Nameless YLLI

E strukur ne pothuajse …asgje,

Ne zyren time te zbrazuar nga cdo material,

Perballe nje Banke te pushtuar nga Rregullat,

Mbi nje Lum shterpe nen emrin e nje femre, Lane,

Teksa perpiqesha te humbja si gjilpera

Neper hambaret Virtuale,

Me bie zilja e Telefonit!

E celularit tim me 40

Qe me puq me mijera vete

Qe duan kohe e mund

Shume fjale,

Per te thene …praktikisht…..

Asgje!

Ishte shoku im Rubens!

Gjithmone artist !

Madje Rubensi eshte mbi cdo artist!

Ai eshte drejtori I Galerise!

Rubensi….c’fare Xhevahiri!

Me ftoi ta shoqeroja deri tek ca Starz!

Akademia e cmimeve kult,

Sonte bombardoi cdo qingj te bute!

Kurthet me te cilat mbron delet e saj

Kulti I rrethon me Largqoftnaje!

Veteshpallet Kulti institucion

E cdo gomar qe gromezin si artist,

Kulti me trofej e fut ne Kurth!

Nisem lumturisht tek Parukierja!

Rubensi me kish ftuar per ne Show!

Nxjerr me te bukurin fustan ,  bere e krijuar nga mua vete,

Fus kembet neper cizme,

Mbathur me gete,

Ngjyej sy e faqe

Ore te tera,

Rubensin do ta prisja tek Dera!

Por nuk ndodhi sic e prisja Galane tone te pare!

Te dy , bashke me Rubensin u gjetem tek nje gare,

Patkonjsh te stolisur, qe turren neper are!

 

 

Kjo vjershe I dedikohet Yllit pa emer, I cili mbathur me nje kollare pa bisht, “Nderoi” me Statusin e Artistit , nder te tjere , edhe ca Yje ne Renie te Paperfundueshme !

Ne pallatin e Kultures, xixat e faqkave te grave, reflektonin mbi kepucet prej balte llustruar me boje turke te burrave shqiptare te artit mesjetar Kombetar!

Tapeti I kuq u gris prej shikimeve te cdo stari qe nuk shkel mbi tapet me kepuce se nuk do ta beje pis! Zakon I vjeter ky, shqiptar!

Hyme ne llozhe. Une dhe AI I Galerise, u pozicionuam ne front te pare, ne ballkonin prestigjioz se Klases se Larte! Sekretarja e kryeministrit Shqiptar, nje Cift qe thur endrra me nuse e dhendra qytetare, dy zonjeza televizioni shqiptar, nja dy ish aktoruce e nje gazetaaaaaar, ne frontin e perzgjedhur vetem per te PARE.

Spo flas me per skenen se ishte nje llahtar!

Nje ze therret “Merlinin Shqiptar” dhe Bujon hokatar!

Ajo mbathur me shkelqim, ai me uniformen e showmenit shqiptar!

Bene sikur pershendeten njeri tjetrin. Bene sikkur ishin shume te nderuar. Bene sikur nuk kishte patur gje me te lavdishme ne Shqiperi, e me pas bene sikur dinin ti binin saksofonit e klarinetes! E pasi, u be sikur u duartrokit, u be sikur u prezantua Kuarteti I madh I Xhazit Shqiptar!

Te gjithe bene sikur e dinin per ke behej fjale, por ne fakt askush nuk I njihte ata 4 burra qe kishin dale per te  bere si  muzikante!

Boxet shperthenin prej play back-ut. Burrat luanin me veglat loder perpara nesh!

Heshtje! E megjithese salla heshtte, duartrokitje kish! Regjia kish brohoritje spektatoresh nga e gjithe bota ne MAGNETOFONIN e saj!

Cmimi I pare! Libri me I mire! Zbret shkallet Nameless Ylli, Maximusi I . Kollarja pa bisht ia shtrengonte qafen porsi nje pasoje pa shkak!

Kur befas, nje shkrimtar inteligjent, te cilit fatkeqesisht askush tjeter nuk ia merr cmimet, fiton! Te pakten thashe me vete, madje edhe Rubensi I te njejtit mendim ish, Fatos Kongoli e meriton! Dhe ai e meriton , sidomos duke patur parasysh se kush e konkurron!

Doli gjithe ai zotmi burre, tha dy fjale urte e bute, mori kafken e Kultit perlyer me Varak, e zbriti shkallet, I kuq flake prej gjakut qe te nxeh fitorja e Ngrate!

Me pas, Oh …..ndjemeni se rendin mund ta ngaterroj, por me duket se me pas qe Botimi Enciklopedik qe mori Fjale’!

Briseida, qe meqe di frengjisht e nja dy gjera t’tjera tha edhe ajo ca fjale per Nivelin shume te Larte te Publikimit ne Kategorine ne fjale!

Nje zonje, te cilen ndjemeni por nuk e njihja fare, madje mendova se ish gruaja e dikujt te cilit vetem emrin I kam degjuar, prej kushedi se kujt, Shpalli si studjuesin me te mire te vitit ish Kryeministrin Alexander Meksi. Studimi I tij rreth Arkitektures se Xhamive , Triumfoi! Ish Prajmi, kish nisur te birin e tij ne kete mission! Kurthin nuk e begenisi me aq zjarr! Dy fjale sa per te thene, nepermjet zerit te te birit dhe…ku ju kam pa!

Nderkohe theksoj, se nuk duartrokiste askush! Nje heshtje pus qe kish pllakosur Vipat tane Artiste Shqiptare, Perqeshej nga ca brohoritje e APPLAUSE, sjelle enkas  me poste prej Amerike, DREJTUAR PUBLIKUT SHQIPTAR!

E di, po them detaje. E detajet zvarrisin cdo perfundim! Por ngritja e Kulteve e shembja e Vlerave, m’a hidhtoi gurmazin!

Ishte diskretituese te shihje sesi disa Artisteve te Vertete Shqiptare u dorezohej kafka e Mediokritetit si Triumf , prej disa ASKUSHEVE…ASGJEVE……HICOTANE e HICOTIKE!  E keni parasysh nje fushate qe ndodh neper bote  , ” Legalize it”, e cila lejon te gjithe piresit e Barit a.k.a Marjuhanes, te tymosin neper Sheshe e Mejdane , madje edhe perpara stacionit te Policise, vetem per nje Nate! Ata ndihen Mbreter, e Mbreteria bashke me rregullat e saja per ate nate eshte nen kembet e tyre! Ashtu qe edhe kjo Nate e Kurthit Kult. Ku vetem per nje Nate, Pallati I Kultures , pushtohet nga te gjithe sorrogatot qe u drejtohen vetes me NE, e  cdo artisti te vertete I flasin me TI.

Nese je pak liberal, e nese je shume artist kete Parade Provinciale Mediokre e Skandaloze, e merr me te qeshur! Sepse, ne fund te fundit c’te keqe ka! C’te keqe ka nje Nate si kjo, ku cdo te Paemri I therritet Yll?!

Por, sikur kjo Dite, te kish qene e shenuar vetem per kete kategori qe; prodhon Artiste pa bere Art, qe Heshtjen e Turmes e mbyt me duartrokitje te regjistruara, qe instrumentisteve u jep lodra neper duar e muziken e nxjerr prej CD-ve, qe te Verteten e gjen tek Shtirja e tek Artificat ; nuk do kish patur ndonje problem per mua. Jo. Sepse ne fund te fundit, edhe Askushet e Asgjete e meritojne te kene nje dite te shenuar ne kalendarin e Shqiperise! Cdo gje e ka nje dite te veten ne ket’ vend, pse jo dhe ASGJE-te?!

Por kur sheh tek nakatoset ne kete mjedis kontaminues, edhe ndonje YLL te vertete, te bie BOMBA, e te kap TMERRI!

Po ju rendis pa koment vazhdimin!

Nard Bombaj, I veshur me nje kostum te bardhe vezullites, doli te prezantoje Cmimin Skenografia me e mire! Premtova qe nuk do komentoj…por nuk po rrikem dot pa shtuar edhe nja dy tre fjale.

Nardi drejton nje kompani Kabareje per Femije, prindet e te cileve besojne se duke shpenzuar gjithe ato para per “(c)edukimin artistik” te femijeve te tyre, kane zgjedhur njeriun e duhur prej te cilit femijet do te kulturohen!

Nardi, merr femijet e u meson se Estrada e “Ballshit”  eshte Arti! Se ajo qe shkruan Nardi eshte Musical! Se ajo qe u meson Nardi eshte Skena!

Ne 2008 Heeeeej!!!!!! Se po te kish ndodhur kjo pune ne 1992, kur Nardi u paraqit si Artist per here te pare ne Shqiperi, mbase edhe prindet e mij do ta kishin ngrene kete kokerr ulliri ( edhe pse…..prindet e mij kokrrat e ullirit nuk I hane kaq kollaj)! Por, ne 2008 tu mesosh  femijeve notin ne mocalin e vjeter, kjo eshte ………………( secili te vendose fjalen qe mendon se I shkon me pershtat ketij boshlleku reticentak) 

Pasi beri nje hyrje KATASTROFIKE ku e beri Skenografine nje gur krijuar prej fjaleve te Aktorit , etj …etj…………………therriti dhe dike te cilin as nuk e kujtoj tani se cili ishte per t’a dorezuar cmimin dhe fiton …… Agim Zajmi ! Nj YLL ne Renie ( megjithe respektin qe kam per kete artist per kontributin e tij ne Teatrin Shqiptar, por…….koha….prodhon Yje te rinj, te cilet edhe pse nuk I begenis KULTI jane ATY ku duhet . pra, ne vend te vet).

Genc Permeti, nje artist piktor, I cili kete here ngjitet ne skene per te prezantuar Dokumentarin me te mire, te cilin e fitoi Fatos Baxhaku, ( ok deri ketu) e pas dorezimit te Kafkes Kult nga dikush qe prape nuk po me kujtohet  cili qe,  Genci pasi permendi thenie Staresh Boterore ( meqe kta tanet dine te riprodhojne vetem gjera te Huajsh kjo nuk I ben pershtypje me , askujt) ftoi ne skene Albi Nakon me njeren, per te kercyer nje Tango! Oh…Maj ….Gaaaad! Besoj se e kuptuat per c’fare behej fjale!

E keshtu vijuan cmimet me rradhe! Lad Myrtezai, I cili njihet nga ata qe njohin Artet , sidomos Pamoret, per Artist, pasi beri nje monolog te shndrrimit te tubetit te vajit ne shkop magjik tredimensional, ftoi per te dorezuar cmimin artistit me te mire Figurativ, nje Berrete e cila mbi koken e nje Skenderi Kamber, mund te shnderronte cdo burre plak ne piktor me NAM! Nejse, cmimin e mori asnje tredimensional, por nje tubet Vaji, Hasan Nallbani. ( ok dhe ketu mund te qendroje , duke patur parasysh kandidatet per kete cmim)

Vazhdoi vershimi I Bumit mbi skenen e Llumit! Hip Rrypa e zbrit Vipa!

Oh…sa I gjate do jete ky shkrim! Sa shume gjera per te thene. Mbase eshte me mire te nis e te flas vetem per ato gjera qe ishin , sipas meje , me Neveriteset, nder te gjitha pislleqet aty!

A para, a pas Cmimit te Artit Pamor, mbi skenen qe me kupe ne dore te gjithe artistet qe nderoheshin me cmime shprehnin konsideraten me te larte, u ngjiten Bik & Ben. Te cilet per here te pare I pashe aty. C’fare jane Bik & Ben ?! Duket si Trade Mark per Ndermarrje Ustallaresh, por ne fakt ishte nje grup Rock Ustallaresh ! 2 burra qe dukej sikur I kishin ngrit nga ndonje mejhane ku vihen baste per ndeshje midis Kamerunit dhe Kilimanxharos teksa pihet ndonje teke ( kacurrel, jo Bar) u therriten si Yje per te argetuar te gjithe Yjet e tjere te pranishem ne Ate KULTNIGHT, me kengen e tyre me titull : Djall a dreq a smth….nuk po e kujtoj dot. Nje tmerr! I shihja at ate dy veshur me bluza pambuku me thinja me te bardha se cdo plak mbi dhe, me barqet fryer prej birre , dolen nga asgjeja e me kujtuan Esraden e ushtarit. Ose te punetorit. Ose te Saldatorit! Ata konkurronin per Albumin me te mire te vitit . Oh, padurimi im qe ju te dini pike e presje c’ndodhi aty  , eshte kaq I madh! Por gjerat per te thene jane aq shume saqe ky shkrim do perfundoje me seri si ndonje tragjikomedi!

 

Vazhdon me tej……neser ………….

 

 

 

 

 

 

 

 

6 Comments

  1. Zhak, ti e ke kap aq bukur ket sa “me mire prishet” – une nuk e kupoj ku e gjejne bazen artistikointelektuale disa vete tu japin cmime te tjereve.

    Te vleresosh nje aktor te madh duhet se paku te jesh aktore akoma me i madh – apo te jesh ndonje kritik e njohes arti i rafinuar ne kulm…minimumi. Sepse praktikisht po i ve noten, qe dmth se ti din me shume e me mire se “nxenesi” kult.

    Tjeter ta vleresosh dike si publik, e tjeter te japesh cmim…nejse.

    te mira kuzha

  2. I dashur, te falenderoj per fjalet e mira.
    Keshtu funksionon cdo gje ne Shqiperi Blend, duke e mbajtur kete vend , peng te Kurtheve sociale, kulturore dhe ekonomike. Nuk eshte vetem ne Artberje ky muhabet. Eshte kudo! Kjo eshte vetem nje e dhjeta e gjithe atij makthi grotesk, gjate te cilit s’dija a te qeshja……a te qaja…?!!!

    best Blend🙂

  3. kam vdek tu qesh…e ke qa mo

  4. E. …..faleminderit shume🙂

  5. “Por gjerat per te thene jane aq shume saqe ky shkrim do perfundoje me seri si ndonje tragjikomedi!”

    Tashme, eshte tragjikomedi. Dhe tek une paska te njejtin efekt.
    Ti me paraqite dhe nje ane qe une s’e njihja, se ndpnje emision e shoh kur kam kohe dhe te them te drejten ne te njejtat ujera llapaciten, mediokritetin, edhe ate te kopjuar.
    Jam kurioze te di a i lexon ndonje nga ata “artistet” shkrimet e tua??
    Ne pergjithesi shkrimet e tua jane interesante dhe tani qe te zbulova blogun, ketu me ke, mbase le mesazh, mbase jo.

    Pershendetje,

    zhINA 🙂 🙂

  6. F-nderit, Zhaku qe me kujtove cmimet kult, jo se jane ndonje gje bukur, per ate zot, por …Ohoho kjo historia e cmimeve kult ….. me ka bere pershtypje qe kur e kam degjuar per here te pare . Kam patur pershtypjen qe ka qene nje “industri” e vogel, e krijuar posacerisht per t’u fituar ca leke, ashtu me ca abuzime ne sponsorizime, me ca abuzime ne cmime, me ca abuzime pastaj ne paraqitje si rrjedhoje, dihet mo…
    dhe ja ku del dhe nje bashke-mendonjese qe si mua (po me guxim per te hedhur mbresa ne leter) zbulon ca te verteta sikur me ka lexuar mendimet…
    Tani vijme te ceshtja, po me pas….Une e dashur Zhak (nese me lejon) kam devizen se guri gjen vendin e vet dhe vetem koha do t’u jape vlere dhe cvlere HISTORIVE, si keto te eventeve tona artistike. Deri sa ta beje kete koha, le t’i leme njerezit te bejne ca leke-te nxjerrin dufin e moskamjes e te krekosen si cfare te duan.. Fundja te vertetat te gjithe i dime


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s