Poeme

Ngecur pas te djeshmesh,

kacavirren drejt t’perpjetave

Goglat e kujtimeve te vjetra.

 

Oj nin moj nine,

kosh kosh kosh moj nine,

zaret kume kuuuumeee

lepri na ka huuuumeee

 

 

Qukem me te djeshmet e pafundeve

Kacafytem

me lemoshat kerkuar krundeve

Me veshet shqyer dyndjeve

E me syte ngulitur grindjeve.

 

Xhep o xhep i zbrazur,

c’fare kerkon nga mua

nje grope me te thelle

per kusuret e tua?

 

Ngrohem prej furnelles me tre rreshta

Digjem nga zjarrmi te shpeshta

Floket cpojne kohen porsi heshta

bredh  neper rrugica t’ngushta

Me kepuce te gjera e te sheshta.

 

Shpute o shpute

Mbreme te pashe ne enderr

Mbi nje re te bute!

 

 

Neper cdo rrugetim timin

Edhe pse kembeza pluskon ne hic

Edhe pse nuk di c’t’mbeshtes me pare mbi toke

Nje thember a nje gisht

Thith nje ere te re kuptimi

Aromen qe do te mbaje kujtimi.

 

 

Banane moj banane

Martohemi bashke ?

Dua t’behem braziliane!

 

teksa shpatullat mi ndjen tek shtyjne veten e tyre,

Rrugica ku tentoj te hapabredh,

Shtruar me kalldrem zgjyre

Roberuar nga llokma qaravitjesh neper mure,

lekuren ndjen tek deshiron te plase

e trupin te ma zgjase

sa gjate e gjere.

 

Shtylle moj shtylle

Te shpie pak tension

Nga tensioni yt

Ne pyll ?

 

 

Ne miter ndjej te rritet nje gromsime

E hijeve nga pas.

E tundjeve te dores qe me ftojne

T’i pergjigjem edhe une me

” Lamtumire”

e me te qare t’ia plas.

 

Tren o tren

Turke apo ekspres e pi

Kafene?

 

…………………kur…….befas…….

Cuf…..cuf……..cuf……..cuf……

 

 

“Nje gershetim i shkelqyer midis tipikes dhe traditipikes….

Nje  babe turk dhe nje mama italiane

Do t’sjellin xhezven me avull

Ne cdo mejhane!”

Reklame per popull!

Neper ekrane

 

Stacionet e kujtimeve te largeta

Qullosen nga vajtimet e denesta 

Perkulur mbi thatesine e asgjemese

Qaj!

 

O diell o diell

Ndihmome!

Drejt teje dua te vij me avion

 

prej diteve te ngrysura lindte nata

banoja neper endrra t’gjata

fluturimthi frymethithja rete

qaj!

 

Buburrec o buburrec

S’kam pare njeri

Me t’zi se ti

Nga lart

 

 

Gezof’n e pulpave te kalit

Arom’n e cajrave te malit

Torben supeve e drejt e n’horizont

Qaj!

 

Shkop o shkop

Ferkome deri ne percellim

Po pate ftohte!

 

 

Bulezat e djerseve pas ballit

Rrahjet me yxhym ne xhep te shpirtit

Matane pyjesh friken kisha shok

Qaj!

 

Zhgarravine o zhgarravine

Lere te qete

surratin tim!

 

Lutjet neper dhembe te vetes sime

Per ca floke me shume e me pak qime

N’cdo pasqyre

Qaj !

 

 

Lavaman o lavaman

Une qaj!

Ti hesht!

 

Ne stomak strehoj urine

E fshehtas, pas tiganit strukem

Buzet zhgrryer ne yndyre kullufisin

Neverine!

 

Karkalec o karkalec

50 kile kam ngec!

 

Brinjet e fashuara prej lekures

Hedhin vallen e zise se te bukures

Kockat po shkermoqin njera tjetren

Goooooooooool!

 

Shkelm o shkelm

Jo kaq forte se dhemb

 

 

Mbeta vetem me dhjete gishta

neper germa enden dy duar te brishta

Thonjte gerryejne dyllin e kujtimeve te trishta

Neper rreshta

Qaj!

 

 

 

 

Dua te me haje cokollata

Dua te me kaperdije sheqeri

Dua te ushqej 1000 arinj

Qaj!

 

 

Veshken e nje breshke kam per grua

Une qaj per te, ajo per mua

Shkul nje fjale nga dhemball’t e mia

e ia ngul asaj.

Me fal!

 

Veshkeza me sheh me sy t’perlotur

Faqkave I rrjedh urine e ndotur

Lulkat e lendinave ku ka kullotur

Qajne!

 

Ne folene e zuskave te Fajit

Sorrollaten bimesite e Majit

Ajrin pastrojne

Jete!

 

Lavaman o lavaman

Une qaj !

Ne Maj !

 

Ujku do te ngjitet neper thepa

do t’i ngule henes dhemb’t e mprehta

e do ta cjerre!

 

Piklat e lengatave te nates

do t’haperdajne vajin zecjerre te pates

E kuja e saj e verber

Per hen’n e cjerre

Do t’marre dhene.

 

Barku i lepurushit do te dridhet

Frika tinez do ta trembe e ai do te mblidhet

Grusht!

 

Ujk o ujk

Me hene nder dhembe te shoh

Dhe qaj!

 

Dua te me gelltise mesnata

Dua te me thelatise sopata

Dua te  me grije  urija e dhembeve te ujkut

Nen hene te plote.

 

Dua te me pickoje laraska,

Qe i rafte gushpallacka!

Iu fryfshin te gjithe damaret!

Kam  frike!

 

 

Bishezat e strofkullave t’thella

Trupat i braktisin neper shpella

E vete fluturojne per ne keshtjella.

Une qaj!

 

Shtrihen neper shtrate mbreterish

Nisen bishezat per pushtim shtreterish

Vaj! Vaj! Vaj!

 

Shoh tek farfurisin dhemb’t e tyre,

se si befas ndizen nga nje shkelqim pasqyre

vajtoj per veten qe e shoh te qaje!

Ne Maj !

 

Lavaman

O lavaman

Po ti pse s’qan?

 

 

Njolla lotesh kam neper fytyre

Vajit ia kam shkrepur pse nuk jam dhe une Natyre

Thelle ne mish te kuq

Rrenjet kerkoj!

 

Kasaphan’n e muskujve te mij

Dua dimri te ma ngrije

E te ma shese

si mall

 

 

Ne tregje bashke me gjelat do ta gdhij

Me qaf’n e lene pa koke

Nje zjarr do t’pres

T’me shkrije.

 

Lavaman o lavaman

Jam pule frigoriferi

Qe qan!

 

Prej fytesh t’cjerre

capitet te nxjerre koke

nje britme e thate!

Shfaqen grate!

 

Qafezen e shkrete zhys nder krahcka

Mishit rrjepacuk ia thith morrnicat

I fryj dimrit

Akulli me ngrifte!

 

Alarm!

Ne kotec’n e ngrire

Pules

po ia  ndyjne namin e mire.

 

Lepurush o lepurush

Ti hyr ne barkun tim

Une ne gemushe!

 

Lart antenat e kermijve t’veses

Ndjekin perendim’n e shpreses

Nje bataljon kermij!

 

Kermill o kermill

Cdo dite lind nje njeri!

Shpresoj te kem komshi

Cdo femi!

 

Cizmet ruajne hijen e cdo gjurme

Ngjitur pas cdo take nje cope toke e murrme

Aromat e sholles vesh ne kembe.

 

Buzet vesh me vesh ngjyer me ngjyra

Jam bere me e bukur se Natyra

Ne buzet vishnje

Celin dy qershi.

 

Lavaman o lavaman

A mund ti llokocis

K’to dy qershiza

Tek lengu I lot’ve t’tu

Meqe po qan ?

 

 

zhgarravis dhembet e zinj neper limon

fshij bojen e verdhe me aceton.

Ndjej llaven e dendur te thartise

Gryken te ma mpikse

Pertypem shpesh

 

Ballit qukat po ia zhduk

Me njollat qe po shtoj

Ne vend te  pullezave te kafta

Koret e thata!

Ledhatoj

 

Flokeve te thate

Prekje te buta

Zemerimeve te thella

Fjale te urta

Zemres qe rreh keq

Dy grushta barkut!

 

Vesheve u zhys thelle gisht’n e punes

Te timonit t’zi e t’sharjes se te shtunes

Te dores qe nget shurdhim’n e zhurmes.

Hesht!

 

Peshqit do te mbyten ne te vjella

Deti do te pihet nga keshtjella

Nga

bishezat e sfrofkave te thella

 

motit do ti celen syte

do t’vendose te mbese gjithmone i bute

keshtjella e tremb

 

toka do ti zhubravise skajet e veta

do ta ushqeje mbremjen me tufane t’lehta

era  hala peshku fut ne thes

 

teksa thithi zemren e botes

ne keshtjell’n e frikshme

t’bishezave t’braktisura

mbi shpin’n e tokes

qielli u nxi!

 

Mbi trupin e nxehte

Kerpudha merr jete !

 

Puqjen me qiellin

E pushtojne duart e ftohta.

Kembet prej ngrice

Mbi token furre

Qe djeg!

 

Lepurush o lepurush

Barkun e kam prush

Kujdesu ti frysh

Kur te hysh!

 

Shtizaqiejt ulurasin : ” ATTACK “

Goten, gjyshja ime e njeh si  : ” BARDHAK “

Sexit n’ke qytet I therrasin : ” FUCK “

Xhevahirit n’minatorce I thone: ” CAKMAK “

 

Dua te ha pastashuta

Dua vetem te ha pastashuta

Dua  pasta ha vetem te shuta!

 

Dua ne vend t’kraheve parashuta

Dua parashuta ne vend t’kraheve

Dua krahashuta ne vend t’parave!

 

Prej fyti s’me shkulet molla e nje burri

Qe s’di si hyri!

Mbi gropezat e dhjamit

Plumbcat e duhanit.

Nen sqetull leshra

Te shpeshta.

 

Lavaman o lavaman

Me bej derman

Po qaj!

 

Shoqja ime do ta koje

Bebin e saj

Me c’fare te doje !

 

une si beb’n e saj do ta dua

Ai prej dashurise se saj

do t’m’doje Mua

e keshtu me rradhe

dmth etj.

 

Nen legjendezen e bleteve te Majit

Do ti fshihet bebit ndjenja e fajit

Qe eshte sjelle ne jete

ne kte qytet

 

pasi te jete ndukur nga buze te thata

bebit,

fjalet e mjalteta :

naten e mire!

 

Bebi, pocit maje tavanit do t’ia drejtoje

lutjet e para

nen shtroje e shtresa

do t’ia shkrepe me te qara

djepin do ta lebetise!

 

Lavaman o lavaman

Kendoja pak bebit

Ninullen e shtratit

te mbretit te gjumit

 

” breshkave te ngathta

U shtofsh neper endrra

karroca me rrota

E flatra te arta.

 

Sapo i cau pjeshka

Faqkezat e leshta

Me menyra t’thjeshta

Gjeta brenda dy breshka ——–  i tha inbox-it tim celulari i tij!

 

Nese humb ne endrra

Kembet plumb te renda

Te cofshin tek breshka

E bute

 

Mbi shpine pac nje zhguall

Nen hije nje buall

Gjuhen e zhytsh

Ne dashuri

 

Bebi I shtratit te mbretit

Princ i gjumit ti

Mbreterofsh

Ne pafajesi!  “

 

Dite o dite

Me te qara bebesh

Shpelan syte

 

Versulen mjeshtrat e corapeve te leshta

Me sythat gati

Ngulur neper shtiza t’mprehta

Me kembet zhytur neper fije bari

Drejt tregut t’zi.

 

Vargjet e nyjeve prej leshi

Zbresin krejt te ngrira .

Pause! Kruhet veshi!

Shtiza perpihet nga erresira .

 

Zemra kau  mbijne neper domate

Infarkti banon neper pallate

Bypasset shtrihen ne shtratet e spitaleve me shume kate

Rrahjet per hir te dashurise

gjoksin nxijne.

 

Lufta grumbullon per ne beteje

Opinga me vrima

Mbathur nga trima

Lidheset  zhgerryhen neper fytet e armiqve

Te cjerre

 

Me thonj te perflakur

Nga l(l)umenjte e zgerlaqur

Ne gjak

Gervishten mijera perce kodesh

Neper karta telefoni

Namuzi fshihet nen varak.

 

” Alo, alo Ilirjana

Jam une , c’thote Tirana ?”

Ky eshte Arjani

nga Afganistani.

 

 

Telefoni nen pergjim

Therritur per hetim

Frymenxin

 

Ajo zerin ngre ne fyt

Dhembet ne genjeshter zhyt

” i keni rene gabim”.

 

Afganistan o afganistan

Arjani po qan!

 

Nga Tirana, Iliriana telefonin fik

Braktis Arin neper luftra

Zhduket me nje mik!

 

Lidhese moj lidhese

E opingave t’Afganistanit,

Kolovitesh e zgjidhur

Neper qafe t’Arjanit!

 

 

Guret e gruas sime mbaj ne duar

Ne pellemb’t e mija

I kam shtruar.

Nje per nje

femijet e saj.

 

Shkemb o shkemb

Kam frike se veshka e breshkes,

Do te t’shembe.

 

E guralec’t e tu si luspa peshqish

porsi therrmijeza hene te shqyer

Neper dhe’

 

 “Shembim shkembinj veshke”

 Reklamon

 mbi neone

 kjo veshke breshke.

 

Mbi tension’n e shufrave te qelqit

Llamburit thirrja e shpetimit

“Fosile nxjerrim ne, gjate urinimit!”

 

Bisturi o bisturi

E kasapit tim

Prije  ne thela t’holla

Cdo damar trim.

 

 

Bie , rende, rrezohem

Bie neper thundra zogu

Ngulem ne sqepin e nje kali

Neper dhembe zjarri

Flaket djegin pyllin

Matane fytit

Poshte zemres

Neper bark

rreshqet per poshte

E midis carjesh

kullon gjaku

I zjarrveneses.

 

Mbathja me te katra dhelperush

Zjarri percellon cdo pellush

Pa meshire!

 

Ora shenon fiks 10.03

Nen ojnat e saj vervitem

Per Atje

 

Tek  zhubravitem neper thartine e carcafit

Me kutijeza plot kokrriza

nen patronazhin e dollapit

sunduar prej llakut

fle!

 

Hyra ne tavane t’qiellta

Qiellza ime squllet neper qindra gropa t’pellgeta

Neper endrra zhytem

Kokebosh.

 

Zonjat e fytyrave te cjerra nga kthetrat

Zhdukin trupat e fyteve te prere

Nga endrrat me ngjyra

Ku trupi  i mavijosur

Pickohet nga zgjyra

 

Neper rrecka fundesh basme mpikset gjaku

Neper endrra t’bardha zhytet skalpi im

Cdo figure nxin

 

Sulltani  im

Qe befas shfaqet neper kete rrugetim te shpejte

Prej gjumi t’lehte.

Mbulon me flokt e tij

Zgavren prej nga ku frymen ia thith nates

Cdo dihatje bardhe e zi.

 

 

Minare moj minare

Merr drit’n e syve t’mij

E drejtoja Atij!

 

Nen petalet e shume sythave nen diell

Kercelli I bimezes se genjeshtert

Lulezon mbi shtrat

Zhveshur

Ngulur ne nje enderr

Heshtur

Pret te zgjohet.

 

Klithmat thajne fytin e frikesuar

Boshatisin ajrin e grykes se germuar

Nga brerjet e ndergjegjes.

E shurdhet

Piskama

E heshtjes.

 

Nofullat e skermitjeve kercenake

Shkepusin prej cdo makthi

Zhurmen e minutave

numeruar si germa

shqiptuar se prapthi.

Zhduket koha neper

Kercellitje dhembesh.

 

Pluhur kockash neper mjeker

Mbillet gjuha neper kafe

Dita nis

E une

Sikur s’kam fjetur

Kurre!

 

 

 

18 Comments

  1. kjo me pelqeu nga te gjitha me shume….shum mire qe eshte vene edhe e para sepse -ok per mua po besoj se kujtdo qe e ka lexuar i ka pelqyer po aq fort sa edhe mua….

    habitem pse se kane komentuar

    mileti-suluni leni ndonje koment se ja vlene vertete….

  2. Linda, fantastike fare je! Kjo me pelqen dhe mua me shume nga te gjitha! Dje vendosa ta botoj ketu, pasi dje iu tha edhe pika e fundit e lengut personal! Dje, me ne fund u shkeput nga une dhe u be poeme per te gjithe! Te falenderoj shume, me kenaqe

  3. Tamom Linda, nga gjithe mrekullite qe lexova ktu, kjo ishte “the best”. Qe sot e tutje do ta shof me sy tjeter nji komshiun tim te cmendur qe reciton kshu vargje pa lidhje…sepse quhet “poezi” dhe Lindes (qe duket se ja ka idene poezise), i pelqen shume.

  4. hej, fillova ta lexoja dhe më pëlqeu, por sikur ta kishe shkruar në formë poeme konvencionale, pra me vargje, do e kisha çuar mbase deri në fund.

  5. komplimente, je lart,por ler gje maja te lartesohet progresivisht me ty.

  6. ju lumte me pelqeu shum edhe me beri te ndejehm pak ehumbur nga keto lexime.

  7. Uau.🙂

  8. Ju lajk it?:-)

  9. Mua më lajkoi🙂

  10. eT ajm so hepi ju lajkd it!!! thnx

  11. lavaman o lavaman
    pse ma mban kokën mënjanë
    pse s’më flet, as më thua
    me ato,
    bonifikimet e tua?
    unë lexoj edhe dritëronë
    sidomos në orë të vonë
    ku s’e njeh qeni të zonë
    ku s’e njeh qeni të vetin
    ku ndrrojmë nënën për pushtetin
    për atë që del nga shala
    (ki kujdes të mos dalë fjala)
    e kemi për shalën vjershëtore
    që sheh sysh, ç’bën prej dore.
    me pushtime metafore,
    me bejtzime metalore
    me rreshtime hard core
    të figurës edhe llafit
    nga të na e dojë pilafi
    që është tjetër metaforë
    për punën e kryer (veç) me dorë
    në rregjim jo-spitalor
    shërbëtor o shërbëtor
    as vetë nuk e di se ç’them
    rëndësi ka t’bëjë efekt,
    rimë mundësisht, doja të thoja
    se ashtu nuk na del boja
    të bëjë rimë e të shastisë
    popullatën ta lektisë
    ta trondisë
    ta shushasë
    mundësisht me ndonjë llaf
    që na e mban edhe xhepi.
    Që të kthehemi tek pushteti
    që na vjen nga ekrani
    që e vringllijmë si jatagani
    ku lejohet sipërfaqësia
    ku lejohet varësia
    e kotësisë nga verniku
    që e kemi bojë ari
    aq sa ty s’ta merr kandari
    o Kandari i Lavamanit
    o rezil i vinovilit
    o pushtet i rresht – katilit
    o kallaj o kallaj
    më hahet bukë me vaj.

  12. me mire ti kishe fut nje t’masturbume
    se sa hume kohe me t’rimume🙂

  13. Po po… atë doja të të thoja unë…se ajo që the ti, është tamam ajo që doja të të thoja unë, me bejten time të gjatë.
    Po ti si të duash…

  14. Qysh u bë mjalti mullar
    O Varkar, O Varkar!
    Lër çekiçin merr një darë
    Ta marrë lumi ta marrë!
    Popullata turfullon
    (Poeti këtu lemzon*)

    Po ç’të gjeti a derëzi
    Po ç’të ngjau në shtëpi
    qysh tu mblodh në grykë fuqia
    mos ngaqë të pikonte çatia?
    Popullata gjerb kafenë
    Që bën rimë me një balenë
    (dhe Atdhenë e tredhur, alias mëmëdhenë)

    Por kur shpresën humb mileti
    çahet mali, thahet deti
    zgjidhen rrënjët nga tërmeti
    nga ekrani del Poeti!

    *(neologjizëm për kur të zë lemza, na duhej për rimë)

  15. rimë vëlla Kajo rimë….Hë më të lumtë rima jo!….S’ka rëndësi ç’thua…. Rimë të rrimë kur i thonë. Ne, dëshmoret e dhjetorit, kemi vendosur të shkruajmë edhe një hartim me rimë me titullin: “Rimë dhe Parim”

  16. hallall…sa bukur flisni ju artistet:)

  17. kjo faqe duhet cuar per perpunim ne ndonje emision humori, eshte gjynaf te humbase keshtu:)

  18. Hahaha me shkrive


Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s