Pellgu pa uje!

Nje djalosh, edhe pse nga aq larg ishte e veshtire ta dalloje seksin e tij, maje nje biciklete, e cila edhe pse nga larg, dukej fare qarte se qe jo fort e vjeter; llamarinezat e saj rrembeheshin prej nje shkelqimi verbues fale diellit te pasdites qe njeherazi godiste edhe syte e mij edhe ngurtesine e parafangos; doli prej Katedrales se Kryeqytetit. Dukej i ndershem!
Ishte fillim jave. Ishte fund dite! Ishte pothuajse vakt qejfi!
Ajo Katedrale , shpeshhere me ngjall kuriozitet. Eshte nje ndertese dydimensionale qe prodhon shume hyrje e dalje , c’do dite.
Aq mjafton per te fshehur namuzin. Nje balline e ndershme, me shtrirje horizontale e ngritje vertikale! Prej nga e cila hyjne e dalin njerez qe duken te ndershem. Parkuar nen hijen e se ciles, makina qe duken te ndershme.
E megjithate kryeqyteti nuk duket edhe aq i ndershem. C’bejne njerezit e ndershem nderkohe qe qyteti ka nevoje per ta?! Struken neper Katedrale mesa duket, apo “Kult-hina” te tjera , njelloj te ndershme , te cilat nuk jane te pakta neper Kryeqytet.
Eshte aq e rralle te shohesh njerez te ndershem ne kete vend, saqe ne revolte e siper ( si pasoje e pandershmerise qe ndesh rendom) fajeson “grackat” e shumta, qe i perpijne ( njehere e pergjithmone) ne botet e namuzit!
Ky Kryeqytet ka Kisha, Xhamia, Katedrale, Tempuj! Prej te cilave hyjne e dalin njerez qe duken te ndershem. E megjithekete, njerez te drejte e te ndershem takoj rralle!
Mund te jete edhe faj i konv(e)(i)ncioneve ky! Mbase disa gjera, nuk jane me “ashtu dhe pike”!
A do te ishte pellgu pellg, po te mos kish uje? Mbase ka ardhur pikerisht kjo kohe! Kur, pellgu edhe pse vetem nje grope e thate, per hir te se kaluares se qullet, nderohet me titullin Pellg!
 

 

 
   

 

Leave a comment

No comments yet.

Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s