Gjytrymet, Uloket dhe te ndenjurat!

                                Inida Gjata ZHAKU

 

“………….mbillet gjuha neper kafe! Dita nis, e une, sikur s’kam fjetur kurre!”

 

Koha, iken apo vjen?!

I vetmi mekanizem qe deshmon levizjen e kohes dhe e ben ate te kete nje proces dinamik jane akrepat e sahatit! Por, nese per nje cast do ta manipulonim kete mekanizem, sic mund te kete ngjare rendom ne jeten e kujtdo per nje arsye apo per nje tjeter, a do ta shnderronte ky fakt kohen ne nje “Gjytryme, Uloke te ndenjur”?!

Zakonisht, te gjitha skadencat shoqerohen nga nje kolone zanore apo nga datat e shkruara, duke e shnderruar gjithcka ne te perkohshme. Perkohshmeria, vertete eshte e dhimbshme, por nga ana tjeter eshte shume e shendetshme. Perkohshmeria e gjitheckase prodhon nje gjithcka te re. Por, ajo qe eshte e pavarur nga koha dhe mbet ne dore vetem te arsyetimit, eshte pasiguria nese e ardhmja vetvetiu do t’ia dale te prodhoje nje pasaardhese me te mire se e kaluara e vet apo… !?

Duke qene ne dore te arsyetimit kjo pune, varet nga kendveshtrimi I arsyetuesit. Ndaj dhe , megjithe pakundershtite perballe se cilave ndodhet universalisht individi, influencen me te madhe ne mendjen njerezore e ka shoqeria qe e rrethon dhe rregullat, te cilave duhet t’I nenshtrohet….             “ ARSYETUESI”.

Mirepo ne Shqiperi rregullat nuk vlejne njelloj per te gjithe, ndaj dhe per pasoje arsyetuesit , disa prej tyre te panikuar nga koha qe iken e disa te tjere nga ajo qe do te vije , e kane te pamundur te ndjekin dinamiken e levizjes se kohes, pasi shume prej tyre kane zhdukur baterite e cdo sahati duke e mbajtur akrepin peng te nje “12”-e gjytryme, uloke te ndenjur . Ndersa disa te tjere e kane tejkaluar kohen aq sa t’u perkasin shekujve ne vijim!

Megjithese ekstremisht liberale , ( cilesi qe ia njoh vetes si virtyt), nuk mundem dot te toleroj cdo lloj shkeputje nga cdo lloj sensi. Disa sense edhe mund t’i humbasin njeriut cast pas casti, por, te rrosh pa sensin e kohes , ose me mire te themi, te rikrijosh nje kohe te volitshme, kjo eshte fatale!

Shembujt jane te qarte! Te humburit ne vorbullen e ngaterrimit te harreses me kujtesen dhe te se shkuares me te ardhmen jane fare te dukshem. Jane aq publike sa prania e EC-ve publike neper kryeqytete Europiane! Dalin cdo dite neper ekrane. Shfaqen cdo dite neper gazeta dhe shtojca gazetash te shndrruara ne gromesima mejhanesh!

Shembujt jane drejtuesit e Shtetit. Te ndenjurat mbi karriget e Parlamentit. Qeverite Lokale. Qeverite Kryeministrale. Cdo hap qe hidhet mbi ket’ dhe’ deshmon mbi paqendrueshmerine e vetem nje kohe , te vetme, dhe, mbi lirine paradoksale te ketyre koheve qe te bashkejetojne te lumtura si pengje te njerezve , si dhe nen influencen e njera tjetres. Per te qene pak me konkrete ;  neper pallate njerezish, rrojne kafshe . Neper qytete ngrihen katune dhe neper katune qytete. Neper fytyra njerezish zhgarraviten maska , ndersa mbi maska fytyra njerezish. Automjetet kane lirine e te hipurit mbi trotuar, ndersa paraplegjiket ndeshkohen nga vete shteti per mjetin e tyre pa shasi, duke u detyruar te rrezikojne jeten buze trotuarit te larte e te paharkuar edhe per ta, teksa nxitojne te kapin kohen permes rrotave te karrocave, e te mos ndenjen ne vend numero. Edhe pse hapat per ta jane pothuajse e pamundur te hidhen fale indiferences se pushtetareve!

Ndersa gjytrymet, uloket e vertete, te cileve te ndenjurat nuk u ngrihen dot prej kolltukeve te abuzimit, ngrene Saraje Kembesh mbathur me Firmato, mbathur nga disa goxha kembe Deformato!

Koha eshte peng! Alarm! Koha mbahet peng ne Shqiperi!

 

 

 

 

 

 

 

 

1 Comment

  1. Sis e sheh,une erdha serishmi.Erdha dhe lexova c’ke shkruar.Alarmi juaj eshte alarm qytetar,por ,mjerisht,sic vihet re ne Shqiperi,keto “alarme”jane si kambana qe bien ne vesh te shurdhit.Kjo gje,mandej,te alarmon.Njerezit jane bere sehirxhinj sikur kohen qe kane,ta kene me teprice dhe e jetojne”ashtu sic i ka zene”.Jane kthyer ne dele.As mos prit te sensibilozohet njeri.Cdo revolte qytetare e marrin si perverese dhe,ne vend qe individin”kryengrites” ta perkrahin, e perqeshin.
    P.S. E ke pare qe te kam derguar nje poezi per Rozanen e te ndjerit Ferdinad Radi.Me ler nje shenim(qoft edhe tek blogu im)se a e ke pare dhe c’do behet me te.
    Tjeter:shoh nje fare ngutje kur shkruan.Fjala gjytyrym nuk shkruhet gjytrim dhe,me tej,ka ca gabime qe jane o fryt i ngutjes o ndonje harrese endonje rregulli drejtshkrimor.


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s