Vëllezër dhe Motra!
E dini sa rehat kam qenë këto kohë që nuk e kam vrarë mëndjen hic për hallet tuaja?! Po, aq rehat kam qenë pa lajme të vjetra që flasin me të reja, saqë nuk jua përshkruaj dot . Pa lloqe Kavaje që llafosin Mexicance me titra shqip, që blien me dollarë për tu shitur me euro. Pa dëngla, mëngla, vingla, shiringa që bërtiten nëpër ekrane. Pa serialë nga e përditshmja e Vipave të politikës që gënjehen me një cikë sajdisje nga kamerat dhe mediat për kapardisje prej VIPi për tu blerë e shitur me cmim tregu! Ah, sa reahat kam qenë. Mirëpo befas më erdhët ndërmend , dhe mendova të shkruaj këtë letër duke ndarë me ju një shqetësim që më përfshiu menjëherë sapo mu rikthyet ju ndër mend! Hapa tv, gazeta, internet, telefonata, rrugët, hallet, muhabetet, pamundësirat, vështirësitë, taksiratet, pengesat, pisllëqet e cdo cast I ditës më bën të shqetësohem shumë për të ardhmen tonë. Duhet krijuar imunitet ndaj Propagandës, trushpëlarjes, Mediokritetit. Duhet t’ia nisim KATARSISIT!
Cfarë duhet për ta kuptuar këtë ?! Unë,që jam e bindur se potenciali I inteligjencës sime është krejtësisht mediokër, paskëm arritur në një konkluzion kaq të lartë?! Besomëni këtë pyetje ia drejtova vërtetë vetes time. Mirëpo megjithë adhurimin që kam për personin tim, jam e bindur se nuk jam aspak mbi inteligjentë të tjerë të këtij kombi , për të kuptuar se duhet të nisim një katarsis kolektiv. Lëvizja e katarsisit popullor. LKP ….HAHAHA si emër ACIDI!
Katarsisi, nisi qysh me Këngën Magjike 2009, nëse keni treguar pak kujdes do të ishit kënaqur e frymëzuar me purifikimin e shpirtit në atë altar të fesë së muzikës së vërtetë komerciale, jo e vjedhur dhe për elitën e lartë të niveleve më të lartësuara intelektualisht, moralisht, financiarisht e për më tepër që kjo edhe shet, të ftojnë nëpër koncerte nëpër botë, nëpër diasporë, kudo ku ka shqiptarë MBILLET kjo KULTURË..
Cfarë duhet për ta kuptuar kaq gjë xhanëm ?!
Mjafton të hedhësh sytë gjithandej dhe e kupton! Të gjithë përdhunues të Popullit që nuk di më a është popull a është dashnore ?! Kështu e do ky popull?! Epo kështu e dashka me tërë mend ky POPULL!!!
Bjerini ti biem, oburra, këtij populli pasiv që mund t’ia hipë kushdo! Se në fund të fundit Popull është, e kujt po I RRUHET?!
Ashtu është motra e vëllezër INJORANTË, TË PADITUR, TË POSHTËRUAR, PA DINJITET, PA PËRKRAHJE, PA INICIATIVË, PA ZË, PA GOJË, PA SY, PA VESHË, PA EMËR, PA MBIEMËR! PA HISTORI!
Mbushur Tirana me flamuj, me plehra, me pisllëqë, me një ndotje të tejskajshme të ambjentit, me njerëz pa din e pa iman, që ndërtojnë për ngujim në buzë të Lanës KALANË! Dhe mu mbi të reklamohen bizneset Shqiptare, Botërore, Investimet, Milionat e Miliardat e borxheve, mu mbi kalanë e Ngujimit ndërtuar pa leje e mbetur si relike buzë Lanës, përballë Universitetit Europian, në qendër , në kryeqytet, në TIRANË!
Aty, nën hijen e misterit që mbulon atë ndërtesë, reklamat e Festës së Rinisë që bëri revolucionin e Trapit dhe të Gomoneve ! Dita e rinisë dhe e majmunërisë. Cfarë lloj syu është ai që nuk I sheh këto që shoh unë?! Cfarë lloj veshësh janë ato që nuk dëgjojnë atë që dëgjoj unë?!
Cfarë lloj mendje është ajo që nuk mendon kështu si mendoj unë?!
Vëllezër dhe Motra ……HAHAHAHA Juve, Vëllezërit e mi dhe ju të tjerat Motrat e mija, pra I bie që motrat e mija të jenë edhe motrat tuaja, ashtu sikurse edhe vëllezërit. Pra ne qënkërkemi të gjithë e njëjta familje ?! HAHAHAHA Kurrën e Kurrës!
Unë jam vajzë e vetme !
Por ajo që doja të thoja si përfundim të fjalës sime , e cila buron si pasojë e një reflektimi prej disa kohëve është ………..: ………Shpresoj tju gjejë mirë letra ime,
i.gj.zh
No Comments Yet
No comments yet.
Comments RSS TrackBack Identifier URI
Leave a comment
