU,

Tiranë, tetor, në prag të përvjetorit të “Elektrifikimit”

Leave a comment

No comments yet.

Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s