Rekuiem!

 

 

Sot Qyteti eshte I zymte. Ndertesat jane bojedala. Ose te erreta. Boje guri. Gri! Si qielli I sotem. I vrenjtur. Ashtu si vetullat e qytetareve qe enden rrugeve me koka te renduara. Me syte nga toka ku shkelin. Toke e bere per kembe te shtrira. Dystabanesh. Rruge e trotuare gungace. Vende vende te gerryer. Me tutje te shqyer. Nje copez rruge e shtruar me pllaka, si kurthe. Mbi te cilat nuk mund te ecesh kurre qetesisht, apo I sigurte per hapat qe hedh. Duket, se jane shtruar per kembe pete. Per “Lula te vecerr”. Vajzat, kur ecin ne kete qytet, maje takave e kane te veshtire ta mbajne trupin drejt. Pa krenari, me syte perposhte, ruhen nga kurthet e pllakave       “miliona dollareshe”

Sapo doli dielli. Ama, vetem pak nga rrezet e tij e cpojne tavanin e zene te qytetit. Eshte ajer jo vetem I zymte por edhe I piset. Qyteti eshte zhul. Nuk duket si me re, e megjithte nje shtrese gri e renduar qendron pezull mbi koka njerezish e ndertesash.  Po t’I hedhesh nje sy te shpejte, e ta kesh njohur prej nje jete kete qytet, te duket sikur gjithe cfare ke jetuar kohe me pare, jo vetem nuk ka patur keto ngjyra e kete forme, por te lind edhe dyshimi se nuk ka egzistuar kurre.

Ne te majte, eshte Hotel Dajti. Duket si nje gjender dhjami mbi nje trup me qelb.

Per Hotel Dajtin, te gjithe Shqiptaret kane dicka per te thene. Ne te kaluaren e tij, ky vend,( I cili pa asnje arsye llogjike, te qarte e te justifikueshme eshte shnderruar prej kohesh ne nje germadhe te braktisur), ka sherbyer jo vetem si “fjetore” e vendtakimesh per figura te “ Lavdishme”, me rendesi ne historite e botes e jo vetem ne ate te Shqiperise, por edhe si vend ngjarjesh hedonistike per qytetaret me moderne te koheve te veta.

Tashme, Hotel Dajti , eshte asgje. Dhomat e vizituara prej lidereve te botes, jane te nxira nga erresira. Merimangat. Zbrazetia. Trishtimi I pergjithmonshem. Tani, Hotel Dajti, nuk eshte asgje me shume se sa nje adrese, ne kete qytet!

 

Te njejtin fat me H.D pati edhe Pramida. Qe ndryshe I therresin edhe qender Nderkombetare Kulture e pagezuar nen emrin Pjeter Arbnori.

Piramida ishte e bardhe. Me ne maje nje yll te kuq. Mermer dhe xham. Emrin e kishte “ Enver Hoxha” dhe qe Muzeu I vepres se Diktatorit dhe Partise punes se Shqiperise.

Gjate klases se trete ose dhe pak me heret, mesuesit here pas here na udhehiqnin drejt Muzeumeve. Nje nder ta qe edhe Piramida e cila qe ndertuar e krijuar enkas per figuren e Enver Hoxhes. Monumente. Buste. Fotografi. Vepra. Gjithe ajo Piramide, mbante dhjetera vite histori te dokumentuar deri ne detaje. Por, afeksionimi me Piramiden erdhi pas renies se Partise.  Ne qe qeme femije atehere, ishim femije pa lodra, por me shume fantazi. E cila na ndihmonte te krijonim argetime te reja. Dhe Piramida, u shnderrua ne park argetimi per te gjithe ata te brezit tim.

Zbrisnim piramiden hipur mbi copa kartonash. Nga ylli ne maje e deri ne buzet e saj mbi toke, te ndenjurat mbi karton na I  percellonte zjarri qe shkaktonte rreshqitja mbi mermer. Gjate pasditeve Piramida ( nga jashte) shnderrohej ne pellg lojerash per        “ huligane” te vegjel. Gjate dites, ne mjet fitimi parash per “ huliganet” e rritur. Ata qe kishin drejtimin e saj. Derisa e copetuan ne dhjetera qindra copeza te lena me qera te ulet, kujtdo. Per cdo gje. Derisa u shnderrua ne arene panairesh nga me te ndryshmet. Nga jashte e shkalafitur nga pakujdesia. Nga Brenda e masakruar nga makuteria.

Derisa erdhi nje dite, ( nje nga keto ditet tona ), qe Piramida u braktis nga cdo gje e cdo kush. Ne dore te dy tre Panairexhinjeve qe e kane shnderruar cdo intitucion te rendesishem Kombetar ne ekspozite djathi, mishi, turshie e qylymi. E braktisur ne meshire te fatit. Si cdo prone shteterore ne kete vend. Duke zhdukur cdo veper te se kaluares. Duke ekzekutuar per vdekje cdo grimce histori te ketij kombi “historik”, I cili si ngjarje te shenuar njeh viziten e George Bush(ave), apo ndonje tjeter jabanxhiu.

Pallati I Pioniereve, nje histori me vete.Deshiroje te mesoje gjuhe te huaja ?! P. Pioniereve ishte aty. Deshiroje te mesoje te pikturoje? P. Pioniereve ishte aty. Deshiroje te beheshe kengetar apo valltar apo cdo gje….edhe gjahtar madje?! Pallati I Pioniereve ishte aty.

Tani, ai Pallat I eshte dorezuar Mbretit, Shtetit, Kinemase dhe dy tre restoranteve apo bareve.

Asgjesimi I Institucioneve te rendesishme Shqiptare, nuk erdhi nga njerezit, por nga vete pushtetaret e ketyre viteve. Populli ishte kunder Enver Hoxhes, por besoj se askush nuk ka qene apo eshte kunder Historise.

Teorite e artit postmodern fare mire mund te ishin aplikuar ne kete vend e ta kishin shnderruar Shqiperine ne nje parajse Historike dhe Artistike gjithashtu.

E kur flas per postmodernizem, nuk I referohem klubeve, restoranteve apo pazareve qe kane mbire ne cdo Institucion me vlera te medha per vendin tone. ( kam parasysh ketu te gjitha kalate, apo godinat qindravjecare, qe nen “regjimin” e pronareve te klubeve jane shnderruar ne gjirize qe s’te bejne tu hedhesh as syte)

Por I referohem parimit :”Mbi te vjetren ndertohet e reja!” Ky parim mund ta kish shnderruar Hotel Dajtin ne nje nder Hotelet me prestigjoze ne bote, per nga vlerat Historike ( ne rasts e do t eish mire trajtuar qysh ne zanafille e me tej). Por, jo! H. D se shpejti do te jete dicka pa lidhje. Njelloj si “motrat” e tij!

Piramida fare mire mund te ishte shnderruar ne Muze Lideresh. E ku jo vetem Enver Hoxha te mbreteronte, por te gjithe ata qe e kane drejtuar Shqiperine. Nga me I pari e deri tek I fundit. Te haeshin me vepra midis tyre. Jo me fjale e asgjesim!

Pallati I Pioniereve, nuk kishte asnje arsye te zhdukej si institucion. Vertete Pioniere nuk ka me. Por ka femije. Shume femije, prinderit e te cileve nuk kane mundesi e as formimin e mjaftueshem per t’I edukuar me se miri. Ai vend te rriste dhe deshiren per me shume njohuri. Mund te ish zhvendosur gjetke. Germadhat shteti yne I ka te panumerta. Por jo!

Vazhdimisht flitet per historine e Shqiperise. Si e lavdishme. Qyteeterim I lashte. Etj…etj…. Por historia e kombit tone eshte shnderruar ne nje gojedhene te vjeter. E padokumentueshme me me shume se nje fakt!

Te thuash se kjo histori u zhduk se ka shkaktuar deme te parekuperueshme, eshte e lehte. Lehtesisht mund te justifikohesh me asgjesimin e saj, duke u fshehur pas numrit te jashtezakonshem te viktimave qe kane prodhuar sistemet e meparshme. Por nese e ben kete, ke detyrim te madh ndaj atyre qe u therret “Viktima” , te cilet jo vetem nuk jane ne qender te ndonje muzeu, por enden san e njerin shesh ne tjetrin duke protestuar per buken e gojes.

Cila histori do te na beje te ndjejme pak nder per kete komb? Ajo e shkaterrimit te se kaluares? Apo ajo e ndertimit te se ardhmes mbi germadha?

Ne cilin Muzeum do te shkruhet kjo e ardhme? Ne Kryeministri? Apo ne Parlament? Ku do te shkruhen bemat e Udheheqesit te te sotmes dhe te se nesermes? Rreth ’92-shit? Ku? Rreth 97-es? Ku? Rreth ’99-es? Ku? Rreth viteve 2000? Ku?

Ne cilin muzeum do te deshmohet ngjarja e Gerdecit?

Ne cilin Hotel do te vendosen mbi mur fotografite e takimeve me udheheqesit Historike apo me Fazllicet?

C’lavdi do te kete nje histori ku e zeze mbi te bardhe do te shkruhet rreth nje Kryeministri qe ndihet Zoterues I gjithckaje mbi ket dhe, e jo vetem I lire te manipuloje fakte e ngjarje te se kaluares, por edhe I pakufizuar ne diskretitimin e institucioneve te se tashmes, te cilat nese kane ndopak lavdi ia atribuon vetes meriten. Ama, nese preket personalisht menjehere I skualifikon nga lista e organeve  funksionuese te shtetit. Duke harruar qe populli ashtu sic njeh Lavdine dallon lehte edhe Deshtimin. E natyrisht edhe fajtorin e vertete.

 

 

  

3 Comments

  1. Shkrim interesant, e thene me mire,nje realitet i hidhur dhe i shemtuar,i shkruar bukur.
    Sigurisht qe te gjitha keto godina qe permend,qe nga H.D.,piramida, P. i pionereve(nuk ekzistoka me kjo? Me cove vite prapa ku kalova shume vite te femijerise time atje.), mund te ishin shfrytezuar me se miri si muzeume historike, te pakten keshtu i ben nje favor te madh shqiperise per te terhequr turistet,se fundi i fundit,c’i ka mbetur me atij vendi per te pare e treguar? Karrocat me kuaj e gomere ne mes te rruges? Apo pislleku qe ka marre dhene? Apo mungesa e kultures qytetare qe te le per te deshiruar? Nje harbutllek i madh. Bota e qyteteruar, i ruan me zell e fanatizem, jane pjese e historise se popullit,por ne jemi te cuditshem,veteshkaterrues. Ruhen kampet e perqendrimit,qe eshte nje nga njollat me te medha te erreta ne historine e gjermanise, por njerezimi e ka per detyre te njoh gjithcka qe eshte e mundur,sepse jane pjese e pashmangshme e historise. Nuk na intereson me si popull tashme asgje,pervec pasurimit me shume menyra “te paqme”. Po humbasim dinjitetin tone dhe kjo nuk dime se ku do te na shpjere. Degjojne femijet,lexojne,per pjesen me te hidhur qe kaloi shqiperia nen diktature,por kesaj te fundit,germadhat po i fshihen nen kembet tona. Jo per gje,por nje popull duhet te njoh te shkuaren e tij,per te patur nje progresivitet.

  2. Si gjithmon befasuse ne shkrimet e tua , je e mrekullushme Zhaku te uroj shume suxsese e padyshim nji … pershendetje ……. te cilen e meriton ne cdo moment .

  3. Realitet teper i hidhur i shkruar me kujdes..


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s