AjkaeAjkes

Shqiperia eshte nje nder ato shtete ku edhe pse duket sikur nuk ndodh asgje, ndodh gjithcka! p.sh …Ka GERDEC, e natyrisht bashke me Gerdecin ka edhe viktima te harruar, te perthare e te perqeshur prej pushtetareve. Ka VIPA….natyrisht me oke, ka nga ata prej lekure origjinale sikurse ka edhe nga ata prej igeliti. Ka genjeshtra pa fund, te cilat sipas thenies mencurake te popullit tone shejtan ” bari i thate djeg edhe te njomin” kane asgjesuar e shnderruar ne te pabesueshme cdo te vertete! Keshtu qe duke patur parasysh keto, e shume problematika te tjera; te cilat zhvleresojne cdo Lajm qe eshte vertete Lajm ( si ky qe do ju jap pas pak ), qe zhvleresojne cdo VIP qe meriton plotesisht te konsiderohet i tille ( te cilet do te keni mundesi t’i shihni e njihni atje ku do t’ju ftoj ); une do t’ju betohem per cdo gje kam me te shtrenjte ne kete bote, pra NDERIN tim ( edhe pse disa preferojne te me paragjykojne si te perdale ) se do t’ju them te verteten dhe vetem te verteten !

Persa i perket lajmit ( meqe ju premtova se do t’ju jap nje lajm te vertete) : Ne Tirane eshte celur nje resort i bukur, i paster, i fisem dhe shume mbreselenes, MAI TAI. Nga disa djem te ndershem , shume te ndershem, punetore e megjithese modeste, nuk mund t’i le pa permendur pasi ky mund te jete nje nder ato raste te rralla ku ne Shqiperi ndertohet nje sipermarrje kaq e madhe sa te perfshish ne disa qindra metra truall nje nder pishinat me te bukura ne Tirane, nje nder klubet e nates me te bukur ne Tirane, nje nder Hotelet me te mire ,  me pare te ndershme, te pastra e me pune, shume shume pune te devotshme. Mai Tai ndodhet gjate rruges nacionale Tirane- Elbasan, sapo kalon Saukun , te shpie vete rruga, mjafton te nisesh per aty e te jesh i veendshem ndaj tabelave. Sot, vjen Tyrrell , nje multi instrumentist, DJ shume i sukseshem ( vertete), nje personazh karizmatik i cili do te shkelqeje me performancen e tij ne MAI TAI , pas ores 22.00 . Vjen nga Londra , nga Mbreteria e Bashkuar e cila gjate gjithe egzistences se saj ka pasuruar kusurin e botes me artiste revolucionare, vizionare e plot stil , modeli i te cileve ka sherbyer si pike referimi per shume te tjere, kudo!

Njerezit e rendesishem do te jene atje. Kujt i them une njerez te rendesishem? ! Atyre qe ne heshtje prodhojne vepra te verteta kulturore dhe artistike. ( me falni nuk mund te bej emra, mund te vini e ti shihni me syte tuaj ) U them VIP atyre qe themelojne nje mentalitet te ri , nepermjet kontributit te tyre ne shoqeri, me pune te ndershme, te pamatshme e te pacmueshme. Edhe keta do te jene sonte ne MAI TAI, tek TYRRELL. U them VIP atyre qe sundojne mbreterine e emancipimit ne Shqiperi, e cila edhe pse nuk shoqerohet nga videoklipe neper ekrane, i ka themelet e forta, mbi te cilat do te ngrihet nje kulture e re. 

Une ju ftoj te vini te degjoni, te shihni e ta njihni kete artist , TYRRELL si dhe mbi te gjitha te vini e te shihni per c’fare e kam fjalen, t’i njihni e te me besoni kur ju flas per djemte qe kane ndertuar me thonj e me djerse MAI TAI -n ! Kjo feste eshte ne nder te gjithe atyre Shqiptareve qe po themelojne nje shoqeri te emancipuar prej nga ku duhet te dalin modelet e rinj te Shqiperise. AJKA E AJKES, ketu ku po ju ftoj dhe ju! Kush eshte pjese e grupit, e kupton vete ! Shihemi sot ne darke, ne MAI TAI !      


Leave a comment

No comments yet.

Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s