Leter e hapur, drejtuar Kryeministrit tim, qytetarit Sali Berisha!

I dashur Kryeminister!

Kohet e fundit kam nisur intervistat , per perzgjedhjen e banoreve te ardhshem te Kafazit!

(Sepse ne Shqiperi, zhvillohet nje loje, ku Brenda nje Kafazi prej Ari, cicerojne thagma Shqiptari!)

Aty zoti Kryeminister, meqenese Ne ( televizioni pra ), jemi e vetmja shprese e mbetur e te rinjve shqiptare, vijne e konkurojne qindra 18-20 vjecare . Shume prej te cileve, vijne nga larg, sepse shpresojne tek fama per te fituar nje vend pune edhe sikur … si kamarier!  

(Ne kete rast, nuk dua te them se cdo kamarier mund te behet I famshem. Por qe ,  reformat kane qene kaq te suksesshme, saqe kane rritur standardet edhe ne punet e “thjeshta” !)

Juve mbase keni kohe qe nuk I ndeshni te rinjte e zonave te thella, apo rurale apo sikur edhe urbane qofte ?! Ndaj dhe me devotshmerine me te larte, po ju tregoj pak nga ato qe shoh e degjoj prej tyre, kur vijne me syte gjithe lumturi, se me ne fund ia dolen te ndjekin pas nje enderr! Kane shansin t’u degjohen hallet nga te gjithe! Mbase I ndihmen kush!

Dhe ata djem , zoteri, jane 18-20 vjecare. Aq sa ju, kur keni ardhur ne Kryeqytet me endrren e nje karriere te lavdishme, te cilen fatmiresisht per ju, arritet ta realizoni!

Mirepo ju, kishit mbeshtetjen e shtetit dhe garanci sociale per t’ia dale asaj e kesaj dite! Ju ishit 20 vjec perpara 40 vjetesh, zoteri!

Ndersa keta te rinj,  jane 20 vjec sot, ne 2008!  Naive, te paditur e te parritur, vijne me asgje ne xhep, ne kerkim te dickaje per ne zemer!

Per me shume Dinjitet ne sy te shoqerise, te rinjte zgjedhin te vetmin shans qe kane, Kafazin! E keshtu te kene pak me shume vemendje! Duan vetem te tregojne se egzistojne. Te flasin per problemet qe kane. T’I degjoje dikush. E meqe ne kete vend , u vihet veshi vetem te “Famshmeve”, ata na drejtohen Ne!

Kane perfunduar shkolla te mesme dhe presin …….Ose te ikin jashte , ( Kujdes! Vazhdojne te mendojne si klandestine!), ose te hyjne ne Kafaz, ose te presin, se mos……….ndodh ndonje mrekulli qe te mund t’I nxjerre nga bataku !

(Ka nga ata qe kane bere edhe vetem 8 klase shkolle, por ai eshte faj I prinderve me shume se sa  I shtetit! )

Batak, eshte vendi ku rrojne. Nuk ka asnje vend punesimi, per te rinj! Te rinjve do t’u kerkoni te votojne, e ata do t’jua japin voten nese u premtoni shkollim e punesim, se kane nevoje! Por, duke vazhduar sic po vazhdon prej 15 vitesh ky shtet te funksionoje, do beheni shkaktare te djegies edhe te nje brezi tjeter duke mos mberritur dot deri tek dita e permbushjes se ketij premtimi. “Brezi I Ri”, do te digjet 31-sh, edhe nje here, ne Shqiperi!

Por ne Kafaz , nuk konkurojne vetem te rinj, zoteri! Ne Kafaz , vijne per te rrefyer hallet e tyre edhe pensioniste! Posi! 2 zoterinj, deri tani, me shpatulla punetoresh e fytyra te vrara prej varferie, vijne me rroba te mbiperdorura te konkurojne per Kafaziere! Sepse duan te rrojne te sigurte. Me nje cati mbi thinja, me ushqim te sigurte, e pa e shpenzuar pensionin per dy tre tableta!

I dashur zoti Kryeminister! Nepermjet kesaj letre te “hapur” , nuk kam aspak ndermend t’ju mallengjej. As ju e aslerkend. Ka ikur koha e loteve. Mbani premtimin! Jepuni Shqiptareve ate qe ua kane marre Udheheqesit vit pas viti. Kohe pas kohe. Jete pas jete. Brez pas brezi.

Dinjitetin!

Nepermjet kesaj letre, dua te shpreh revolten time, per qeverisje vazhdimisht poshteruese, ne Shqiperi!

(Njerezve u mjafton nje jete e vetme per tu jetuar! Qeverive Shqiptare, jo! Nuk I mjafton vec nje mandat per dy tre gjera te thjeshta!)

I dashur Kryeminister, ju kerkoj me kembengulje te forte e me gjak te nxehur nga vuajtjet e Brezave te te treja koheve, te ndizni motorret e qeverise e te shkundni nga letargjia administratat, institucionet, shoqerite, institucionet Fetare gjithashtu. Ky shtet duhet te nise te mendoje per mishin, qe po kalbet, perpara se te ndihet era e kermes!

Ne, me kenaqesi do te paguanim cdo takse per ngritjen e qendrave sociale e Azileve per njerez te moshuar, qe s’kane asgje, e te cilet jane te shumte. Ai Brez e meriton mbase me shume se c’do kush, nje here ne jete njerezillekun e sherbimin e shtetit qe u ka marre cdo pike gjak e djerse, e dinjitet nje jete te tere.

Ne, me kenaqesi do paguanim cdo takse te mundshme ne rast se ju ato para do t’I investonit ne kurse kualifikimi per profesione te ndryshme e bursa per studente te varfer, te cilet jane shume. Por me aq universitete sa ka Shqiperia mund te perballohen lehtesisht.

Vijne 18 vjecare , qe kane mbaruar shkolla te mesme profesionale, e pervecse kane dale me rezultate te dobeta, ( faj edhe I mesuesve qe leshojne pe e fre duke u mjaftuar me realizimin e normes, pervecse shume faj I prinderve qe nuk I edukojne femijet me deshiren per shkollim , e I femijeve qe tundohen nga asgjeja me shume se sa nga shkolla), e kane edhe shume te ulet koeficientin per t’u marre parasysh nga universitetet shteterore. (Universitete private jane tmerresisht te shtrenjta. Bankat s’mund t’u japin dot kredi ketyre “varfanjakeve”).

I dashur Kryeminister! Ne thelb, problemet jane te lehta per t’u zgjidhur! Duhet vetem pune prej verteti dhe devotshmeri!

Une mund t’ju jap nje keshille nga eksperienca ime, nese deshironi .

Kete here nuk do ta drejtoj vete Kafazin. Do jem vetem autore, skenariste, regjizore dhe persgjedhese. Ky fakt me ka bere te punoj me mire, me shpejt dhe me me shume efektivitet. Mund te ndiqni shembullin tim edhe ju gjithashtu. Mund te nisni e te beni vetem ate qe dini te beni me mire. Pra, te beni ate qe eshte me I dobishem dhe I suksesshem! Harrojeni PD-ne dhe fushaten per nje cast! Mos e digjni edhe nje tjeter Brez per hir te se ardhmes qe nuk eshte e sigurte nese do te bjere serish ne duart tuaja apo jo!

I dashur Kryeminister! Kjo leter nuk ka aspak qellimin te jete as kunder jush, e as pro ndonje tjetri. (Shpresoj qe kjo leter te rroje aq gjate ne mendjet e lexuesve sa te vleje per cdo Kryeminister shqiptar, brez pas brezi. (Dhe mua, sikur po shpetoj Shqiperine me duket tani teksa e shkruaj ( bej shaka). )

Dua vetem qe t’ju nxis te shihni vetem ne nje drejtim! T’ia drejtoni shikimin Brezit te 3, Femijeve te brezit te trete. Si dhe femijeve te femijeve te Brezit te trete. Te shihni e njihni c’veshtiresi kane, e te punoni edhe per to! Shqiperia eshte shume vend I vogel, per te mos u futur ne rruge te mbare me nja dy tre institucione qe punojne nen ALARM!

Shpresoj qe me ne fund  te degjoj nje here ne Shqiperi, edhe zhurmen e motorrave te Shtetit! Meqe te motorrave te ANARKISE , jo vetem ia kemi degjuar zhurmat kercellitese, por I kemi pire dhe lengun. Lengu I Anarkise, vlon neper damaret tane zoti Kryeminister. Na ka hyre ne gjak!

Me bindje te thelle se dicka do te ndodhe pas kesaj letre,

Nderime dhe respekte

Inida Gjata ZHAKU    alias    Nje e “famshme” prej Kafazit, qe I degjohet fjala J!

 

p.s

Kjo leter eshte e HAPUR sepse Kryeministri nuk na e ka dhene adresen e shtepise tek ai spoti ku ka dhene numrin e celularit.

Shpresoj qe Kryeministri te lexoje kete Gazete TEMA, dhe jo ate Temen tjeter ( ate te Qeverise )!

 

 

 

 

 

2 Comments

  1. Pershendetje! Qe ti nuk do prezantosh Kafazin, ky eshte nje lajm i mire, por edhe ty te eshte dashur ca si shume kohe per ta kuptuar qe vendi yt nuk ishte aty… OK, le t’i hyjme pak kesaj per te dale tek kryeministri yne i perbashket… Meqe kerkesa jote eshte strukturuar duke hequr nje paralele me pervojen tende, me lejo te te them qe ti ke rene brenda me kete menyre, sepse, e para ti nuk eshte se ke hequr dore nga prezantimi ngaqe ke reflektuar ose te kane thene se nuk e ben dot (apo jo?), sepse te qenit prezantuese eshte dicka me e lehte se te jesh regjizore apo skenariste, te cilat kane me shume pergjegjesi… Pra ti nuk ben dot prezantuesen dhe beke me mire regjizoren? Kjo do te thote qe ti thuash Kryeministrit tone “te nderuar” qe ti ler ndonje tjeter te dale ne televizor ne karriken tende, por vete qendro aty pas atij tjetrit dhe “jepi mend”, sepse ndoshta na je bere si fare e kuqe ne media?!!!
    Me fal per kete analize paksa gjykuese, por ajo qe spikas eshte se predikon per profesionalizmin (dhe kjo eshte absolutisht e dobishme), por nderkohe qe e injoron ate vazhdimisht me aktivitetin tend, te cilin nuk e dime mire se cilit profesion i takon, gazetari, regji, letersi, drame, apo permblidhen te gjitha ne profesionin me ne mode sot, ate te profesionistit te lire?
    Sidoqofte te uroj suksese, sepse fundja Shqiperi eshte, dhe nuk u be qameti se po behet dhe nje Kafaz tjeter ne nje televizion lajmesh, ai tashme eshte bere tradite😉

  2. E dashur Inida,

    Une nuk kam kohe te te shkruaj gjate por po ta them shkurt mendimin tim per ty dhe nje takem si puna jote. — Jane nga qeniet me ekzemplare te te ashtuquajturit psikpopatizem modern. Skandalizohem kur shoh se sa te trashe qe jeni (nuk je vetem jeni grup). Ajo qe ju dini te beni eshte vetem te shkruani debillleqe neper blogje, te ankoheni nga mengjesi ne darke, ngaqe u genjen mendja se c’ka jeni – thua je ndonje princeshe apo ke lindur me ndonje aftesi te mbinatyrshme dhe (zoti te ruajt sa budallaqe je) harron se bota nuk rrotullohet rreth teje (as rreth kurvave te fshatit per ate arsye). Inida, seriozisht nga te vine ty gjithe keto pordhe kur diskuton, pse te genjen mendja se mendimi yt ka ndonje baze logjike apo, zot na ruaj, ndonje baze faktike? C’arsim ke, sa mastera e PhD-ra ke mbaruar, na defto njehere meqe kerkon te na mbushesh mendjen se kur flet ti ….

    Hajt shnet se nuk ia vlen me harxhu kohen me ju modernat e leshit!


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s