Xhunglopotamia , bijte e saj si dhe kryepopotamet pleq!

Te bredhesh rrugeve naten neper kete vend barifobik , ndeshesh me nje realitet krejt te ri. I cili presupozohet te jete ne cdo element te vetin, ndryshe nga ai I vjetri, meqe eshte I ri dhe meqe ndeshet vetem atehere kur mbaron dita e pulave e nis dita e gjelave! Mirepo , jo! Ai nuk ndryshon ne thelb! Ai eshte vetem pak  me ndryshe. Vetem, pak me fatkeq ne kuptimin me te mire te fjales, se ai realiteti tjeter I cili zgjon katrahuren, rrumpallen, kasaphanen nervshkaterruese cdo mengjes me kenget e gjelave e kakaritjet e pulave!

Xhunglopotamia, eshte I vetmi vend ne bote I cili mbyllet naten! Madje, xhandaret e pulave, nese tenton ta gjallerosh sado pak jeten e ketij vendi, te fyen me gjoba per ndotje akustike ! Ne Xhunglopotami Hej!!! Aty ku katastrofa I eshte dhuruar DITES se diellit, bashke me cdo cope mishi te ndotur nga pislleku I tejskajshem e cdo cope syri te tej ndotur nga c’sheh cdo cast, akuzohet per cpim te cdo veshi te shkaterruar nderkohe gjate dites, cdo strofkull qe vendos te qendroje hapur pak me shume se deri ne 24.00, qe t’I jape kuptim edhe jetes se pjeses tjeter! Te banoreve te ketij realitetit tjeter, per te cilin zura t’ju flas pak me pare!

Dallimi mes tyre eshte I qarte! Por ajo qe I lidh keto dy stile jete, ne kete vend qe rrethohet nga katunet, eshte udheheqja a.k.a Kryepopotamia!

Kryepopotamia eshte ajo qe ben ligjin ketu!

Pra udheheqja ketu ka vendosur qe jeta e banoreve te zgjase vetem 12 ore! 8 oret e tjera mbyllen ne 24.00. Duhet pritur kenga e gjelit e me pas te niset dita e tmerrshme e jetes ne xhungel, e cila pikerisht atehere kur duhet te behet me e bukur, ndalon! Nderpritet me xhandare! E zhgarravitet me gjoba per ndotje akustike !

Gjate oreve OFF te ketij MJEDISI, teksa te gjithe terminatoret fikin gjeneratoret, ia beh nje turme e tere banoresh te rinj. Te cilet zevendesojne klubet e gjobitura te nates, me makina , boxet e te cilave pelcasin nga muzika e larte.

E midis ketyre dy realiteteve te cilat kane botekuptime krejt te ndryshme por qe udhehiqen nga ligji I OFF-it, nuk eshte e lehte te vendosesh se cili prej tyre e demton me shume tjetrin! Ai I Gerdecave te dites?! Apo ai I Silenciatoreve te nates?!    

 

Kopirajt I Inida Gjata ZHAKUT

3 Comments

  1. bukur, bukur – po hej pse kan von nai ligj te ri kshu, mos u tall!?

  2. Shkrim i bukur. Xhungel a vertete. lol.

    Zhaku for the record, une jam tjeter Blendi, ai qe te lexonte rregullisht shkrimet a meparhsme, por tani u largove nga ajo gazete. ky me siper s’paska gje te sakte per te thene,,,but hey everyone has an opinion nowadays…let ’em express it.

    G.luck whenever you are🙂


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s