Vajza mbi lanë

Unë jam qyteti im.
Vajza mbi lanë, jam unë.
Mbi lumin që edhe pse nxin prej pisave
Vazhdon valëzon.

Mbi hirin e një lumi që lag tokën e kryeqytetit,
Nën emrin Lanë,
Rroj.
Mendoj.
Shikoj.
Degjoj.
Kujtoj.
Përpiqem të mos harroj
Ruaj me shtrëngim qepallash
Gjithë çkam parë më parë
Dëgjuar, bërë e ditur
Përballë së njëjtës pamje
Ku qëndroj sot
E rritur!

6 Comments

  1. Ruaj me shtrengim qepallash
    Gjithe ckam pare me pare
    Degjuar, bere e ditur
    Perballe se njejtes pamje
    Ku qendroj sot
    E rritur!

    brilante

  2. Poezia juaj eshte e bukur.Edhe shkrimet,shpesh here,me kane pelqyer dhe,ne s’jam ndalur per te lene ndonje shenim,ka qene krejt per arsye kohe.Sot qe hyra tek blogu jua,pashe poezine dhe me pelqeu.Ka vec nje verejte te vogel:te gjitha foljet,si:rroj,mendoj,shikoj etj,duhen shkruar me j dhe jo me i fundore.Tek fjalia…”Mbi lumin qe,edhe pse nxine prej pisave,(praduhet ndare me presje,dhe ne vend te pisave,duhet pislleqeve.Pisa merret per njerez.
    Sidoqofte,te uroj gjithe te mirat si krijuese,artiste dhe per guximin qytetar.
    P.S.
    Po pate ndonje verejte per mua,me ler shenim ketu ose tek blogu im qe eshte:
    perparimhysi.shqipo.com se e-mail nuk marre dhe as nuk coj dot se kam nje defekt.

  3. I dashur Perparim, faleminderit shume qe hyte , lexuat dhe late shenimet tuaja. Une e vleresoj shume qe ju me ne fund gjetet kohen per shkrimet e mija. Doja vetem t’ju shpjegoja qe une nuk do beja kurre gabime te ketij tipi sic ju me keni nenvijezuar. Nuk eshte gabim drejtshkrimor por grafikisht ngjan si i , meqe ne postime nuk jam bere ende esnaf. Faleminderit gjithsesi, por juve duhet t’ju kishte shkuar pak mendja edhe vete, nese vertete ju kane pelqyer shkrimet e mija, se nje shkrim i bukur mbi te gjitha bazohet tek fjalet shkruar mire. Kompjuteri i veshtireson pak perfeksionet , i ben te pamundura shpeshhere, keshtuqe….ndjese per ndonje fjale gabim ….nuk eshte faj i padijes por i mukajetit .
    Kam lexuar disa shkrime tuajat dhe kam vene re edhe respektin e peshqve per ju. Ndihem mire qe erdhet ketu, shihemi ne shtepine tuaj tani 🙂

  4. P.S
    Ajo puna “pisave” eshte e qellimte

  5. Erdha prape dhe te pershendes!
    Kete radhe do te lutem per dicka:
    Gjithmone kam qare per te tjeret;per njerez qer me dhimbsen.Nje nga keta,vec te tjereve,eshte edhe indjeri Ferdinand Radi.Kur kish 6-muaj qe kish vdekur,e hasa ne nje te perditshme dhe,sa e hasa,shkrova nje poezi.Kam pare qe e bija,Rozana,vazhdon rrugen e arttit dhe,natyrshem,i uroj sukese.Ju po ju ngarkoj me nje barre.Kete poezi time modeste,jepja,po pate mundesi te bijes.
    Ne nuk ke mundesi ta besh,hiqe nga blogu juaj dhe aq.
    Dhe ja poezia:
    6-muaj pa ty,Ferdinand!
    Fredinand Radit
    6-muaj,ndoshta,nuk jane pak
    Per nje njeri te dashur dhe te shtrenjte!
    Dhimbja eshte emadhe,pa fund;pa cak!
    Se edhe tani zemra po me dhemb.

    Sa e kobshme vdekja!Tinzare,e lige
    Si neperka,fshehur,e verviti helmin
    Te mori,paritur,o njeri fisnik!
    Dhe pas la te dhimbshem pezmin.

    C’natyre bujare!C’zemer e cilter!
    Pushoi se rrahuri,mjerisht,para kohe
    U goditen te afermit,shoket,miqte
    Nga vdekja e kobshme,e lige,mortore!

    6-muaj…ndoshta nuk jane pak
    Iku nje artist me zemer te madhe
    Dhimbje ndjejme tegjithe(dhe une,ketu,larg)
    Ndaj te perkujtoj me te miat vargje.
    Peraprim Hysi
    Florida,11 gusht 2004
    P.S.Te lutem,me lere nje shenim qoft edhe tek blogu im.

  6. Kjo eshte vertete shume e bukur, Inida. E lexova me nje fryme. C’te them tjeter ? Poezi e bukur. Kalofsh bukur dhe krijimtari te mbare.
    XYZ (France)


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a comment